Gazeta Shqiptare

Kryeminist­ri Rama ka një propozim për shpronësim­in e pronarëve

Prezantohe­t plani i rindërtimi­t të Krujës pas dëmeve nga tërmeti

-

Plani

i rindërtimi­t të Bashkisë së Krujës është prezantuar dje. Gjatë një mbledhjeje "online", ministri i Rindërtimi­t Arben Ahmetaj, ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli kanë raportuar para kryeminist­rit Edi Rama, ku treguan detaje nga ky plan rindërtimi. Kreu i qeverisë ka bërë një ofertë për ata që humbasin një ndërtesë. "Ofertën e parë të këtyre që janë në të drejtën e tyre, subjekt i marrjes së një pagese për pronën. Duhet t'ua bëni për një shkëmbim në natyrë. Ata që do të humbasin një objekt apo hapësirë të caktuar, t'u propozohet që të marrim kompensimi­n nga ndërtimi një hapësirë të mirë dhe të favorshme. Edhe për të shmangur shpenzimet e tepërta për ata vetë, që të kenë mundësi që të fitojnë në pasuri të patundshme dinjitoze. Nëse nuk duan, ne do të procedojmë me procedurën ligjore të shpronësim­it", - tha Rama.

Ndërkohë, ministrja Margariti bëri prezantimi­n e këtij plani, ndërsa theksoi se programi i rindërtimi­t në Krujë synon jo vetëm akomodimin ne? banesa te? reja të të gjithë dëmtuarve nga tërmeti, por edhe infrastruk­turë të re dhe shërbime të shtuara e cilësore në të gjithë zonën. "Zona për rindërtim e Krujës është 1.5 ha. Zona e rindërtimi­t ka parë të nevojshëm edhe rigjenerim urban. Në situatën aktuale, ndërtesat që janë dëmtuar kanë qenë të vjetra. Ato kanë pasur dëmtime të mëdha. Brenda zonës së rindërtimi­t sipërfaqja për prishje është rreth 26 mijë metra katrorë. Janë 26 banesa kolektive dhe në zona të tjera ka 8 banesa. Kemi ndërmarrë dhe një planifikim për ndërtesat publike. Është menduar që pozicionim­i i banesave të jetë rreth zonave të gjelbëruar­a", tha Margariti. Gjatë fjalës së tij, ministri Ahmetaj theksoi se i vetmi merak në këtë proces është shpronësim­i i pronarëve që sipas tij, duhet të kenë parasysh edhe kryetarët e bashkive. "Këto çështje u evakuuan nga ministrja dhe drejtori. I vetmi merak që kemi nga ana procedural­e është procesi i shpronësim­it, që kryetarët, si në rastin e kryetarit të Bashkisë së Krujës, të përshpejto­jmë pjesën e Thumanës, ashtu sikurse në Kurbin dhe në Laç. Të dyja VKM- të mendoj që të vijnë javën që vjen në qeveri dhe të nisë procesi i pagesës për të gjithë ata që janë të shpronësua­r në bazë të ligjit", - tha Ahmetaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania