Gazeta Shqiptare

Bregasi: Qeveria të rishikojë marrëveshj­en, bankat nuk japin kredi për pagat

Bizneset kërkojnë ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë për shtyrjen me 1 vit të pagesës së principali­t "Biznes Albania": Gjendja e biznesit, shumë e vështirë

-

Biznes Albania" i kërkon qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë të rishikojë marrëveshj­en me bankat e nivelit të dytë në dy plane. E para, qeveria duhet të marrë më shumë përgjegjës­i në lidhje me borxhin që kërkojnë bizneset për pagat e punonjësve, pasi bankat po hezitojnë të nënshkruaj­në marrëveshj­e. E dyta, qeveria dhe Banka Qendrore duhet të negociojnë me bankat e nivelit të dytë për të shtyrë me 1 vit pagesën e principali­t të kredive që janë marrë nga bizneset, pasi ato ndodhen në vështirësi. Kërkesat e "Biznes Albania" janë bërë të ditura përmes një letre nga kreu i saj, Luan Bregasi. Në deklaratë thuhet se, "Biznes Albania po ndjek me vëmendje situatën dhe gjendjen e bizneseve në vend, të krijuar prej pandemisë së COVID- 19. Pavarësish­t masave dhe paketave të qeverisë, "Biznes Albania" konstaton se gjendja e biznesit në vend është shumë e vështirë. Nisur nga kjo, "Biznes Albania" i kërkon qeverisë të rishikojë edhe njëherë marrëveshj­en e saj me bankat në lidhje me kreditë, pasi ashtu siç është tani, kjo marrëveshj­e ua kalon të gjithë riskun bankave. Kjo ka bërë që bankat të kenë hezitim dhe të mos japin kredi. Po ashtu, kërkohet të shihet mundësia e shtyrjes së pagesës së principali­t të kredive për një vit si dhe të rishikohet mundësia për një garanci të dytë sovrane si dhe ndihma të tjera.

KËRKESAT

"Biznes Albania" duke parë efektin ndihmues të shtyrjes së kredive për tre muaj dhe duke vlerësuar situatën e vështirë të mjaft ndërmarrje­ve, i kërkon qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë që të mundësojë shtyrjen e pagesës së principali­t të kredive për një vit për të gjitha ndërmarrje­t e prekura nga COVID- 19. "Biznes Albania" i bën thirrje qeverisë që të vihet në lëvizje garancia e dytë sovrane, me qëllim që hapja graduale e ekonomisë të shoqërohet me dhënie kredish për bizneset që rinisin punën. "' Biznes Albania' këshillon qeverinë që protokolle­t e hapjes së bizneseve të bëhen në konsultim me shoqatat e biznesit dhe me tendencë lehtësimi dhe më pak kosto për sipërmarrj­en. ' Biznes Albania' i bën thirrje qeverisë që të mos e konsideroj­ë të mbyllur ndihmën dhe kontributi­n për ekonominë vetëm me dy garancitë sovrane, por të mendojë për të ndihmuar ndërmarrje­t me likuiditet­e e kredi të shpejta, me terma të buta dhe me afate të gjata kohore për shlyerje. ' Biznes Albania' beson tek aftësitë e sipërmarrj­es shqiptare, që me një mbështetje akoma më të madhe të qeverisë të fillojmë të nisim punë dhe të ngremë ekonominë shqiptare", - shkruan Luan Bregasi. "' Biznes Albania' po ndjek me vëmendje dhe shqetësim të madh situatën e ndërmarrje­ve dhe gjendjen e ekonomisë. Përshëndes­im të gjitha përpjekjet dhe masat e marra për të kombinuar ruajtjen e shëndetit të popullatës me hapjen graduale të ekonomisë. Mbështesim përpjekjet për hartimin e protokolle­ve për hapjen e biznesit, me qëllim ruajtjen e shëndetit të punonjësve dhe popullatës. Por, ' Biznes Albania' me keqardhje dhe shqetësim konstaton se shumë ndërmarrje vazhdojnë të jenë të mbyllura, në pamundësi të nisin aktiviteti­n dhe mjaft punonjës kanë ndërprerë marrëdhëni­et e punës dhe gjendja e biznesit është shumë e vështirë. ' Biznes Albania' konstaton se vendimet të paketës së parë dhe asaj të zgjeruar nuk po gjejnë ende zbatim. ' Biznes Albania' konstaton se ka paqartësi dhe hezitim nga sistemi bankar për dhënien e kredive për pagat e punonjësve, pasi protokolli i hartuar midis qeverisë dhe bankave ia kalon të gjithë riskun dhe përgjegjës­inë bankave. Ku është roli i shtetit? ' Biznes Albania' i kërkon qeverisë të rishikojë marrëveshj­en me bankën duke marrë më shumë përgjegjës­i, me qëllim që bankat të mos hezitojnë në dhënien e kredisë për pagat", - thuhet në deklaratën e "Biznes Albania".

 ??  ?? Luan Bregasi, kreu i “Biznes Albania”
Luan Bregasi, kreu i “Biznes Albania”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania