Gazeta Shqiptare

Paketa e dytë, aplikojnë 98 mijë persona, refuzohen 3 mijë kërkesa

Shpërndahe­n 3 miliardë lekë për mbi 75 mijë përfitues

-

javën e dytë të ap likimeve për të përfituar 40 mijë lekëshin nga paketa financiare e dytë e qeverisë për përballimi­n e pasojave të pandemisë COVID- 19 kanë përfituar 75.818 punonjës me një vlerë prej 3 miliardë lekësh. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve, në total janë miratuar kërkesat për 84.826, ku në proces verifikimi janë 10,167 prej tyre, ndërsa janë refuzuar 3137 punonjës të tjerë, të cilët nuk plotësojnë kriteret apo nuk kanë plotësuar siç duhet formularët. Në këtë rast, tatimpague­sit që janë refuzuar apo që nuk kanë mundur të aplikojnë mund të paraqesin formularin e ankesës pranë administra­tës tatimore në "e- filling", ku të shprehin qartë problemati­kën si dhe të vendosin ID e

NDIHMA FINANCIARE

Tatimpague­sit që janë refuzuar apo që nuk kanë mundur të aplikojnë mund të paraqesin formularin e ankesës pranë administra­tës tatimore në "e- filling", ku të shprehin qartë problemati­kën si dhe të vendosin ID e punonjësve, të cilët pretendojn­ë se nuk janë përfshirë në kërkesën për ndihmë financiare, të paraplotës­uar me të dhënat e individëve potenciali­sht përfitues.

punonjësve, të cilët pretendojn­ë se nuk janë përfshirë në kërkesën për ndihmë financiare, të paraplotës­uar me të dhënat e individëve potenciali­sht përfitues. Deri tani, për paketën e dytë financiare kanë aplikuar rreth 98 mijë persona, sipas të dhënave të përditësua­ra të tatimeve. Nga këto aplikime janë refuzuar rreth 3,100 persona ose 3%. Norma e refuzimeve është shumë më e ulët në raport me paketën e parë, ku pothuajse gjysma e atyre që aplikuan nuk përfituan. Sipas të dhënave nga Tatimet, 87% e aplikimeve, ose

rreth 84 mijë persona kanë marrë një përgjigje pozitive për aplikimin e tyre dhe për 75 mijë është bërë pagesa. Në total, deri tani janë lëvruar rreth 3 miliardë lekë nga 7 miliardë lekë që është shuma totale e parashikua­r në bazë të aktit normative të qeverisë për paketën e dytë financiare. Përfituesi­t më të mëdhenj janë nga masa 3, ku është miratuar aplikimi për 55 mijë individë, ose 65% e totalit, që u përket bizneseve të vogla. Kjo masë përfshin të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas urdhrit/ ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 lekë. Më pas renditet masa 2, me 30% të përfituesv­e. Masa 2 përfshin "Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ urdhrave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 lekë. Data e dorëzimit të formularit ' E- sig' 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 prill 2020". Sipas të njëjtave të dhëna mësohet se nga masa e parë kanë përfituar 35% e aplikantëv­e. Kjo masë përfshin "Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ urdhrave të MSHMS përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 ( dyzetmijë) lekë". Më pak përfitues ka nga masa 4, që janë "Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturav­e akomoduese, të cilët figurojnë në listëpages­at e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 ( dyzetmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitete­sh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktiviteti­n e strukturës akomoduese". Nga kjo masë kanë përfituar rreth 1,500 punonjës, kur numri i përfituesv­e ishte parashikua­r të arrinte në rreth 10 mijë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania