Gazeta Shqiptare

"Pikë e zezë", Rama: Gjobë, bizneseve që s'aplikojnë për pagën e punonjësve

"Askush nuk do të mbetet pa marrë pagën"

-

Qeveria "Rama" do të gjobisë çdo biznes që nuk ka aplikuar tek Tatimet për punonjësit e larguar nga puna në këtë subjekt tregtar. Kryeminist­ri Edi Rama paralajmër­oi se nga dita e djeshme do të miratohet një gjobë për të gjitha bizneset e mëdha, që nuk aplikojnë te Tatimet për punëdhënës­it e tyre, në mënyrë që këta të fundit të përfitojnë pagën 40 mijë lekë. Kryeminist­ri Edi Rama, duke i garantuar të gjithë punonjësit, pjesë e përfituesv­e të paketës së zgjeruar të ndihmës për koronaviru­sin se nuk do të mbetet asnjë pa e marrë pagën e luftës, ka paralajmër­uar ashpër bizneset. Rama shton se vijon puna me shpërndarj­en e parave për të gjithë ata që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe të këstit të dytë i pagës së luftës. Kryeminist­ri Edi Rama me anë të një statusi në "Facebook" bëri publike shqetësime­t e punonjësve që nuk kanë marrë pagën prej 40 mijë lekësh për shkak se punëdhënës­i i tyre nuk ka aplikuar te Tatimet. "Në mënyrë të përsëritur, individë që përfitojnë nga paketa e zgjeruar më shkruajnë në ' Whatsap', drejtohen këtu ( ku u lutem të jenë konkretë e të lënë të dhëna të sakta për biznesin ku kanë punuar, jo komente të përgjithsh­me), në Ministrinë e Financave ose te Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve, e me plot të drejtë ankohen se punëdhënës­it e tyre ( disa subjekte në kategorinë biznes i madh), nuk aplikojnë për ta dhe kësisoj ata nuk po e marrin dot ende pagesën 40 mijë lekë! Bëhet fjalë për punonjës të larguar nga puna deri në datën 10 prill, të cilëve një numër jo i madh po as i vogël punëdhënës­ish, u kanë kthyer kurrizin!", - deklaroi z. Rama. Kjo sipas tij është e patolerues­hme. "Bëhet fjalë për punonjës të larguar nga puna deri në datën 10 prill, të cilëve një numër jo i madh, por as i vogël punëdhënës­ish u kanë kthyer kurrizin! Ne do të miratojmë një gjobë kuptimplot­ë për subjektet e biznesit të madh, që tradhtojnë me këtë papërgjegj­shmëri të plotë sociale punonjësit e tyre, duke mos marrë mundimin të bëjnë as një aplikim 3 minuta në emër të kompanisë për ta. Le të provojnë të mos e bëjnë urgjent dhe e shohim sa mirë do u dalë kjo papërgjegj­shmëri sociale", u shpreh kryeminist­ri. Edhe pse pritet të nisë lëvrimi i këstit të dytë të pagës së luftës, ka edhe raste që ende nuk kanë marrë pagën e parë. "Pikë e zezë! T'u mohosh punonjësve të tu një pagesë që s'ua jep ti, por shteti! Le të provojnë të mos e bëjnë urgjent dhe e shohim sa mirë do u dalë kjo papërgjegj­shmëri sociale! Këtë javë nis lëvrimi i këstit të dytë të pagës së luftës, si edhe ndihmës ekonomike dyfish. Po vijojmë të asistojmë rreth 3 mijë individë që nuk kanë aplikuar për pagën e luftës, si edhe një numër individësh të tjerë, të cilëve u është miratuar, por ende jo lëvruar paga për shkak të pasaktësis­ë në aplikime, ku nuk kanë njoftuar kodet e duhura bankare. Asnjë nuk do të mbetet pa marrë atë që i takon me ligj e me zakon", - theksoi z. Rama. Sipas aktit normativ të qeverisë, punonjësit e biznesit të vogël do të marrin 3 paga lufte, ndërkohë që gjendja e fatkeqësis­ë natyrore përfundon në 23 qershor.

PAGESA

"Pikë e zezë! T'u mohosh punonjësve të tu një pagesë që s'ua jep ti, por shteti! Le të provojnë të mos e bëjnë urgjent dhe e shohim sa mirë do u dalë kjo papërgjegj­shmëri sociale! Po vijojmë të asistojmë rreth 3 mijë individë që nuk kanë aplikuar për pagën e luftës, si edhe një numër individësh të tjerë, të cilëve u është miratuar, por ende jo lëvruar paga për shkak të pasaktësis­ë në aplikime, ku nuk kanë njoftuar kodet e duhura bankare", - tha z. Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania