Gazeta Shqiptare

PD nxjerr shifrat: 12 mld euro kosto e keqqeveris­jes së Ramës në 7 vjet

Basha me sekretaria­tin e PD: Kjo është koha që ne të jemi në terren, aty ku është vuajtja "1500 persona humbasin punën çdo ditë, qeveria u jep lugën bosh"

- Valentina Madani

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha zhvilloi dje një takim me disa përfaqësue­s të Partisë Demokratik­e për menaxhimin e situatës së COVID- it nga qeveria dhe aksionin opozitar që pritet të rinisë pas lehtësimit të masave nga pandemia. Bëhet fjalë për një takim rutinë pune, por të zhvendosur online për shkak të kushteve që dikton pandemia e COVID- 19. Mësohet se në takim me kryetarin Basha morën pjesë sekretari i përgjithsh­ëm, Gazment Bardhi, nënkryetar­ët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, si dhe sekretarët Sahit Dollapi, Çlirim Gjata, Ervin Minarolli, Ivi Kaso. "Kjo është koha ku ne të jemi në terren, aty ku është vuajtja", - mësohet të jetë shprehur z. Basha para strukturav­e të Partisë Demokratik­e.

AKUZA

Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratik­e, Dorian Teliti publikoi dje shifrat përmes një postimi sipas të cilave 12 mld euro kosto e keqqeveris­jes së Ramës në 7 vjet ndërsa prej dy muajsh dalin nga puna 1500 persona çdo ditë. Përfaqësue­si i PD për çështjet ekonomike, akuzoi qeverinë se nuk po bën asgjë për popullin, por po ofron vetëm propagandë. Sipas tij, çdo ditë po humbasin vendin e punës 1.500 qytetarë. Ai akuzoi mazhorancë­n qeverisëse se vetëm po tallet me hallet e tyre. "Biznesi dhe ekonomia po falimenton. Shteti duhet ofrojë mbështetje urgjente pasi cdo ditë të paktën 1500 persona humbasin punën e qindra mijëra familje janë në kufijtë e mbijetesës. Qytetarët kërkojnë mbështetje, përmes parave që po ata mbushin arkën e shtetit përmes taksave që paguajnë çdo muaj. Shqiptarët i kërkojnë qeverisë t'i kthejë detyrimin që ka ndaj tyre në këto kohë të vështira, ku me urdhër të qeverisë ata po humbasin çdo gjë. Shteti vijon e tallet ndërsa ju jep lugën bosh dhe ekranet plot me propagandë ku u thuhet se u është dhënë gjithçka ka shteti dhe

ENNO BOZDO

"Pavarësish­t se kemi një garanci sovrane, praktikish­t kemi një procedurë të re dhe gjithë problemi i biznesit është se sot e ka të pamundur të marrë garancinë sovrane, që është e vetmja që i ndihmon. Shifrat tregojnë se nga garancia sovrane, disbursime­t janë zero. Mund të kenë përfituar jo më shumë se një ose dy kompani. Shqipëria hyn në rekordin më negativ në javën e 6- të me zero para të dhëna për biznesin", - tha anëtari i kryesisë së PD për ‘ News 24’.

se aq kishte. Kjo përgjigje do pranohej vetëm në një rast, vetëm nëse do kishim një qeveri që ka punuar në të mirë të vendit dhe nuk ka shkaktuar dëme në kurriz të tij. Por jo, kjo qeveri nuk mund të japë këtë përgjigje. A e dini sa na kanë kushtuar këto 7 vjet keq- qeverisje? 1. Borxhi publik u rrit me 2.3 miliardë euro. 2. U morën nga xhepat e taksapague­sve shqiptare 2.1 miliardë euro më shumë vetëm si pasoje e rritjes së taksave dhe tatimeve. 3. U firmosën dhe po paguhen në kurrizin tonë 1.9 miliarde euro PPP për një grusht miqsh. 4. U shpërdorua­n, u keqadminis­truan dhe u vodhën 6 miliardë euro sipas KLSH- së. Dilni tani dhe thuajini shqiptarëv­e s'kemi lekë. Dilni dhe flisni për lodhjen që po përjetoni. Dilni dhe me buzëqeshje, shpeshherë ironike, talluni me njerëzit që qajnë e kërkojnë ndihmë", - deklaroi përfaqësue­si i PD- së. Për demokratët, nëse vijohet në këtë situatë, atëherë varfëria do të përhapet me shpejtësi dhe shpresa do të vritet. "Sot ekonomia, biznesi dhe njerëzit në nevojë e kanë me shumë se jetike ndihmën dhe të ndjejnë që shteti është në krahun e tyre. Çdo ditë e humbur janë biznese më shumë drejt falimentit, varfëri që përhapet me shpejtësi, shpresë që shuhet. Eshtë koha për veprim e jo për propagandë, ajo nuk ngop stomakun e uritur të shqiptarëv­e", - shprehet z. Teliti.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania