Gazeta Shqiptare

Meta: Në Shqipëri perandori bind juristët, këta nga “kryemëkata­rë” bëhen ' papë'

Dvorani: KLGJ s'ka kompetenca. Kërkesa e Metës, e pabazuar në ligj

- Valentina Madani

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpërndau dje analizën e ish- gjyqtarit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, Prof. Ledi Bianku nën titullin: "Dy histori me dy reforma drejtësie". Presidenti e cilëson brilante analizën, ndërsa shton se Shqipëria është vendi ku perandori bind juristët për reformat dhe këta të fundit nga ' krye- mëkatarë' bëhen ' papë'. Në statusin e tij, Meta citon thënien e profesorit të njohur, i cili ka shërbyer për dy mandate në Gjykatën e Strasburgu­t. "' Shqipëria: reformat ku perandori bind juristët, dhe këta duke qenë ' krye- mëkatarë' bëhen ' papë', nuk frymëzojnë për mirë'. Një analizë brilante e ishgjyqtar­it të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, Prof. Ledi Bianku",- shkruan z. Meta.

MANDATI

KLGJ sot në orën 12: 00 do të mblidhet online për të shqyrtuar mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit si

DEKLARATA

Z. Meta citon thënien e profesorit të njohur, i cili ka shërbyer për dy mandate në Gjykatën e Strasburgu­t. "' Shqipëria: reformat ku perandori bind juristët dhe këta duke qenë ' kryemëkata­rë' bëhen ' papë', nuk frymëzojnë për mirë'. Një analizë brilante e ish- gjyqtarit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, prof. Ledi Bianku", shkruan z. Meta.

anëtar i Gjykatës së Lartë. Shkas u bë një letër e Presidenti­t Meta drejtuar këtij institucio­ni dhe KLGJ- së për t'i vendosur në dijeni se Dvorani s'mund të jetë më anëtar i GJL as kreu i KED pasi i ka mbaruar mandati

prej 2014 dhe tashmë vakancat minimale në GJL janë plotësuar. Më tej Dvoranit iu pranua kërkesa për shtyrje të afatit të paraqitjes së argumentev­e, të cilat do t'i japë me të gjitha gjasat sot apo para përfundimi­t të afatit.

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani ka dorëzuar argumentet në KLGJ në lidhje me mandatin e tij. Dvorani i ka dërguar letër KLGJ- së, ndërsa është zbardhur edhe ajo që ka shkruar ai. Dvorani në

këtë letër i është përgjigjur edhe presidenti­t të Republikës Ilir Meta. Dvorani shprehet se Meta si presi

dent duhet të jetë më i përmbajtur, duke shtuar se nuk mund të godasë institucio­net e pavarura. "Presidenti duhet të jetë më i përmbajtur. Meta nuk mund të godasë institucio­net e pavarura. Presidenti Meta nuk ka kompetencë. KLGJ emëron gjyqtar dhe jo të zëvendësoj­ë mandate. Do të qëndroj në detyrë derisa të vijë pasardhësi", - tha z. Dvorani. Sipas tij KLGJ nuk ka kompetencë për ta shqyrtuar. Ardian Dvorani ka theksuar se emërimet në Gjykatën e Lartë nuk janë si në Gjykatën Kushtetues­e. Në prill, presidenti Meta përmes një letre presidenti njoftoi Këshillin e Lartë Gjyqësor se Ardian Dvorani ka humbur çdo lloj të drejte apo justifikim­i për të vijuar funksionin edhe si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përgjatë pjesës së mbetur të vitit 2020. Kreu i shtetit i kërkoi Dvoranit të dorëzojë detyrën dhe në vijim e sipër, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të duhet të vijojë të funksionoj­ë rregullish­t nën drejtimin e zëvendëskr­yetarit.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta dhe Ardian Dvorani
Presidenti Ilir Meta dhe Ardian Dvorani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania