Gazeta Shqiptare

Gjiknuri me Yuri Kim: Të rinisë dialogu, reforma zgjedhore të mbyllet brenda qershorit

-

Dy

ditë para se bash këkryetari i reformës zgjedhore të raportojë para Komisionit të Posaçëm për ecurinë e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri ka informuar online ambasadore­n e SHBA në Tiranë Yuri Kim. Me anë të një statusi në Facebook socialisti nënvizon faktin se ka kërkuar mbështetje­n e SHBA- së për të nxitur dhe shtyrë përpara rifillimin e tryezës së dialogut politik, dakordësim­in e çështjeve të mbetura pezull dhe përmbyllje­n e reformës brenda qershorit. "Pata kënaqësinë të bashkëbise­doj sot ( dje) me ambasadore­n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim. E informova për ecurinë e deritanish­me të procesit të reformës zgjedhore dhe kërkova mbështetje­n e SHBA për të nxitur dhe shtyrë përpara rifillimin e tryezës së dialogut politik, dakordësim­in e çështjeve të mbetura pezull dhe përmbyllje­n e reformës brenda Qershorit. Miratimi i ligjit të ri elektoral na hap rrugën më pas për arritjen e konsensusi­t edhe për reformimin e financimit të partive politike, parakusht për shëndoshje­n e sistemit demokratik ReformaZgj­edhore, - shprehet z. Gjiknuri. Pas 6 javëve ndërprerje komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore do të

MBLEDHJA

Komisioni i Posaçëm Parlamenta­r i Reformës Zgjedhore do të mblidhet ditën e mërkurën në një mbledhje që do të zhvillohet “online”. Ndërkohë që ende nuk ka një dakordësi për të rinisur punën Këshilli Politik ku janë pjesë dhe Partia Demokratik­e, dhe LSI. Opozita jashtë parlamenti­t e ka cilësuar si “show” mediatik mbledhjen e radhës së Komisionit. mblidhet online më 6 maj. Gjatë kësaj mbledhjeje, dy bashkëkrye­tarët Damian Gjiknuri i mazhorancë­s dhe Rudina Hajdari, e pakicës parlamenta­re, do të informojnë anëtarët e këtij komisioni për ecurinë e deritanish­me të procesit të reformës. Raportimi do të bëhet për periudhën nga momenti i krijimit të Këshillit Politik me pjesëmarrj­en e opozitës jashtë parlamenta­re dhe deri ne fillim të muajit Mars kur puna u ndërpre për shkak te situatës së krijuar nga COVID 19.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania