Gazeta Shqiptare

Vrasjet në Durrës u porositën nga 1 grup kriminal, po kërkojnë 5 mln euro të zhdukura në Rinas

Zbardhet e kaluara e errët e "Mirit të Kolës", i hetuar për drogë, vjedhje e plagosje Vëllezërit Haxhia të lidhur me grabitjen, strehuan një autor. Altin Ndoci shkoi në varrimin e tyre me emër tjetër

-

Kanë marrë një kthesë të fortë hetimet për vrasjet seriale në Durrës, që sipas hetuesve kanë si shkak 5 milionë eurot e grabitura në Rinas nga barku i avionit Tiranë- Vjenë, më 9 prillin e vitit 2019. Nga hetimet e zhvilluara deri tani dhe informacio­ni i siguruar nga një prej bashkëpunë­torëve të policisë i arrestuar, katër vrasjet në Durrës janë porositur nga i njëjti grup kriminal, i cili është duke kërkuar "pjesën" nga paratë e zhdukura të grabitjes në Rinas ku mbeti i vrarë Admir Murataj. I penduari i policisë ka hedhur dritë mbi vrasjet e ndodhura, fillimisht të 2 marsit dhe të 27 prillit të këtij viti ku mbetën të vrarë me 56 plumba dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia me origjinë nga Puka dhe banues në Durrës. Sipas burimeve nga grupi hetimor, vëllezërit Haxhia kanë strehuar dhe ndihmuar një prej personave pjesëmarrë­s në grabitjen e 20 thasëve me para në Rinas. Grupi kriminal fillimisht ka porositur vrasjen e Dorian Shkozës më 2 mars, pasi edhe ai ka pasur dijeni. Mësohet se edhe vëllezërit Haxhia ishin në dijeni për paratë sipas grupit hetimor. "Paratë e Rinasit diku janë investuar dhe po kërkohen". Kështu është shprehur mes të tjerave për grupin hetimor i penduari i policisë. Ai ka treguar se grupi kriminal ka qenë pjesëmarrë­s edhe në katër ngjarje të tjera kriminale brenda vendit, jo vetëm në qytetin e Durrësit. Anxhelo Avdia, 28vjeçari që u vra me Dorian Shkozën në Nishtulla më 2 mars nuk ishte në shënjestër. Avdia u ndodh rastësisht në vendin e ngjarjes. Porosia ka qenë për pronarin e servisit të makinave, Dorian Shkoza". Klevis Alla 22 vjeç dhe Altin Ndoci 35 vjeç janë arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia në 27 prill. Sipas burimeve policore, Altin Ndoci ka qenë në varrim të dy vëllezërve si i njohur e mik i tyre. Për të treta ka qenë sërish dhe ka ngushëllua­r prindërit duke hedhur 50 mijë lekë në kafe. Prindërit e kanë pyetur për emrin me qëllim që të dinin kush i ngushëlloi, por Altin Ndoci ka dhënë një emër tjetër. Kjo ka qenë edhe një nga dyshimet e policisë që kanë çuar në arrestimin e tij veç shenjat të gishtave në automjetin Toyota gri që përdorën autorët dhe e braktisën më pas në Shkozë. Ndërkohë që hetimet vijojnë edhe për disa persona të tjerë që kanë marrë pjesë në ekzekutime, por kanë dijeni edhe për porositësi­t që për hetuesit janë një grup i fuqishëm kriminal. Për hetuesit e Durrësit shkak i ekzekutime­ve janë paratë e grabitura në Rinas që kanë sjellë disa ngjarje kriminale, por nuk përjashtoh­en as konfliktet për pazaret e prishura të drogës në Shqipëri dhe jashtë vendit.

KUSH ËSHTË "MIRI I KOLËS"

Besmir Haxhia, një prej vëllezërve të ekzekutuar me breshëri automatiku më 26 prill te tregu i makinave në Shënavlash të në Durrësit rezulton të jetë person me precedentë penalë dhe i dënuar jashtë vendit ku edhe ka mbajtur identitete të tjera Referuar burimeve nga policia, mësohet se për Besmir Haxhinë, i cili njihet edhe me pseudonimi­n "Miri i Kolës" janë çelur procedime që në vitin 2015. Ka pasur dyshime se ai merrej me trafik dhe shpërndarj­e të lëndëve narkotike, jo vetëm në Durrës, por edhe në Kosovë. Po ashtu ai është proceduar penalisht 2 herë për dhunë në familje, pasi është kallëzuar nga bashkëjetu­eset e tij. Në vitin 2017 ai rezulton të ketë qenë në Francë ku po ashtu u ka kryer një vepër penale. Ai është arrestuar në Francë për vjedhje dhe pasi ka kryer dënimin prej 3 muajsh është deportuar në vendin tonë. Ka dyshime se Besmir Haxhia ka qenë edhe në Greqi ku ka përdorur identiteti­n Pëllumb Rusi. Atje ai është dënuar me 9 vite burg për veprën penale të plagosjes. Grupi hetimor i ngritur nga policia për të hetuar këtë ngjarje është në pritje të të dhënave nga autoritete­t greke për dosjen që Besmir Haxhia alias Pëllumb Rusi ka pasur në Greqi, si edhe kontaktet që ka pasur në vendin ku ka kryer dënimin.

BASHKËPUNË­TORI I DREJTËSISË

Ai ka treguar se grupi kriminal ka qenë pjesëmarrë­s edhe në katër ngjarje të tjera kriminale brenda vendit, jo vetëm në qytetin e Durrësit. Anxhelo Avdia, 28- vjeçari që u vra me Dorian Shkozën në Nishtulla në 2 mars, nuk ishte shënjestër e atentatorë­ve. Ai u ndodh rastësisht në vendin e ngjarjes. Porosia ka qenë për pronarin e servisit të makinave Dorian Shkoza

HETIMET PËR VRASJEN E DYFISHTË

Hetimet për vrasjen e 27 prillit në Durrës kanë marrën një kthesë të madhe për shkak se implikojnë vëllezërit Haxhia në grabitjen e Rinasit. Mësohet se Besmir dhe Viktor Haxhia kanë strehuar një nga autorët e grabitjes së Rinasit më 9 prill të 2019, ku u vodhën 4.6 milionë euro, të cilat do të shkonin nga Tirana në Vjenë. Mësohet se vëllezërit Haxhia kanë pasur dijeni për paratë e grabitura nga Admir Murataj, që nuk arriti të dalë gjallë nga ajo ditë apo Çalat e Elbasanit.

DËNIMI I BESMIR HAXHISË

Në vitin 2017 ai rezulton të ketë qenë në Francë ku po ashtu u ka kryer një vepër penale. Ai është arrestuar në Francë për vjedhje dhe pasi ka kryer dënimin prej 3 muajsh, është deportuar në vendin tonë. Ka dyshime se Besmir Haxhia ka qenë edhe në Greqi ku ka përdorur identiteti­n Pëllumb Rusi. Atje ai është dënuar me 9 vite burg për veprën penale të plagosjes. Grupi hetimor i ngritur nga policia për të hetuar këtë ngjarje është në pritje të të dhënave nga autoritete­t greke për dosjen që Besmir Haxhia alias Pëllumb Rusi ka pasur në Greqi, si edhe kontaktet që ka pasur në vendin ku ka kryer dënimin.

 ??  ?? Grabitja në Rinas
Grabitja në Rinas
 ??  ?? Vëllezërit Haxhia
Vëllezërit Haxhia
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania