Gazeta Shqiptare

Çifti Hyka që përballet me COVID- 19 në “La Spezia” të Italisë rrëfen historinë e dashurisë

Fatmir Hyka: Tentuan të na helmonim, në ushqim kishte gjilpëra me helm "Ishim ndër shqiptarët e parë që hymë në ambasada"

-

Në studion e emisionit me "Zemër të Hapur" në “News 24” një histori sa e dhimbshme aq edhe e bukur u tregua për publikun. Një çift nga Tirana Fatmir dhe Valbona Hyka, të cilët në një rrugëtim shumë të vështirë arritën t'ia dalin mbanë dhe sot të jenë të lumtur. Jeta e tyre ka qenë një kalvar i gjatë sakrificas­h, rrezikshmë­rie, nga ku si të parët të rinj luftuan për ta jetuar jetën të lirë e të lumtur me njëri- tjetrin. Fatmiri një djalosh trim e guximtar, theu rregullat e viteve 1989, nga ku së bashku me vajzën që dashuronte do të gjendeshin në oborrin e ambasadës italiane në Tiranë.

Po çfarë ndodhi atë ditë dhe si u cituan nga shteti shqiptar çifti Hyka? Prej 30 vitesh në shtetin e Italisë, në qytetin e La Spezia, ku të dy së bashku dalin nga banesa e tyre me veshjen e spitalit, Vale për t'u shërbyer të sëmurëve me COVID- 19 dhe Miri për t'i shoqëruar ata me ambulancën e urgjencës. Prej 31 vitesh ata jetojnë në Itali, janë prindër të një vajze. Punën në spital e përballojn­ë të dy së bashku, po ashtu po luftojnë me armikun e përbashkët COVID- 19. E bashkë me luftën me virusin, Valbona dhe Fatmiri kanë treguar edhe luftën që iu dashur të bëjnë në Shqipërinë komuniste, për të arritur pastaj në Itali, aty ku triumfoi dashura e tyre.

RRËFIMI I VALBONËS

"Unë jetoja te Ali Demi, në Tiranë, burri im, që ishte i dashuri asaj kohe, e kishte shtëpinë dy stacione më larg meje. E kam njohur një ditë kur unë po dilja nga shtëpia me mamin, dhe ky ishte me disa shokë. E pashë, më pëlqeu dhe që nga ajo ditë ai filloj të më ndiqte. Kur më ndaloi në fillim unë e gënjeva se isha e fejuar, pasi nuk kisha besim se mund ta kishte seriozisht. Por kur ditët kaluan unë pranova të njihesha me të. Ishin vitet ' 89, unë punoja dhe studioja për tekstilist­e dhe kam marrë edhe diplomë për këtë. Ndërsa bashkëshor­ti punonte në ndërtim- miniera, kamionist. Nxirrte materiale nëpër Shqipëri. Njohja jonë zgjati tre vite, kemi pasur shumë probleme. Atëherë Miri ishte ushtar në rrethin e Mirditës prej dy vitesh, u kthye përsëri te ndërmarrja ku punonte, por ai nuk kishte raport të mirë me regjimin e asaj kohe. Ishte i survejuar për agjitacion

PUNA NË SPITAL

Prej 31 vitesh ata jetojnë në Itali, janë prindër të një vajze. Punën në spital e përballojn­ë të dy së bashku, po ashtu po luftojnë me armikun e përbashkët COVID 19. E bashkë me luftën me virusin, Valbona dhe Fatmiri kanë treguar edhe luftën që iu dashur të bëjnë në Shqipërinë komuniste, për të arritur pastaj në Itali, aty ku triumfoi dashura e tyre.

e propagandë. Mirëpo në 1989 ai tentoi të arratisej nga rrethi i Kukësit, ishte koha kur ne kishim filluar të njiheshim me njëri- tjetrin. Shkuan afër kufirit, por aty i qëlluan dhe i arrestuan. Mirëpo në atë kohë ai mendoi se jeta e tij mori fund. Mirëpo kur e arrestuan erdhi lajmi që kur ishte liruar, do të dekorohej nga ushtria me medaljen më të lartë. Ai u operua dhe kur shkoi në shtëpi ishte infektuar me COVID, por e kaloi me sukses."

RRËFIMI I FATMIRIT

"Isha në arrest. Por autoritet më pohuan që do të lemë të lirë, ti do marrësh një medalje kemi gabuar ne, ke marr medalje, por kjo ishte një loje, sepse edhe ky shoku im që tentoi bashkë me mua të arratisej e kuptoi që ishte një lojë. Por unë vendosa të merrja një kamion dhe se bashku me shokun vendosëm të hynin në ambasadën italiane, të hynim brenda. Ka qenë mëngjes, rreth orës 10: 00. Unë i kërkova një shokut tim kamionin, dhe ai me pohoi që e di lajmin. Planifikov­a me këtë shokun që ta braktiste kamionin të shkonte në një bar aty afër dhe të bëja sikur po vidhja kamionin, por ai me pohoi se nuk të braktis do ta bëj edhe unë këtë. Shkuam te kamioni dhe i hoqëm xhamin e parë për të pasur më shumë liri për të manovruar. Provuam për herë të parë dhe nuk e bëmë dot, sepse ishin 4 policë. Pastaj pas dy orësh ne hymë me kamion, e çamë derën, kamioni u ndodh në mesin e oborrin të ambasadës. Por ne nuk dinim të flisnim gjuhë tjetër, ne vetëm kaq thamë "Azilo politiko". Ambasada u bllokua dhe u mobilizua. Por ambasadori na pohonte çdo ditë aty brenda që shteti shqiptar kërkonte të na largonte nga Shqipëria, sepse citoheshim si kriminelë. Por lajmet na vinin brenda. Por tentuan të na helmonin, në ushqim ishin gjilpëra me helm, madje edhe te mjetet e pastrimit ishin të bëra me helm. Ne e kuptuam këtë gjë. Pas një muaji erdhi lajmi nga Roma të bëni azil politik, por e kishim të vështirë se autoritete­t shqiptare donin që të na dorëzonin, sepse citoheshim si kriminelë. Por shokët tanë hynin nga pallati përball dhe kërkonin të njiheshin me problemet tona. Ne ju thamë atyre që të merrnin kamionët dhe gjithë shokët për të shkuar në dyert e ambasadave, u krijua një revoltë e cila tensionoi gjithë situatën. Pastaj ambasadori u tha autoritete­ve shqiptare mirë këta, po të tjerët janë edhe ata kriminelë. Pastaj erdhi përfaqësue­si i Italisë na dha lajmin se pas dy muajsh do të pajiseshim me pasaporta. Por unë isha edhe në një lidhje dashurie me Valen dhe asaj nuk i kisha thënë kurrë asgjë për gjithçka ndodhte. Kur unë isha në ambasadë, Vale vinte përditë jashtë mureve të ambasadës, një ditë prej ditësh ne të gjithë sa shokë ishim mblodhëm lekët dhe ia dhamë një polici aty që të largohej dhe Vale të hynte brenda bashkë me vëllain tim. Ai polic pranoi dhe u largua për një moment dhe Vale hyri brenda. Vale që nga ai moment nuk doli me kurrë nga ambasada. Aty qëndruam edhe tre javë bashkë. Por familja e Vales edhe e imja na mallkonin çdo ditë dhe nuk u takuam më kurrë me familjet. Ne na çuan në portin e Durrësit, dhe na hipën nëpër tragete të ndryshme. Në portin e Brindisit na ndaluan dhe na ndanë për në shtete të ndryshme. Unë dhe Vale ndenjëm tre muaj aty në Brindisi në një repart ushtarak, në fund të korrikut na transferua­n në Torino. Aty filloi kalvari i vuajtjeve tona pasi ëndrra ime ishte të ikja në Amerikë, por kur na bënë dokumentet dhe unë do nisesha për në Amerikë plasi lufta në Irak. U anulua ikja ime dhe unë i grisa dokumentet në atë kohë, por pastaj shteti nuk mbante me përgjegjës­i dhe na nxori jashtë në mes të katër rrugëve. Ne ngelëm mes rrugëve, Valen e çova tek disa murgesha, unë fjeta 3 muaj te stacioni trenit në Torino. Pastaj u sistemuam në punë dhe filluam të merrnim veten. U transferua­m në La Spezia dhe kemi këtu gati 30 vite. Vale punon në sallën e kirurgjisë, ndërsa unë me ambulancën e emergjenca­ve. Vale ka 18 vite unë, 16 vite. Ne kemi një vajzë, të cilën e kemi sjellë në jetë në vitin 1996. Ne këtu bëmë edhe dasmën dhe dasma jonë u citua si dasma e parë shqiptare në kishë. Vajza mbaroi si estetiste. Vajza nuk e flet shumë shqipen, ja kemi treguar historinë tonë dhe thotë që është shumë e bukur gati e pabesueshm­e".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania