Gazeta Shqiptare

Korçë, nipi me probleme mendore plagos me thikë tezen dhe burrin e saj

Lëndohet edhe vetë i riu, 68- vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spital Fqinjët: 20- vjeçari i kishte duart me gjak, u tronditëm

-

Një çift bashkëshor­t ësh dhe një 20- vjeçar kanë mbetur të plagosur, mëngjesin e djeshëm në fshatin Pendavinj të Korçës. Sipas burimeve zyrtare nga policia lokale, ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit të bashkëshor­tëve, të cilët janë sulmuar nga nipi i tyre, Ilia Jani, për motive të dobëta. Mësohet se Jani, i cili vuan nga probleme mendore ka goditur me mjete të forta 68- vjeçarin Arben Leka, që ka mbetur i plagosur. Gjithsesi si pasojë e përfshirje­s në këtë konflikt, të tre personat janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

NGJARJA

Sipas hetuesve të çështjes, 20- vjeçari Ilia Jani, mëngjesin e djeshëm ka shkuar te banesa e tezes së tij, Ditera Leka, duke u konfliktua­r me këtë të fundit dhe me burrin e saj, Arben Leka. Gjatë konfliktit, 20- vjeçari ka goditur me thikë bashkëshor­tin e tezes dhe më pas me mjete të forta ka qëlluar edhe tezen e tij 60- vjeçare. Burime nga policia bëjnë të ditur se nga konflikti, përveç çiftit të bashkëshor­teve, ka mbetur i plagosur edhe vetë i riu, ndërkohë mësohet se Arben Leka ndodhet në gjendje të rëndë. Nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, por mësohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor. Të plagosurit ndodhen në spitalin e qytetit juglindor ku po marrin mjekim, ndërsa burri është në gjendje të rëndë, pasi ka plagë në gjoks dhe kokë. Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të qarat e zonjës, që më pas kanë dalë dhe kanë njoftuar policinë. "Nuk e di përse ndodhi, por dëgjuam zhurmën. Ishte nipi i tyre, ne e njohim familjen e tyre. Nuk e di nëse vuan nga problemet mendore, ndoshta është bërë tani s'e i ka vdekur e ëma. Gruaja dhe bashkëshor­ti kane qenë pa asnjë problem. Ai që i kishte plagosur ishte gjak nga duart, i kishte plagosur me thikë. Ngjarja ndodhi në shtëpi, ndërsa djali i tyre nuk ishte në shtëpi. Vajzën e kanë jashtë shtetit. Më parë kanë shkuar mirë, se si ndodhi kjo kështu se di, u tronditëm,"- u shpreh një fqinje e bashkëshor­tëve të plagosur. Burime nga vendi i ngjarjes pohuan se Ilia, i cili jetonte me babanë dhe xhaxhanë, ishte një tip i mbyllur. Ata kishin probleme të mëdha ekonomike, ndërsa e ëma e 20- vjeçarit kishte vdekur. Të dy familjet e përfshira në ngjarje ishin me probleme ekonomike. Nga banorët e zonës familja Leka njihet si një familje e qetë, ndërsa djali( nipi) njihet si problemati­k. Në bashkinë e Maliqit brenda pak ditësh ky është konflikti i dytë i regjistrua­r, si pasojë e të cilave të plagosur kanë mbetur 4 persona.

 ??  ?? Vendi i ngjarjes në Kurbin
Vendi i ngjarjes në Kurbin
 ??  ?? Jaeld Çela
Jaeld Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania