Gazeta Shqiptare

Makina del nga rruga, përplas ' BMW X5' dhe efektivin e policisë në krye të detyrës

-

Një

punonjës policie ka mbetur i plagosur teksa ndodhej në krye të detyrës. Ngjarja në fjalë ka ndodhur dje rreth orës 13: 00, në rrugën interurban­e kryesore Durrës- Tiranë, në hyrje të Vorës. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka goditur një automjet te ndaluar jashtë rruge tip "BMW X5", si dhe punonjësin e Policisë Rrugore me iniciale R. Q., i cili në momentin e përplasjes po kryente verifikime­t dhe veprimet policore ndaj drejtuesit. Mësohet se polici është transportu­ar me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. "Më datë 04.05.2020, rreth orës 13: 00, në rrugën interurban­e kryesore Durrës- Tiranë, në hyrje të Vorës, automjeti i drejtuar nga shtetasi me iniciale M. B ., 20 vjeç, ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësis­ë dhe për pasojë ka goditur automjetin e ndaluar jashtë rruge tip BMW X5, si dhe punonjësin e Policisë Rrugore me iniciale R. Q., i cili në momentin e përplasjes po kryente verifikime­t dhe veprimet policore ndaj drejtuesit të automjetit tip BMW X5 në krahun e shoferit të këtij mjeti, i cili ishte konstatuar duke qarkulluar pa vendosur targat në vendin e caktuar. Punonjësi i Policisë është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve", njoftoi zyrtarisht policia. Ndërsa, bëhet me dije se të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident janë shoqëruar në ambientet e Komisariat­it të Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarj­e, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania