Gazeta Shqiptare

ATP nis procedurat për kompensimi­n e 300 pronarëve

Tokat e zëna nga ndërtimet pa leje, dorëzimi i 6 dokumentev­e në 11 maj Lista me përfituesi­t në 12 qarqe të vendit

-

Pronarët që u është zënë toka nga ndër timet pa leje duhet të dorëzojnë gjashtë dokumente pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave për të marrë kompensimi­n. Dokumentet do të pranohen nga 11 maji. Bëhet fjalë për pronarë, të cilëve me Vendim të Këshillit të Ministrave u është miratuar e drejta për kompensim si dhe shuma përkatëse. Përmes një njoftimi për mediat, Agjencia e Trajtimit të Pronave bën të ditur fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimi­n e pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralit­etet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM- së nr. 326, datë 22.04.2020. Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesv­e do të fillojë në datën 11.05.2020 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë. "ATP- ja fton të gjithë subjektet e interesuar­a të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën: Rruga ' Muhamet Gjollesha', nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumentev­e përkatëse", - thuhet në njoftim.

DOKUMENTET

Subjekti kërkues ( subjekti përfitues/ trashëgimt­ari ligjor/ përfaqësue­si me prokurë), në momentin e plotësimit të kërkesës për kompensim, duhet të paraqesë kërkesën për kompensimi­n e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicio­n nga ATP- ja dhe dëshminë e trashëgimi­së për të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimt­arëve, në përputhje me përcaktime­t e Kodit Civil. Një dokument tjetër është prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre. ( Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpron­ar apo një pjesë e tyre paraqesin kërkesë individual­e apo të përbashkët për pjesën takuese në pronën që kompensohe­t. Në rastin e kërkesave individual­e të secilit bashkëpron­ar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë, pavarësish­t se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshm­e. Pronari duhet të paraqesë vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohe­t edhe numri i llogarisë bankare ( IBAN), ku do të transferoh­et vlera financiare e përfituar dhe fotokopjen e dokumentit të identifiki­mit. Gjithashtu, përfituesi duhet të paraqesë në ATP mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 lekë. Subjektet përfituese, kërkesa e të cilave nuk është pranuar për mungesë dokumentac­ioni gjatë procedurav­e të mëparshme kanë të drejtë të riaplikojn­ë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania