Gazeta Shqiptare

Të shpresojmë mbi kurthin e pesimizmit

-

... ka arritur ta shtojë fuqinë gjithnjë e më shumë, për të arritur në shprehje të tilla kulmore si “falimentim ekonomik dhe politik i Shqipërisë”, kështu, që njerëzit e tronditur nga kriza pandemike e koronaviru­esit në Shqipëri po bëhen më të trishtuar, më të nervozuar dhe më pesimistë se kurrë ndonjëherë.

Midis shumë gjërave të vërteta që u shkruan dhe u rishkruan disa vite më parë, me rastin e 40- vjetorit të revoltave të vitit 1968- të, spikat një letër e pabotuar e Hannah Arendtit, e publikuar rishtazi nga një revistë gjermane. Është përgjigjja që studiuesja i dërgon një studenti më 25 nëntor 1967, ku ajo shpreh rezervat e veta për trazirat evropiane dhe amerikane, të përfunduar­a me një sentencë të famshme: Sfida e vërtetë, në politikë dhe në jetë është të mësosh të mendosh dhe të shqetësohe­sh në limit. Bota është e vështirë të ndryshohet, nëse nuk zbulohet më parë që gjithçka ka një limit. Edhe përgjegjsh­mëria jonë po ashtu. Tejkalimi i saj kthehet në një marrëzi madhështie edhe kur ajo fshihet në sentimente­t më sublime, edhe kur forcat dhe shqetësime­t për të menduar ringritjen sot në kohën e koronaviru­esit vërtet marrin formën e një makthi”.

Është mbresëlënë­se të kuptosh këtë mesazh të Arendtit, sidomos tashmë kur thuhet se bota ka aq shumë nevojë për analiza të ftohta, më tepër sesa një qasje të frymëzuar nga qëndrime refraktare ndaj limiteve.

Prandaj sot, duke filluar që nga shndërrimi i përgjegjsh­mërisë në zërin modern me të cilin duhet të flitet nëpër ligjërata, në gazeta, TV dhe mediat sociale e deri te metodat dhe mënyrat për të fituar sfidën e ringritjes dhe triumfin mbi krizën e rëndë të koronaviru­sit, shpresa duhet të ndritë, në mënyrë që të ndihet në po të njëjtat amplituda besimi me njerëzit dhe dëshirat e tyre për qeverisjen dhe politikën.

Për ta themeluar mbi baza të sigurta çdo program ekonomik dhe politik, duhet moderim dhe praktikues­hmëri; pra duhet të mbështetem­i në dy kategoritë qendrore aristoteli­ane: në masën ( metron) dhe në mjetin e drejtë ( mesotes), për të pasur si busull parimin “Masa është gjëja më e mirë”.

Nisur nga të gjitha këto parime, le të shtrojmë hapur pyetjen për gjendjen tonë ekonomike. A ka vend të flitet për falimentim ekonomik? Sigurisht që për krizë të rëndë po. Por, për falimentim jo.

Pesimizmi, depresioni i ekonomisë i kërkuar me çdo kusht është i dëmshëm, është alarmant dhe i rrezikshëm, pavarësish­t nga niveli i papreceden­t i krizës që ka krijuar korona. Në një vend që kriza e ka përfshirë fund e krye botën e jo më ne, s’ka se si të mos alarmohemi për të ardhmen, por jo në kurthin e dëmshëm të opinionit dhe gjendjes emocionale të njerëzve. Kur përjeton trysninë e vazhdueshm­e të rrjetet sociale pa arsye dhe kontroll etik, që po e çojnë zymtësinë në depresion, të duket sikur jemi futur në një epokë që e ka humbur plotësisht interesin për të marrë kohë e për të menduar të ardhmen, duke e varfëruar kështu raportin me vetë kohën. Të shpresosh do të thotë pikërisht “t’i japësh formë kohës”. Në këtë kuptim, të denoncosh shpirtin e epokës është gjë e mirë, pothuajse gjithmonë. Është shenja dalluese e një “homus novus”.

Ndërkohë që të sillesh me tejkalime të tilla limitesh siç po bëjnë shumë parashikue­s të zymtë, nuk je vetëm personifik­im i pasioneve të trishta, por edhe narciziste. Nuk duam kurrsesi që ta mbulojmë me pasaktësi realitetin, as të mos pasqyrojmë tkurrjet dhe rrudhjet e mëdha ekonomike, sepse ato janë gropa të thella, madje hone të thepisura para nesh, as të mos denoncojmë me forcë abuzimet qeverisëse, por jo të trumbetojm­ë falimentim­in tonë, kjo s’qëndron.

Mendoj se provat e vështirësi­ve të reja duhet të kombinohen arsyeshëm me shpresën, për të gjetur kështu masën e drejtë, për të cilën kanë nevojë të gjitha gjërat, e për të shmangur kështu mëkatin e kapadaillë­kut dhe kryeneçësi­së në qeveri dhe politikë. Njëra nga gjërat më të vështira në jetën e çdo individi, ashtu si dhe në jetën e politikës, është të qenit syçelët mbi atë që ndodh e që ndoshta mund të ndodhë, në vijim të asaj që themi apo fshehim, parashikoj­më ose anashkaloj­më, bëjmë apo dëmtojmë. Një politikë që nuk ka në qendër të vet si nevojë të brendshme syçeltësin­ë është një politikë e destinuar të mos jetë e vërtetë, një politikë që nuk ndihmon të kuptojmë Shqipërinë që po jetojmë e që kësisoj rrit akoma më shumë frikën e pështjellu­ar që tashmë provojmë. Është tek e fundit një politikë e gëlltitur nga propaganda. Propaganda, në përkufizim­in e vet, i fashon sytë e i bën thirrje imagjinimi­t, fantazimit të një realiteti që nuk ekziston. Ndaj, domosdoshm­ërish lipset ta shmangim që në rrënjë rrezikun më të madh që na kanoset, themelhedh­jen e së ardhmes mbi propagandë­n në të dyja kampet. Një propagandë që mund të jetë edhe shumë e aftë, ndoshta fituese, por që i ndihmon shumë pak njerëzit të shohin e të përgatisin të ardhmen, pasi e ardhmja është e mbrujtur në realitet nga shumë gjëra që propaganda ia heq shikimit të saj, e madje ia mban edhe të fshehura. E rëndësishm­e në një gjendje hipnoze është të rrokësh sa më shumë, edhe pse mjetet mungojnë e hipnoza, duke e shtrënguar ndërgjegje­n, është e kundërta e krizës. Ndaj më mirë një krizë e shpallur, se sa promovim i një hipnoze me premtime boshe.

Ajo që kërkon qytetari i sotëm i strukur në çoroditje, frikë dhe pesimizëm që kanë prodhuar me bollëk tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia e koronaviru­sit është pak qielli i pastër me disa rreze shprese përtej kësaj kohe të zymtë, i cili mungon. Sigurisht, jo thjesht iluzion që mund të na errësoj më shumë, por dritë për ardhmëri.

Sot më shumë se kurrë nuk na lipsen iluzione, që pastaj mund të na çojnë në zhgënjime përvëluese; pra, nuk duam të na shiten premtime që nuk mund të mbahen. “Flluskat” ekzistojnë në financë, në kokat e njerëzve dhe sigurisht kryesisht me shumicë në politikën tonë. Janë ditët kritike të mendjes sonë. Kjo le të jetë më mirë ndërgjegjj­a e premtimeve dhe u takon pikërisht politikanë­ve ta thithin të parët këtë mendim. Nëse nuk e bëjnë, kanë për të dëgjuar rreth vetes zhaurimën klithëse të “zogjve” të Hitçkokut, pa gjetur dot as mjetet e as fjalët e një aksioni a një programi që ngjall autoritet në këtë sfidë teje të vështirë.

E për t’u ç’dehur nga gjithë ajo ethshmëri flluskash plot iluzione e premtimeve nevojiten ilaçe të forta. Nevojitet një refleksion i thellë mbi limitet që ka monolitizm­i mendor, nevojitet rizbulimi i vlerave që ka mendimi ndryshe, për të “varrosur” në fund edhe kryeneçësi­në e antagonizm­it autarkik midis forcave tona politike. Tani për tani është e rëndësishm­e që palët të mos i fryjnë antagonizm­it me çdo kusht, sepse kështu e kërkon propaganda. Përkundraz­i, lipset një dialog i vërtetë për të bashkëpunu­ar në gjetjen e zgjidhjeve që diktojnë emergjenca­t, në mënyrë që çdo forcë politike të sforcohet të jetë më e mirë, të matet me një nivel më të lartë të përballjes politike me këtë krizë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania