Gazeta Shqiptare

Halili: Titullin kampion dua ta festoj me tifozët

Presidenti i Tiranës rrëfen se po punohet për festën e 100- vjetorit dhe se shpreson te licencimi "Emanuel Egbo, njeriu i duhur për stolin bardheblu"

-

Tirana po bëhet gati t'i japë fund thatësirës 11- vjeçare dhe të rikthejë titullin në shtëpi për herë të 25- të. Ndonëse çdo gjë është e ndalur për shkak të pandemisë së koronaviru­sit, në klubin bardheblu po bëjnë gati me detaje çdo gjë. 9 pikët e epërsisë ndaj vendit të dytë janë një qetësi e madhe për presidenti­n Halili, që për "Supersport" tregon se ka dëshirë që këtë titull ta festojë me tifozët.

Si po e përballoni një periudhë të tillë jonormale dhe me mungesën e futbollit, sport në të cilin jeni pjesë prej vitesh?

Ka qenë një periudhë shumë e vështirë izolimi dhe është e vështirë edhe pa futboll, pasi ky sport sikur i largon pak ato vështirësi­të që përjetojnë njerëzit të mbyllur. Do të ishte mirë që stërvitjet të rinisnin, duke guxuar pak, por duke bërë edhe kujdes. Bëhet fjalë për fushë me hapësirë të madhe dhe nuk do të ishte problem për stërvitje në distancë.

FSHF- ja ka garantuar se nëse nuk rifillon kampionati, titulli do t'i shkojë Tiranës…

Më e mira është që ne të rikthehemi në fushë dhe ta fitojmë aty titullin kampion. Do të doja të festonim me tifozët, pasi nuk fitojmë prej shumë vitesh një titull kampion.

Do t'ju vinte keq të festonit pa praninë e tifozëve?

Tifozët e Tiranës gjejnë gjithmonë mënyrën e duhur për të festuar dhe jam i bindur që do të festojmë me praninë e tifozëve, por se si, mbetet për t'u përcaktuar më vonë.

Si po ecën procesi i licencimit në UEFA? Sa e sigurt është Tirana që do të marrë licencën?

Kur flasim për licencimin, duhet të kemi parasysh që është një proces për të cilin punohet prej muajsh në bazë të kritereve të vendosura nga UEFA dhe FSHF- ja. Unë besoj se i kemi plotësuar të gjithë kriteret, pasi kemi paguar një shumë të konsiderue­shme detyrimesh dhe kemi arritur edhe një marrëveshj­e me Tatimet. Dokumentac­ioni tashmë është në federatë dhe është i plotë e i rregullt, ndaj jam i sigurt që do të licencohem­i.

Cila ka qenë ndeshja e Tiranës, që ju ka bindur se jeni për titullin kampion?

Të them të drejtën i shikoj herë pas here ndeshjet e Tiranës, falë edhe transmetim­it e ritransmet­imit nga ana juaj si "Supersport" dhe kam arritur në konkluzion­in që nuk jemi rastësisht në krye të renditjes. Kemi pasur edhe fat në ndeshje të caktuara, por kemi edhe elemente me shumë cilësi në grup, të cilët i falënderoj për kontributi­n që kanë dhënë në fushën e lojës. Megjithatë, nëse do të veçoja një ndeshje, është ajo ndaj Partizanit në derbi.

Cilët lojtarë do t'i bënit dhuratë Tiranës, nëse fiton titullin kampion?

Ne jemi të hapur për të bashkëpunu­ar qoftë edhe vetëm për Champions Leaguen me lojtarë të ndryshëm, përfshi edhe emra që janë pjesë e Kombëtares shqiptare aktualisht. Të gjithë e kanë portën të hapur për të kontribuua­r te Tirana dhe ne jemi gati të bashkëpuno­jmë me ta.

Si është situata me pagat te Tirana?

Kam bërë një takim me futbollist­ët para 4 ditësh dhe duke u nisur nga pozicioni që jemi aktualisht në renditje, por edhe kontributi që kanë dhënë për klubin, kemi vendosur të mos u reduktojmë asnjë cent nga pagat mujore.

Egbo ka bërë një punë mjaft të mirë, a keni nisur bisedimet me të për të rinovuar kontratën?

Ai erdhi vetëm për një ndeshje, por të gjithë bashkë, nga unë deri te lojtarët e ndihmuam dhe vendosi të qëndrojë deri në fund të sezonit. Ka bërë një punë shumë të mirë, por e kemi vendosur që kur të përfundojë sezoni, të ulemi dhe të bisedojmë. Fillimisht do të flasim me të dhe më pas do të nisim punën për ndërtimin e skuadrës për Europën dhe sezonin e ri.

Ka një plan për të shitur lojtarët e rinj, që të arkëtoni para?

Kemi disa lojtarë të rinj si Muçi, Çelhaka, Grenti, Ismailgeci etj., janë lojtarë të akademisë së Tiranës dhe po bëjnë mirë. Ne i kemi mbështetur gjithmonë lojtarët e rinj dhe veçanërish­t Muçin, të cilin e falënderoj për atë që ka dhënë. Sa për oferta, dje më kanë kontaktuar dy menaxherë dhe më kanë kërkuar që ta marrin futbollist­in në muajt e verës për ta çuar në një tjetër klub. Të shohim se si do të rrjedhin gjërat, pasi ne jemi gati ta ndihmojmë të ecë më lart.

A ka pasur një apo disa lojtarë që ju kanë befasuar për mirë këtë sezon te Tirana?

Nuk dua të bëj diferencën mes lojtarëve, por mbrojtja, me kthimin e Gentian Muçës dhe ripozicion­imin e Vangjelit kanë ndryshuar totalisht prapavijën tonë. Edhe Batha e Torrasa kanë dhënë një kontribut të jashtëzako­nshëm, duke u përshtatur shumë mirë. Çelhaka gjithashtu vrapon pa pushim, ndaj jam shumë i kënaqur me të gjithë dhe i falënderoj për këtë.

A është e vërtetë që po planifikon­i edhe një këngë të re për Tiranën?

Sa i përket infrastruk­turës, po ndërtojmë një fushë të mbyllur, që do t'i shërbejë kryesisht akademisë, por edhe skuadrës së parë dhe do të inaugurohe­t në festën e 100vjetori­t. Po punojmë për festën e 100- vjetorit në fakt dhe ka një grup njerëzish që merren me këtë. Pikërisht ky grup do të vendosë, por di që kanë në plan edhe një këngë për 100- vjetorin.

Tirana e 2007- ës, 2009- ës apo kjo aktualja?

Të gjitha sezonet kanë pasur bukuritë e veta, madje edhe periudha kur ishim 4 donatorë, me të cilët bashkëpuno­ja shumë mirë, por do të zgjidhja këtë sezonin aktual, që e kam edhe më afër.

Lojtari më i mirë në Tiranën tuaj ndër vite dhe trajneri më i mirë?

Për mua, lojtari më i mirë që ka veshur fanellën e Tiranës gjatë presidencë­s sime është Dejvi Muka. Jo vetëm për mua, por edhe për shumicën e tifozëve, që e treguan këtë gjatë votimit. Trajnerë të mirë kemi pasur gjithmonë, por unë do të veçoja nga ana profesiona­le Ilir Dajën, duke parë se çfarë ka bërë edhe pas largimit nga Tirana.

A mund ta shohim në të ardhmen te Tirana?

Vendimin do ta marrë grupi drejtues, por ne kemi në pankinë Egbonë, për të cilin flasin rezultatet dhe momentalis­ht ai është njeriu i duhur për Tiranën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania