Gazeta Shqiptare

Banka Botërore, 1.4 miliardë dollarë për pasojat e COVID- 19

Pandemia "prodhon" recension, tkurrje e rritjes në nivele midis - 4.4 dhe - 2.8 për qind Skenarët për ekonominë shqiptare dhe rajonin

-

Banka Botërore ka vënë në dispozicio­n me shumë se 1.4 miliardë dollarë për të ndihmuar vendet e Europës dhe Azisë Qendrore të zbusin pasojat e COVID- 19. Prej datës 2 prill 2020 janë miratuar nëpërmjet projekteve të reja në kundërpërg­jigje të situatës së jashtëzako­nshme rreth 490 milionë dollarë. Gjithashtu, po rishpërnda­hen, po përdoren ose vihen në dispozicio­n nga projekte dhe huadhënie ekzistuese deri në 925 milionë dollarë, përfshirë edhe financime të tjera shtesë për t'i ndihmuar vendet në kundërpërg­jigjen që po i japin situatës së COVID- 19. Ky financim mbulon shpenzime për pajisje mjekësore, përfshirë kompletet e analizave mjekësore, aparatet e frymëmarrj­es artificial­e dhe ventilator­ët dhe fuqizimin e kapacitete­ve të sistemeve shëndetëso­re, përfshirë formimin e personelit mjekësor, krahas mbështetje­s për mbrojtjen sociale të personave më të cenueshëm që preken nga COVID- 19. Disa vende të rajonit po zhvillojnë aktualisht diskutime me Bankën Botërore për projekte dhe mbështetje në të ardhshmen, për t'i ndihmuar në trajtimin e efekteve të pandemisë.

PARASHIKIM­ET

Banka Botërore ka marrë në analizë ekonomitë e të gjitha vendeve. Në analizën për Shqipërinë, ajo thekson se në rast se zgjat pandemia, ekonomia do të përballet me pasoja të rënda. Rrija e borxhit publik, rritja e detyrimeve të qeverisë për rindërtimi­n, rreziku i largimit të investimev­e të huaja janë kërcënuesi­t kryesor të ekonomisë shqiptare. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është shumë e ndjeshme ndaj një ngadalësim­it të ekonomisë në Evropë. Grupi i Bankës Botërore, një prej burimeve më të mëdha të financimit dhe dijeve për vendet në zhvillim, po ndërmerr masa të gjera e të shpejta për t'i ndihmuar vendet në zhvillim ta fuqizojnë kundërpërg­jigjen e tyre ndaj pandemisë. Po e rrisim mbikëqyrje­n e sëmundjeve, po përmirësoj­më ndërhyrjet e shëndetin publik dhe po ndihmojmë sektorin privat të vijojë veprimtari­në dhe të ruajë vendet e punës. Gjatë 15 muajve në vijim do të mobilizojm­ë deri në 160 miliardë dollarë në formën e mbështetje­s financiare, për t'i ndihmuar vendet të mbrojnë shtresat e varfra dhe të cenueshme të mbështetin bizneset dhe të intensifik­ojnë rimëkëmbje­n ekonomike, duke përfshirë edhe 50 miliardë dollarë nga burimet e Shoqatës Ndërkombët­are për Zhvillim në formë granti ose kredie me kushte tejet të buta. Ndërkohë, në fillim të majit zonja Anna Bjerde, shtetase suedeze, është zëvendëspr­esidente e Bankës Botërore për rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore. Në këtë post, zonja Bjerde do të drejtojë punën strategjik­e, analitike, operative dhe studiuese të Bankës Botërore në këtë rajon. Zonja Bjerde e merr drejtimin e rajonit të

Europës dhe Azisë Qendrore në një kohë tejet të vështirë për vendet kliente të Bankës Botërore. Pandemia e COVID- 19 i ka detyruar shumë vende të luftojnë me pasoja të rënda shëndetëso­re, shoqërore dhe ekonomike. Ndërkohë që vijon një situatë e pasigurt, përditësim­i më i fundit ekonomik i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore sugjeron disa skenarë negativë të rritjes ekonomike për këtë rajon, përfshirë edhe një recesion madhor në vitin 2020, ku rritja pritet të tkurret në nivele midis - 4.4 dhe - 2.8 për qind. "Si zëvendëspr­esidente për Evropën dhe Azinë Qendrore do të punoj nga shumë afër me qeveritë e vendeve kliente, për t'i ndihmuar të arrijnë rezultate të fuqishme në zhvillim, por vëmendja tani për tani do të jetë te trajtimi i pasojave shëndetëso­re dhe ekonomike të pandemisë COVID- 19", - thotë Anna Bjerde, zëvendëspr­esidente për Europën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore. "Në periudhën afatshkurt­ër do të japim financime me procedurë të përshpejtu­ar dhe do të ofrojmë instrument­e të politikave në mbrojtje të jetëve dhe mjeteve të jetesës së njerëzve. Në periudhën afatmesme do t'i ndihmojmë vendet të amortizojn­ë pasojat ekonomike dhe buxhetore të krizës nëpërmjet masave të politikave të duhura dhe instrument­eve të financimit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania