Gazeta Shqiptare

Paketa e dytë, aplikojnë 100.210 individë, refuzohen 3.572 punonjës

-

Deri

tani për të përfitu ar nga paketa e dytë financiare e ndihmës kanë aplikuar 100.210 punonjës nga 31.850 biznese. Tatimet kanë përditësua­r të dhënat dhe bëjnë të ditur se nga totali i kërkesave 87.360 punonjësve u është aprovuar aplikimi dhe janë paguar 78% e tyre ose 78.014 punonjës. Deri tani është shpërndarë 44% e shumës të parashikua­r nga qeveria për 176 mijë përfitues me paketën e dytë. Shuma e lëvruar në llogaritë e individëve, sipas Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve është rreth 3.1 miliardë lekë. Aplikimet u janë refuzuar rreth 3.5% të totalit të personave aplikues, apo për 3.572 punonjësve. Numri i bizneseve që u është refuzuar aplikimi rezulton për 746 subjekte dhe kërkesat e refuzuara janë 781 të tilla. Tatimet kanë në proces shqyrtimi 9.278 kërkesa nga të punësuarit apo 9% e totalit të aplikimeve të tyre. Numri i përfituesv­e me masën 1 është 3.304 punonjës, ku përfshihen të "Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ urdhrave të MSHMS. Paketa e dytë financiare ka nisur të shpërndahe­t prej 21 prillit dhe me masën 1 është miratuar aplikimi për rreth 13% e përfituesv­e të parashikua­r nga Ministria e Financave. Për masën 1 sipas të dhënave të Financave, do të përfitojnë 26 mijë punonjësve ( nga të cilët 6 mijë të larguar nga puna) në 1.286 biznese me xhiro mbi 14 milionë lekë. Me masën 2, sipas Tatimeve numri i kërkesave të miratuara është 25.769 persona apo 25% nga totali i numrit të punonjësve aplikues. Masa 2 përfshin "Të punësuarit e subjekteve të lejuara për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ urdhrave të MSHMS deri në datën 10 prill 2020 përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 ( dyzetmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit ' E- sig 027' nuk duhet të jenë më e vonë së 10 prill 2020". Në paketën e miratuar për masën 2, Ministria e Financave parashikon që ndihma të shpërndahe­t për 40 mijë punonjës të larguar nga puna në 6.300 biznese. Deri tani janë miratuar kërkesat për 64% të totalit të punonjësve që parashikoh­et të përfitojnë ndihmën. Numri më i lartë i aplikimeve të miratuara për individët është me masën 3, ku përfshihen të punësuarit e bizneseve të vogla me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas urdhrit/ ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ ave të MSHMS. Sipas të dhënave të Tatimeve, numri i kërkesave të miratuara është për 56,357 individë apo për 56% e totalit të aplikuar. Sipas të dhënave të ministrisë, nga kjo masë do të përfitojnë 100 mijë punonjësit e punësuar në 46,520 biznese me xhiro nën 14 milionë lekë. Nga sa është parashikua­r të jetë numri i personave përfitues, po ashtu deri tani 56% të tyre u është miratuar kërkesa. Numri më i ulët i kërkesave të miratuara deri tani është i atyre me masën 4, ku përfshihen "Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturav­e akomoduese, të cilët figurojnë në listëpages­at e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ ave të MSHMS përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 ( dyzetmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitete­sh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktiviteti­n e strukturës akomoduese". Për sektorin e turizmit janë miratuar rreth 1% e totalit të individëve që kanë aplikuar apo për 1.930 individë. Nga qeveria parashikoh­et që numri i përfituesv­e të jetë për 10 mijë punonjës në 1.214 biznese që operojnë në sektor. Nga sa është parashikua­r numri i aplikimeve të miratuara deri tani është 19%.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania