Gazeta Shqiptare

Libri i Flutura Açkës për të birin, "Welcome to Albania, Mom!"

Një përmbledhj­e modeste si kujtim në dy- vjetorin e lamtumirës së Jerin van den Brink

-

shtë një libër i një nëne shkrimtare për të birin që humbi jetën parakohe. Është përtejdhim­bje e përtejmall, si për të ruajtur diku në fletë të bardha, kujtimet e aq pak viteve së bashku, e aq shumë gjërave që mbetën pa u bërë. Libri i shkrimtare­s Flutura Açka për të birin, përmbledh dashurinë, mallin, kujtimet, bisedat, udhëtimet e shënimet që i riu la pas, kur u shua në një dhomë spitali. Biri i vetëm dhe nëna e tij, në të vetmin takim të mundur. shme, të gjitha të shkruara prej tij gjatë vite e që janë përfshirë në ketë libër siç i ka shkruar. Por ishte shumë tekst dhe nuk e gjeja të drejtë t'i bëja të miat dhe të shtoja faqet e librit tim vetëm për t'i pasur të botuara një pjesë të tyre, edhe pse janë në të vërtetë tekste të mrekullues­hme. Ato janë shkruar në origjinal në anglisht, ndaj mendova t'i përmblidhj­a më vete dhe t'i paraqisja në një titull, një batutën tonë të hershme "Welcome to Albania, Mom". Janë tekste të tij në formë esesh, të cilat nuk ka menduar kurrë se edhe mund të botohen.

Ishim duke u kthyer nga Çamëria ku kishim kaluar disa javë pushime, kur pasi kishim kaluar Qafë Botë, e kishim lënë edhe Sarandën dhe po merrnim nga bregu, mu në një nga kthesat e rrezikshme të Lukovës, nja dy shoferë na parakaluar me shpejtësi skëterre. Ulur në ndenjësen e pasme dhe me të gjithë humorin e tij, im Bir më tha këtë shprehje, dhe si të kisha marrë ndonjë qetësues ai nervozizëm i çastit më ra: Welcome to Albania, Mom!

Mirë se vjen në Shqipëri, Mam. Kjo frazë mbeti mes nesh si lojë dhe e përdornim shpesh. Ishte një farë kodi ynë i përbashkët që nënkuptont­e se e donim Shqipërinë me gjithçkanë e saj, me spontanite­tin, me marrëzitë, bujarinë dhe natyrën e patëdytë.

Në këtë libër modest të tij, në dy gjuhë, anglisht dhe shqip, është përfshirë edhe Eseja e tij e Zgjeruar e diplomimit, një punim shumë serioz me temën e Sigurimit Shqiptar në diktaturë, por tek e shkruante, edhe pse gati e përfundoi, nuk e dorëzoi variantin përfundimt­ar të saj dhe në të ka ende disa shënime të mentorit të tij. Vendosi ta linte esenë e diplomimit që do ta çonte në universite­t, la edhe ëndrrën e diplomës, edhe ëndrrën e universite­tit. Mund edhe t'i merrte, por do të ishte një copë letër që thjesht do ta heroizonte dhe do ta fuste te historitë e "djemve heroikë, të cilët edhe në kushtet si të tijat, ia kishin dalë ta merrnin diplomën". Ai nuk donte të mbahej mend si një i tillë hero, që kjo botë e kishte për zemër t'i përdorte si shembuj frymëzimi, edhe kur nuk i kishte, i shpikte nga askundi. I tha këto prerë, vuri kufjet për të dëgjuar muzikën e tij dhe u nda me botën tonë. Ishte dita kur u takua me drejtuesit e shkollës për t'ia dhënë këtë kumt vetë.

"Welcome to Albania, Mom" ( Mirëse vjen në Shqipëri, Mam) është një libër që ka shumë dashuri për Shqipërinë, por ka edhe tekste interesant­e letrare. Ngaqë i referohem shpesh në veprën time, mund të ketë lexues që janë të interesuar ta lexojnë. Ky libër modest i tim Biri dhe që po e botoj në 2- vjetorin e lamtumirës me të, nuk do të jetë për shitje, do të jetë dhuratë për miq, të afërm, dashamirës, sigurisht edhe për ata që dëshirojnë ta kenë dhe do të jetë për publikun njëherësh me botimin e veprës sime të radhës, për të cilën po pres një ditë më të qetë dhe më të përshtatsh­me që të mund t'i bëj bashkë miqtë e mi dhe lexues të mi që po e presin veprën time të re.

Në "Welcome to Albania, Mom" ka përsiatje për disa personazhe që e kanë frymëzuar tim Bir të shkruajë për ta, si Frida Kalo, Sylvia Plath, Wislawa Szymborska, Woodrow Wilson, dhe disa tekste letrare e kritike që kanë të gjithë kufizimet e moshës kur i ka shkruar, por që përvijojnë një djalë me një botë të ndjeshme, por edhe më japin një anë të tij, që edhe pse e kisha djalin tim, nuk ia njihje dhe aq mirë, për shkak të natyrës së tij të tërhequr, mejtuese, të pafjalë, dhe mbi të gjitha, me një talent që kursehej ta shpallte dhe as besonte se e kishte. Rrugofsh Parajsës, Bir!

( Tekstet e këtij libri janë përkthyer me shumë dashuri nga përkthyesi dhe bashkëpunë­tori i Skanderbeg Books, Artan Qoqi. Parathënia e librit nga Courtney Elizabeth Macaulay. Fotoja në ballinë nga Mente Wester, është një imazh i tim Biri tek tregon hartën e Shqipërisë, ndërsa janë duke zbritur në Rinas, korrik 2016)

 ??  ?? Libri i Flutura Açkës për të birin
Libri i Flutura Açkës për të birin
 ??  ?? Djali i Flutura Açkës
Djali i Flutura Açkës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania