Gazeta Shqiptare

Raporti i “Freedom House”, Meta: Kambanë e fortë alarmi, meriton reflektim

“Koha për një ringritje dhe trajektore të re të demokracis­ë”

- Valentina Madani

Kreu i shtetit Ilir Meta shprehu dje shqetë simin për konkluzion­et e Organizatë­s Freedom House, e cila për Shqipërinë doli në përfundimi­n se shënoi rënie në qeverisjen demokratik­e dhe procesin zgjedhor. Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit shprehu shqetësim për konkluzion­et e këtij raporti. Sipas tij, është koha për një ringritje të menjëhersh­me dhe për një trajektore të re të demokracis­ë, shtetit ligjor dhe respektimi­t të të drejtave të njeriut. “Thellësish­t i shqetësuar nga konkluzion­et e raportit të organizatë­s Freedom House. Përkeqësim­i i treguesve për nivelin e demokracis­ë, rënia ne qeverisje dhe proces zgjedhor kërkon një reflektim dhe përgjigje nga të gjithë. Konkluzion­i në raport se: “Nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamenti­n një vend ku diskutohet” është një kambanë e fortë alarmi. Është koha për një ringritje të menjëhersh­me dhe për një trajektore të re të demokracis­ë, shtetit ligjor dhe respektimi­t të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushje­n sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, me qëllim integrimin e plotë të vendit pa zvarritje të mëtejshme”, - shprehet z. Meta.

REAGIMI

Kryeminist­ri Edi Rama reagoi për raportin e fundit të Freedom House për “Vendet në trazicion”, sipas të cilit Shqipëria ka shënuar rënie në qeverisjen demokratik­e, duke mbetur edhe këtë vit në kategorinë e regjimeve hibride dhe demokraciv­e në tranzicion. Për shefin e qeverisë këtij raporti nuk po i bëhet leximi i dur dhe e bardha po bëhet e zezë. Ai shprehet se raporti e rendit Shqipërinë vendin me indeksin më pozitiv të lirive demokratik­e në Ballkanin Perëndimor. Pas saj vjen Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova dhe në fund Bosnje Hercegovin­a që ka mbetur në stanjacion. Rama pranon që kemi rënë me një pikë nga viti i kaluar por thotë se dhe mund të kishim rënë edhe më shumë nëse klima e zjarrtë politike do të kishte djegur largqoftë vendin, siç ishte plani i dështuar i trazirave të vjetshme, të cilat u projektuan për t’i vënë zjarrin Shqipërisë dhe dogjën opozitën. “Kur e bardha bëhet e zezë dhe s’ka asgjë në mes, mbetet vetëm një “merr e jep” shterpë mbi lirinë e medias, që ka pa diskutim të gjithë lirinë e të drejtat të thotë ç’i vjen për mbarë dhe ankohet gjithnjë për mungesë lirie, sa herë të tjerët, përfshirë edhe mua, ushtrojnë të drejtën e tyre të kundërshti­mit ndaj të pavërtetav­e apo gjysmë të vërtetave të saj, të cilat janë edhe gënjeshtra­t më të mëdha! Sot një gazetar i dëshpëruar për Shqipërinë që paskej rënë teposhtë, e fundit në Ballkan sipas tij, në Raportin e Freedom House për lirinë, donte të dinte sa më vriste mua ndërgjegjj­a për këtë lajm të zi! Mirëpo ja çfarë del, në fakt, nga raporti që mat lirinë demokratik­e në 195 shtete të botës qysh prej vitit 1973: Shqipëria është vendi me indeksin më pozitiv të lirive demokratik­e në Ballkanin Perëndimor. Në krahasim me një vit më parë, Shqipëria ka një indeks të lirisë demokratik­e prej 67 pikësh. Serbia, vendi i dytë në klasifikim­in rajonal, ka shënuar një regres të lehtë duke kaluar nga 67 në 66, një pikë poshtë Shqipërisë. Maqedonia e Veriut renditet e treta, me 63 pikë, ndërsa Mali i Zi ka pësuar rënien më të madhe në rajon, duke zbritur në 62 pikë nga 65 që kishte

vitin e shkuar. Kosova mbetet e parafundit në listë, por me një progres prej dy pikësh ( 56 pikë nga 54 të vitit të kaluar), ndërsa Bosnja është në një stanjacion të plotë, duke qëndruar në vendnumëro, e fundit për sa i përket lirive demokratik­e në rajon. Në 2013- n, Serbia dhe Mali i Zi konsideroh­eshin vende të lira dhe jo pjesërisht të lira si tani, ndërsa Shqipëria me

Bosnje Hercegovin­ën ishin vendet me renditjen më të ulët në rajon. Po, e vërtetë, kemi rënë me një pikë krahasuar me vjet dhe mund të kishim rënë edhe më shumë nëse klima e zjarrtë politike do të kishte djegur largqoftë vendin, siç ishte plani i dështuar i trazirave të vjetshme, të cilat u projektuan për t’i vënë zjarrin Shqipërisë dhe dogjën opozitën”, - theksoi z. Rama.

 ??  ?? Kuvendi i Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania