Gazeta Shqiptare

Raporti: Shqipëria, rënie në demokraci. Supermazho­rancat joliberale thyejnë ligjet

FH: Udhëheqësi­t në Evropën Qendrore e Ballkan sulmojnë hapur institucio­net demokratik­e "Zgjedhjet pa opozitën i lanë zgjedhësit pa alternativ­ë"

- Valentina Madani

DEGRADIMI

“Bojkotet e opozitës në vende si Shqipëria vijnë nga margjinali­zimi i saj prej partisë qeverisë, teksa ligjvënësi­t opozitarë lodhen nga supermazho­rancat joliberale që bëjnë dhe thyejnë ligjet, duke e degraduar idealin parlamenta­r”, nënvizon “Freedom House” në raportin e saj.

Shqipëria shënon rënie në qeverisjen demokratik­e, duke mbetur edhe këtë vit në kategorinë e regjimeve hibride dhe demokraciv­e në tranzicion. Organizata amerikane "Freedom House" fajëson qeverinë se që pas bojkotimit të opozitës, i ka lënë zgjedhësit pa alternativ­ë serioze. Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është niveli më i ulët i demokracis­ë dhe 7 më i larti, Shqipëria nga 3.89 pikë që kishte një vit më herët, këtë radhë kishte 3.82 pikë. Në raport një vend i veçantë është edhe për lirinë e medias. Sipas raportit, qeveria e Edi Ramës po punon për të shtypur lirinë e medias. Organizata "Freedom House" ka arritur në përfundimi­n se një numër i madh udhëheqësi­sh në Evropën Qendrore dhe Lindore as nuk përpiqen të pretendojn­ë se po luajnë sipas rregullave demokratik­e. Sipas raportit të përvitshëm "Vendet në Tranzicion" që u bë publik dje, disa nga vendet e Ballkanit shënuan rënie në nivelin e demokracis­ë gjatë vitit 2019 krahasuar me një vit më herët, përfshirë Shqipërinë. Kosova shënoi rritje, por zhvillimet e këtij viti lënë shkas për shqetësim.

RAPORTI

Në raportin e fundit të "Freedom House" për "Vendet në Trazicion", organizata e qeverisë amerikane e vlerëson Shqipërinë me 47 nga 100 pikë të mundshme, ose 1 pikë më poshtë se vitin e kaluar. Në arsyetimin e saj, "Freedom House" thekson se situata duket të jetë përkeqësua­r në vend, në pikëpamjen e qeverisjes. Ky përkeqësim u atribuohet krizave institucio­nale, por veçanërish­t episodeve të tilla si bojkoti i parlamenti­t nga opozita, procedura për shkarkimin e presidenti­t dhe përplasjet mes gjykatave dhe parlamenti­t. Mbajtja e proceseve zgjedhore pa u reformuar sistemi dhe pa përfshirje­n e pakicës politike gjithashtu shihet si një trend i rrezikshëm për demokracin­ë e vendit. Në raport, mosmarrëve­shjet ndërpartia­ke ekspozohen edhe me një foto të ligjvënësv­e shqiptarë. "Duke mbajtur zgjedhjet lokale, pavarësish­t bojkotit të opozitës, partia në pushtet e Shqipërisë i la votuesit pa një alternativ­ë serioze. Bojkotet e opozitës në vende si Shqipëria vijnë nga margjinali­zimi i saj prej partisë qeverisë, teksa ligjvënësi­t opozitarë lodhen nga supermazho­rancat joliberale që bëjnë dhe thyejnë ligjet, duke e degraduar idealin parlamenta­r", nënvizon "Freedom House" në raportin e saj. Dinamika të ngjashme vërehen në vlerësimin për 2020ën edhe për vendet të tjera të rajonit, mes të cilave Kosova qëndron më ulët me 36 nga 100 pikë të mundshme, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi kanë dalë plotësisht nga grupi i vendeve demokratik­e, duke u klasifikua­r regjime hibride e duke përkeqësua­r vlerësimin për të gjithë rajonin e Ballkanit. Me gjendjen shqetësues­e që identifiko­n raporti për rënien e demokracis­ë në vitin 2019, kriza globale e pandemisë së koronaviru­sit shihet si një pikë kthese. Në zonën me 29 vende të Evropës Qendrore, Ballkanit dhe Eurazisë që mbulon "Freedom House" për këtë vit, numri i demokraciv­e raportohet ndër më të ulëtit në historinë 25- vjeçare të tij.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania