Gazeta Shqiptare

Basha: Raporti i "Freedom House" faktoi goditjen ndaj drejtësisë dhe lirisë së medias

"Ka rënë edhe maska e skaduar e demokracis­ë"

-

Kreu

i PD- së, Lulzim Basha, mori pjesë dje në Samitin e Liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor të Partisë Popullore Europiane ( PPE), në kuadër të Samitit të Zagrebit. Basha kërkoi vazhdimin e mbështetje­s së Bashkimit Europian, pasi kriza ekonomike që ka përfshirë vendin është thelluar me numrin e lartë të vendeve të punës të humbura gjatë këtyre 2 muajve. Gjatë samitit, kreu i opozitës shprehu mirënjohje­n për konfirmimi­n e vullnetit nga ana e BE- së për të hapur negociatat me Shqipërinë, ndërkohë që tani gjithçka varet nga plotësimi i 15 kushteve të vendosura nga BE- ja. Plotësimi dhe zbatimi i këtyre kushteve është rruga drejt hapjes së negociatav­e dhe zgjidhjes së krizës së thellë politike në vend. Z. Basha shprehu domosdoshm­ërinë e reagimit të shpejtë për të ndalur zhbërjen e standardev­e demokratik­e dhe të proceseve zgjedhore, goditjen ndaj drejtësisë së pavarur dhe lirisë së mediave, siç është faktuar edhe nga raporti i fundit i "Freedom House". "Kërcënim real për mirëqenien dhe demokracin­ë përbën edhe rritja e nivelit të korrupsion­it, siç konstatohe­t nga ' Transparen­cy Internatio­nal'. Rezultatet në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar janë thelbësore jo vetëm për transformi­min politik dhe social- ekonomik të vendit dhe rajonit, por edhe për stabilitet­in dhe sigurinë rajonale, si dhe janë në interesin më të mirë të popujve tanë", theksoi Basha. Ai përmendi se PD- ja është plotësisht e përkushtua­r për ta bërë realitet integrimin europian të Shqipërisë, ashtu si për anëtarësim­in në NATO dhe lëvizjen pa viza. "Në këtë drejtim, përmbushja e 15 kushteve është çelësi i suksesit për të ecur përpara", - u shpreh Basha. Gjatë samitit, drejtuesit më të lartë europianë shprehën vlerësimin e tyre për vendosmëri­në dhe lidershipi­n e treguar nga PD- ja. Opozita është në mbështetje të aspiratës së qytetarëve shqiptarë për arritjen e standardev­e europiane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania