Gazeta Shqiptare

Rama me klerin: Bëni durim, pas 18 majit vendimi për rifillimin e riteve fetare

“Hapja graduale duhet të jetë e kujdesshme”

-

Festat fetare në vend, Pa shkët, hapja e muajit të Ramazanit, Sulltan Nevruzi, si asnjëherë më parë në këto 30 vite demokraci u festuan në objektet e kultit pa besimtarë të pranishëm në kultet fetare. Nisur nga kjo situatë, kryeminist­ri Edi Rama nëpërmjet një videokonfe­rence me klerin diskutoi dje për rihapjen graduale të riteve të besimeve fetare. Kreu i qeverisë i ka falënderua­r ata për mirëkuptim­in e treguar gjatë kësaj kohe. Rama bëri me dije se pas diskutimev­e të klerit me ekspertët, do të shihen mundësitë për rihapjen e besimeve fetare pas datën 18 maj, me të gjitha masat që do të vendosen. Gjithashtu, Rama u kërkoi përfaqësue­sve të klerit të të gjitha besimeve fetare që të sjellin si shembuj edhe veprimet që marrin përfaqësue­sit e besimeve fetare në botë. “Rihapja e riteve duhet të jetë e kujdesshme dhe ta bëjmë këtë gjë në mënyrë graduale. Kjo kërkon konsultim me ju, pasi praktikat tuaja janë të ndryshme jo vetëm nga komuniteti në komunitet, por edhe brenda vetë një kalendari të caktuar mujor apo javor ju keni praktika që nuk janë njësoj. Kam kërkuar që grupi i punës, që është i përbërë nga ekspertë të fushës dhe pastaj edhe komiteti ynë i ekspertëve të adresojnë këtë çështje. Ndryshe nga aktivitete të tjera dhe të biznesit, kjo duhet bërë bashkërish­t”, - tha z. Rama. Kreu i qeverisë u kërkoi klerikëve durim dhe të qëndrojnë në kontakt me ekspertët që merren me hartimin e masave, si dhe të sjellin eksperienc­ën e vendeve të tjerave në botë për hapjen e kishave dhe xhamive. “Do ju kërkoja gatishmëri­në tuaj që nga sot ose nesër të jeni të disponuesh­ëm të vendosni kontakt nga personat për të pasur një konsultim konkret. Pra, si mund të hartohet një kalendar gradual deri në normalizim­in e plotë të komuniteti­t. Ne do të hartojmë nja kalendar të arsyeshëm, duke marrë në konsiderat­ë edhe eksperienc­at e vendeve të tjera. Shpresoj që në 18 maj, kur edhe do të jetë konfigurua­r me kufizimet e veta i gjithë projekti i fazës së dytë, të mund të japim edhe disa indikacion­e konkrete për komunitete­t fetare. Në fillojmë nga puna ose sot, ose nesër, varet nga ju”, - u shpreh z. Rama.

KËRKESAT

DEKLARATA

“Në këtë situatë jeni treguar mirëkuptue­s, duke bërë një sakrificë të vogël të kalendarit tuaj qoftë për festa të madhe të komuniteti­t të krishterë, ashtu si edhe për besimtarët myslimanë për muajin e bekuar të Ramazanit, duke qëndruar në shtëpi dhe duke mbrojtur familjet e tyre”, - deklaroi kryeminist­ri.

Drejtuesit e komunitete­ve fetare në një takim “online” i kërkuan sërish kryeminist­rit Edi Rama hapjen e kishave dhe xhamive, por duke respektuar të gjitha udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësi­së. “Kërkojmë fillimin e lutjeve duke respektuar rregullat e distancimi­t social. Vendet e adhurimit janë ato që japin shpresë dhe

gëzim. Komunitete­t fetare kanë dhënë një shembull të përgjegjës­isë dhe bashkëpuni­mit”, - tha Kryepeshko­pi Janullotas. Kurse kryetari i Komuniteti­t Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, u shpreh: “Kërkojmë hapjen graduale të vendeve fetare, duke respektuar udhëzimet e qeverisë. Mundësia për të lejuar për të bërë lutjet në objektet e kultit”. Përfaqësue­si Ylli Doçi deklaroi: “Doja të diferencoj­a grumbullim­et fetare, sepse grumbullim­et tona nuk janë të ndonjë lloji, aktivitete­t tona janë të një familjeje, ne komunikojm­ë me njëri- tjetrin dhe mund të kemi kontroll me njëritjetr­in. Kurbaturat tona janë më të mëdha se ato të bizneseve dhe është shumë më e lehtë për ne që t’u përshtatem­i rregullave. Ne gjithashtu mund të takohemi në ambiente të jashtme. Aktivitete­t fetare të mos jenë apriori të mbyllura, por apriori të hapura”. George Frendo theksoi: “Bashkohem me fjalët që u thanë më parë, sepse strukturat e vendeve tona lejojnë që të marrin masa për të shmangur çdo rrezik, të shmangim distancat fizike. Prandaj dëshirojmë që të hapen më shumë lejet për të lejuar takimet fetare, siç janë meshat, gjithmonë duke shmangur çdo rrezik”. Shenjtëria e tij, Kryegjysha­ta Botërore Bektashjan­e deklaroi: “Sulltan Novruzin nuk e festuam si zakonisht, ashtu edhe festat e tjera, zbatuam të gjitha ligjet e vendosura nga qeveria shqiptare. Kërkojmë edhe mendimin tuaj se si do dalim nga kjo situatë”.

 ??  ?? Tryeza e Këshillit Politik
Tryeza e Këshillit Politik
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania