Gazeta Shqiptare

“Prishja e murit të Teqesë halvetiane”, Tabaku: Heqja e objektit, politikë kriminale

-

Ish- deputetja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku, në një postim në “Facebook” denoncoi dje shembjen e murit të një prej godinave më interesant­e dhe gjithashtu historike të Tiranës, siç është Teqeja halvetiane. Tabaku thekson se heqja e këtij objekti është vazhdim i një politike kriminale, për të cilën rëndësi më së shumti ka që të ndërtohet tempulli i oligarkisë, qoftë edhe me koston e prishjes së një tempulli fetar. Për Tabakun, ky është fati i një qyteti që udhëhiqet nga ‘ Nimrodët’. Teksa sjell në kujtesë xhaminë e bukur të Sulejman Pashës që u prishën sipas saj nga dora komuniste pas çlirimit dhe duke i gënjyer tiranasit se do ta rindërtoni­n. “Tempujt e oligarkisë! Disa ditë më parë, kryetari i Bashkisë Tiranë nën drejtimin e kryeminist­rit, nisi të shembë murin rrethues të një prej godinave më interesant­e dhe gjithashtu historike të Tiranës. Teqeja halvetiane, që ndodhet aty ku dikur kryetari i kullave bashkiake, sot kryeminist­ër, la të hapur një gropë që nuk dëshironte ta bënte lulishte është një simbol religjioz dhe historik i kryeqyteti­t. Si një objekt i mbetur aty ku dikur shtrihej Pazari i Tiranës, si një simbol i besimit dhe përshpitsh­mërisë së qytetit. Një teqe që të kujton jo pak xhaminë e bukur të Sulejman Pashës që dora komuniste e prishi pas çlirimit, duke i gënjyer tiranasit se do ta rindërtoni­n. Pastaj historia dihet, aty vendosën bustin e Partizanit të panjohur, duke i shkulur nga zemra e Tiranës historinë e saj, ndërsa sot me gjasë kërkojnë të ndërtojnë ndonjë kullë të shëmtuar në emër të zhvillimit. T’i heqësh qytetit, në këto kohë, një objekt të tillë që përfaqëson edhe spirituali­tetin, por edhe historinë. Dy vlera që i mungojnë një qyteti që po kthehet pa të shkuar dhe gjithashtu pa një shpirt, është vazhdim i një politike kriminale. Akoma më e trishtuesh­me është të shohësh se skuthllëku i atyre që në mëngjes recitojnë vargje biblike apo kuranore dhe mbrëmja i gjen duke shembur rrethime teqesh apo mbuluar xhami”, shprehet Tabaku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania