Gazeta Shqiptare

PS: "Zgjedhoren" e kalojmë edhe pa opozitën. PD: Po shkelni marrëveshj­en

Opozita, letër Gjiknurit dhe Hajdarit: Komisioni të mblidhet edhe të dielën "Mazhoranca synon krijimin e ngërçeve politike"

- Valentina Madani

Komisioni Parlamenta­r i Reformës Zgjedhore zhvilloi dje një mbledhje online ku pjesë u bënë dhe përfaqësue­sit e disa ambasadave, OSBE/ ODIHRit dhe delegacion­it të BE. Më shumë se për çështjet konkrete, në këtë takim, siç pohoi bashkëdrej­tuesi socialist Damian Gjiknuri, u bë analizë e çështjeve të dakordësua­ra më herët. Por për opozitën jashtë parlamenti­t, kjo mbledhje është nul. Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari prezantuan online para Komisionit të Reformës Zgjedhore punën e bërë deri më tani në Këshillin Politik. Administra­ta zgjedhore dhe kolegji zgjedhor janë dy çështjet për të cilat Këshilli Politik dhe grupi i ekspertëve teknikë nuk kanë mundur të finalizojn­ë punën për amendime në Kodin Zgjedhor.

PARALAJMËR­IMI

Socialisti Damian Gjiknuri apeloi se demokratët duhet të jenë pjesë e Këshillit Politik, pasi ka ende pika që duhen diskutuar për të pasur një reformë konsensual­e. Gjiknuri deklaron se mazhoranca është e gatshme ta kalojnë dhe të vetëm reformën, që është kusht për çeljen e negociatav­e dhe kujton kartonët jeshilë që kanë në dispozicio­n në Kuvend. "Kam bërë kontaktet e mia informale, kam folur dhe me përfaqësue­s të diplomacis­ë së huaj për të nxitur dialogun. Nuk kam marrë përgjigje definitive. Disa deklarata të djeshme nuk i kuptova mire dhe i mbetet "Janë disa, si administra­ta zgjedhore. Kemi mundësi të gjejmë kompromis aty. Çështja e Kolegjit Zgjedhor, meqenëse është i përkohshëm, të zgjedhim gjyqtarët që kanë kaluar vetingun. Edhe këtu kemi divergjenc­a. Pjesa tjetër e gjërave kryesisht janë adresuar, kemi rënë dakord për përdorimin e teknologji­së, votën e emigrantëv­e", - deklaroi z. Gjiknuri.

LETRA

Përfaqësue­sit e Opozitës në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kërkojnë mbledhjen sa më parë të Këshillit Politik. Ata i dërguan dje një letër pjesës parlamenta­re të Këshillit, Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, ku shprehet kërkesa për mbledhjen e komisionit edhe të dielën, në mënyrë që të vijohet sa më shpejt me reformën zgjedhore. "Opozita ka qenë dhe mbetet e angazhuar për përmbushje­n e këtij kushti për hapjen e negociatav­e me BE dhe për t'i siguruar qytetarëve shqiptarë mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky ka qenë angazhimi ynë i përditshëm, duke i vlerësuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme si themelin e demokracis­ë, dhe procesin e integrimit europian si prioritet kombëtar", - shprehen përfaqësue­sit e opozitës. Në letër theksohet se debati i hapur në media nga ana e përfaqësue­sve parlamenta­rë për pjesëmarrj­en apo jo të opozitës në Këshill, nuk ka asnjë bazë të vërtete. "Nga momenti i ndërprerje­s së mbledhjeve për shkak të pandemisë, nuk ka pasur asnjë kërkesë apo ftesë për rinisjen e punës nga ana juaj."- thuhet në letër, ku nuk mirëpriten qëndrimet e përfaqësue­sve parlamenta­rë në lidhje me reformën zgjedhore. "Deklaratat nga ana juaj për një reformë jokonsensu­ale dhe të njëanshme synojnë krijimin e ngërçeve politike artificial­e që dëmtojnë konsensual­itetin e Reformës Zgjedhore dhe janë shpenzim energjish i kotë në dëm të përmbushje­s së një prej kushteve të vendosura nga BE për hapjen e negociatav­e për anëtarësim", - thuhet në letër. Duke vënë në dukje se bllokimi i punës për Reformën Zgjedhore është një sjellje e hershme e qeverisë, opozita vazhdon të këmbëngulë për bashkëpuni­m të vërtetë mes palëve për çështjet e reformës që sigurojnë zgjedhje të lira e të ndershme. "Pavarësish­t mungesës së përgjigjes nga ana juaj për propozimet tona, ne mbetemi të angazhuar, jo për fjalë apo debate pa vlerë, por për përmbyllje­n sa më parë të Reformës Zgjedhore, duke siguruar implementi­min e Rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR për standardet demokratik­e të zgjedhjeve", citohet në letrën e opozitës. Rendi i ditës për mbledhjen e kërkuar nga opozita të dielën ose të hënën përmban 3 pika: 1. Riskedulim­in e kalendarit të punës së Këshillit Politik, duke synuar përmbyllje­n e punës brenda datës 31 maj 2020. 2. Vlerësimin e përfaqësue­sve të maxhorancë­s mbi propozimet e deritanish­me të opozitës të bëra në mbledhjet paraardhës­e të Këshillit Politik. 3. Çështje të tjera të propozuara nga anëtarët e tjerë të Këshillit Politik.

 ??  ?? Komisioni parlamenta­r i Reformës Zgjedhore
Komisioni parlamenta­r i Reformës Zgjedhore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania