Gazeta Shqiptare

Reforma, Soreca: Kthehuni në tryezë! Basha: S'jemi larguar nga "Zgjedhorja"

-

Ambasadori

i Bashkimit Europian, Lugi Soreca, deklaron se është thelbësore që Këshilli Politik të rifillojë punën në nivel ndërpartia­k për reformën zgjedhore edhe në këto kushte të vështira për shkak të COVID- 19. Soreca nënvizon se po kaq thelbësore është dhe mbështetja e reformës nga të gjithë aktorët politikë dhe në interesin më të lartë të Shqipërisë në mënyrë që të përmbushen sa më shpejt kushtet e përcaktuar­a nga BE për hapjen e negociatav­e. "Është thelbësore që Këshilli Politik të rifillojë punën në nivel ndërpartia­k për Reformën Zgjedhore edhe në këto kushte të vështira për shkak të COVID- 19. Po kaq thelbësore është dhe mbështetja e Reformës nga të gjithë aktorët politikë dhe në interesin më të lartë të Shqipërisë në mënyrë që të përmbushen sa më shpejt kushtet e përcaktuar­a nga BE për hapjen e negociatav­e",- shkruan Soreca. Reagimi i ambasadori­t vjen pas mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore ku Damian Gjiknuri i bëri edhe njëherë thirrje opozitës të kthehet në tryezë për të nisur punën aty ku e kanë lënë para pandemisë. Pas reagimit të ambasadori­t të BE, Luigi Soreca, i cili i bëri thirrje opozitës që të ulet në tryezën e Këshillit Politik, lideri i opozitës Lulzim Basha mohoi që PD të ketë refuzuar të ulet në këtë tryezë. "Gënjeshtra, nuk jemi larguar kurrë nga tryeza, qeverisë i ka munguar vullneti të shprehet për propozimet tona. Ne kemi çuar propozime atje. Kemi gati propozime të tjera dhe nëse qeveria është e sinqertë s'ka pse të presë javën tjetër. Jemi gati që nesër të vazhdojmë me tryezën për të përfunduar një orë e më parë reformën dhe për ti dhënë shqiptarëv­e një qeveri legjitime", - deklaroi z. Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania