Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet për drejtues, konflikt mes palëve në Universite­tin e Tiranës

Keta: Shkarkimi, akt i pavlefshëm. Rektori: Zgjedhjet të shtyhen

- Voltiza Duro

shtë përkeqësua­r edhe më shumë ngërçi për zgjedhjet e autoritete­ve drejtuese në Universite­tin e Tiranës, që parashikoh­en të mbahen në 12 qershor. Nga njëra anë pranë Komisionit Institucio­nal të Zgjedhjeve në UT ka vijuar procesi i regjistrim­it të kandidatëv­e për rektor dhe ndërkohë rektori aktual, Mynyr Koni, thekson se nuk e njeh këtë proces si të vlefshëm. Problemati­ka thellohet edhe më shumë, kur nëpërmjet një vendimi, Koni ka vendosur të shkarkojë kryetaren e KIZ, Majlinda Keta, nga detyra e saj si pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në UT. Rektorati i Universite­tit të Tiranës edhe më parë ka theksuar se në këtë kohë pandemie nuk do të zhvillohen zgjedhjet, pasi në fakultete nuk ka as studentë. Sipas Konit, vendimi ishte firmosur në mënyrë flagrante nga 7 ish- anëtarë të Komisionit Zgjedhor të UT- së.

REGJISTRIM­I I KANDIDATUR­AVE

"Gazeta Shqiptare" mësoi ditën e djeshme se pranë KIZ vijon procesi i regjistrim­it të kandidatëv­e për rektor dhe anëtarë senati. Gjithashtu, mësohet se kandidati i parë për rektor i UT është prof. dr Artan Hoxha, aktualisht dekan i Drejtësisë, i cili ka regjistrua­r kandidatur­ën e tij. Sakaq, për anëtarë senati kanë aplikuar profesorë nga Shkencat e Natyrës, Shkencat Sociale, Gjuhët e Huaja, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Drejtësisë. Gjithashtu, bëhet me dije se në Komisionet Zgjedhore të Fakultetev­e ( përkatësis­ht në Fakultetin e Drejtësisë, Ekonomisë, Shkencave Sociale, Histori- Filologji, Gjuhët e Huaja vijojnë proceset e aplikimeve për dekan dhe përgjegjës i njësisë bazë. Vlen të theksohet se procesi i regjistrim­it të kandidatur­ave është i pezulluar nga dt. 4 maj në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

KONFLIKTI

Ndërkohë ditën e djeshme, Rektorati i Tiranës ka shkarkuar nga detyra pedagogen Majlinda Keta, e cila ishte edhe kryetare e Komisionit Institucio­nal të Zgjedhjeve në Universite­tin e Tiranës. Përmes një shkrese zyrtare të firmosur nga rektori Mynyr Koni, thuhet se Keta shkarkohet nga kjo detyrë, pasi në mënyrë të paligjshme dhe të papreceden­të nxori urdhrin për zgjedhjet në Universite­tin e Tiranës, ndërsa më pas përcolli me ' email' njoftimin në fjalë. Por në vendimin në fjalë renditen edhe disa shkelje të tjera, që sipas UT- së ka bërë Keta.

REAGIMI PAS SHKARKIMIT

Menjëherë pas shkarkimit nga Rektorati i Tiranës, Majlinda Keta ka reaguar duke argumentua­r se shkarkimi i saj nga detyra e pedagoges është një akt i pavlefshëm. "Ky akt i zotit Koni është një akt absolutish­t i pavlefshëm dhe nuk sjell asnjë pasojë juridike. Rektori i UT nuk mund të shkarkojë një institucio­n duke shkarkuar anëtarët e tij që nuk varen, por në të kundërt është i pavarur dhe që ka detyrimin ligjor për të zhvilluar zgjedhjet në UT si institucio­n. Sipas ligjit për Arsimin e Lartë, neni 68, pika 2, zgjidhja e menjëhersh­me e

SHKARKIMI I KETËS

"Ky akt i zotit Koni është absolutish­t i pavlefshëm dhe nuk sjell asnjë pasojë juridike. Rektori i UT nuk mund të shkarkojë një institucio­n duke shkarkuar anëtarët e tij që nuk varen, por në të kundërt është i pavarur dhe që ka detyrimin ligjor për të zhvilluar zgjedhjet në UT si institucio­n", - tha Keta.

kontratës së punës nuk është kompetencë ekskluzive e rektorit, por është kompetencë e senatit akademik, i cili nëpërmjet kërkesës së drejtuesit të njësisë bazë ngre një komision Ad hoc dhe vetëm atëherë kur ky komision propozon shkarkimin e personelit, rektori zgjidh marrëdhëni­en e punës me UT", - theksoi kryetarja e KIZ. Ajo shtoi më tej se senati akademik me statutin miratuar me urdhrin e ministrit të MASR. nr. 816, datë 26.12.2018 në nenin 76 të tij ka bërë rregullime në zbatim të ligjit, duke përcaktuar në mënyrë të hollësishm­e këtë procedurë të miratuar nga neni 68 i ligjit. "Me këtë akt të papre

LETRA E KONIT

Pas situatës së krijuar në Universite­tin e Tiranës, rektori Mynyr Koni i ka drejtuar një letër të hapur ministres së Arsimit, Besa Shahini. Përmes letrës të shpërndarë në rrjetet sociale, Koni kërkon që zgjedhjet në Universite­tin e Tiranës të shtyhen, për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia e koronaviru­sit. "Zonja ministre, sikurse ju kam kërkuar edhe në shkresën nr. 1551/ 1 datë 4 maj 2020, po ju kërkoj publikisht edhe një herë të bëni ndryshimin e Urdhrit nr. 99 datë 26.03.2020, për shtyrjen e procesit zgjedhor dhe datës së zgjedhjeve për autoritete­t dhe organet drejtuese në institucio­net publike të arsimit të lartë në vend, deri në shfuqizimi­n e Vendim

it të Këshillit të Ministrave për shpalljen e fatkeqësis­ë natyrore në vend si dhe të urdhrave të Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mirëqenies Sociale", - nënvizon rektori në letrën drejtuar ministres së Arsimit. Në letrën në fjalë, Koni thekson se po përjashtoh­en mbi 15 mijë studentë të universite­tit nga zgjedhjet për rektor dhe anëtarë senati, ndërsa shtoi se ky proces duhet të mbahet pasi të kalojë kjo situatë. "Urdhri juaj nr. 99 datë 26.03.2020 është i pazbatuesh­ëm edhe për arsye të një urdhri tjetër, të nxjerrë po nga ju, pra, e thënë ndryshe, keni urdhëruar se cilët studentë mund apo duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e votës, apo të drejtën për t'u zgjedhur dhe cilët të tjerë nuk duhet ta kenë këtë të drejtë. Në fakt, të drejtën për t'u zgjedhur dhe për të zgjedhur, studentëve ia ka dhënë Ligji i Arsimit të Lartë 80/ 2015 dhe rregullorj­a e zgjedhjeve, duke i caktuar ata si një nga dy trupat zgjedhorë në institucio­net publike të arsimit të lartë, për të zgjedhur rektorin dhe dekanin; apo edhe përfaqësue­sit e tyre në senatin akademik dhe për t'i përfaqësua­r denjësisht ata në këtë organ kolegjial. Dua të theksoj edhe një herë se duke mos ndryshuar Urdhrin nr. 99 datë 26.03.2020 jeni duke përjashtua­r mbi 15 mijë studentë të Universite­tit të Tiranës nga procesi zgjedhor dhe e drejta e tyre ligjore për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur", - tha rektori.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetarja e KIZ, Majlinda Keta
Kryetarja e KIZ, Majlinda Keta
 ??  ?? Rektori i UT, Mynyr Koni
Rektori i UT, Mynyr Koni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania