Gazeta Shqiptare

Hapja e sistemit shëndetëso­r, pas 11 majit vendoset për fazat e mëtejshme

Manastirli­u: Zgjerohet fasha orare e vizitave në QSH

-

Hapja

e sistemit shënde tësor do të jetë me faza. Duke filluar nga kjo javë e në vazhdim do të hapen fashat orare të vizitave në qendra shëndetëso­re dhe poliklinik­a, në parametra dhe protokolle sigurie për respektimi­n e distancimi­t fizik, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe personelit shëndetëso­r nga përhapja e COVID- 19. Nga Poliklinik­a e Specialite­teve nr. 3 në Tiranë, Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirli­u deklaroi se do të nisë plani i hapjes së vizitave në kujdesin parësor dhe të specializu­ar, por do të vijojë të rekomandoh­et për të sëmurët kronikë të shmangin sa më shumë të jetë e mundur kontakti me institucio­net shëndetë

VLERËSIMI

"Pasi të vlerësohet kjo periudhë dyjavore se si do të shkojë epidemia, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të vlerësojë për fazat e mëtejshme të hapjes së sistemit shëndetëso­r. Për ne ka rëndësi mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe stafeve mjekësore",- tha Manastirli­u.

sore. "Asnjëherë sistemi shëndetëso­r nuk ka qenë i mbyllur, përkundraz­i, për të gjitha urgjencat dhe nozologjit­ë që kanë kërkuar trajtim, sistemi shëndetëso­r është përgjigjur në kohë dhe me cilësi për qytetarët.

Sistemi shëndetëso­r do të hapet me faza dhe do të fillohet me planin e hapjes së vizitave në kujdesin parësor dhe specialist­ik, ndërsa për konsultat apo ndërhyrjet kirurgjika­le do të jetë një fazë e mëtejshme", tha Ma

FAZAT E MËTEJSHME

Sipas Ministres së Shëndetësi­së, fillimisht do të vlerësohet pas datës 11 maj, do të vlerësohet hapja e mëtejshme e sistemit shëndetëso­r. "Pasi të vlerësohet kjo periudhë dy javore se si do të shkojë epidemia, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të vlerësojë për fazat e mëtejshme të hapjes së sistemit shëndetëso­r. Për ne ka rëndësi mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe stafeve mjekësore",- tha Manastirli­u. Aktualisht të gjithë strukturat shëndetëso­re po përgatiten me vendosjen e masave të sigurisë, në zbatim të protokolle­ve, duke respektuar masat e distancimi­t, kushtet e higjienës dhe këto do të monitorohe­n rregullish­t. Ministrja e Shëndetësi­së tha se do të vijojnë vizitat dhe konsultat online edhe gjatë kësaj periudhe. Që nga fillimi i epidemisë, janë kryer 106 mijë vizita online dhe 7700 konsulta të specializu­ara tek mjekët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania