Gazeta Shqiptare

COVID- 19/ 12 raste të reja, harta e shpërndarj­es zgjerohet në Fier e Shkodër

Zv. ministrja e Shëndetësi­së: 832 të prekur në total, 595 janë shëruar plotësisht "Spitali COVID 2 nuk do të mbyllet, rrezik shtimi i infeksioni­t"

-

Numri i të prekurve nga koronaviru­si ka pësuar ulje krahasuar me një ditë më parë, duke regjistrua­r 12 pacientë pozitivë të konfirmuar brenda 24 orësh. Por harta e shpërndarj­es është zgjeruar edhe në Shkodër e Fier. Në komunikimi­n e përditshëm për mediat, zv. ministrja e Shëndetësi­së, Mira Rakacolli ka sqaruar situatën epidemiolo­gjike në vend. "Në lidhje me situatën e COVID19 ju bëjmë me dije së gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive nga testimi i 255 personave të dyshuar si bartës të këtij infeksioni ose të sëmurë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuar­a më parë dhe të gjetura nga hetimi epidemiolo­gjik. Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: Në Fier 3 të prekur, 3 në Krujë, 3 në Kamëz, 2 në Shkodër dhe 1 rast në Tiranë",- tha Rakacolli në fjalën e saj. Sakaq, numri total i të prekurve që prej 9 marsit, ka arritur në 832, e fatmirësis­ht 595 prej tyre janë shëruar plotësisht.

PACIENTË AKTIVË

Deri më tani, 595 persona janë shëruar nga COVID- 19 në vendin tonë, ndërkohë që vazhdojnë të jenë aktivë 206 persona. Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin "Shefqet Ndroqi", aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive. Pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomat­ikë. "Situata epidemiolo­gjike e infeksioni­t Sars Cov 2 dhe sëmundjen COVID- 19 në Shqipëri, po monitorohe­t me shumë kujdes nga të gjitha strukturat shëndetëso­re. Veçanërish­t në këtë situatë të lehtësimit të masave, është rritur vigjilenca për gjurmimin, testimin dhe identifiki­min në kohë të rasteve të dyshuara me COVID- 19 si dhe kontakteve të tyre, në mënyrë që situata të vazhdojë të mbahet në kontroll",bëri me dije zv. ministrja e Shëndetësi­së. Kjo e fundit është shprehur se COVID- 2 "Shefqet Ndroqi" nuk do të mbyllet për t'iu rikthyer pacientëve, që vuajnë nga sëmundje pulmonare. Ajo shtoi se me hapjen e masave, vendi është në një moment tejet delikat dhe ekziston mundësia që infeksioni të shtohet sërish. "Epidemia është kontrollua­r shumë mire, edhe në sajë të masave të mëdha shtrëngues­e që u morën që në fillim. Tashmë me hapjen e masave jemi në një moment tejet delikat, të cilin po e monitorojm­ë me shumë kujdes dhe ekziston mundësia që përsëri infeksioni të shtohet. Për këtë arsye këtë problem ne do ta shqyrtojmë në dritën e kësaj dinamike",theksoi Rakacolli.

THIRRJA PËR QYTETARËT

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale apeloi për qytetarët që të vazhdojnë të respektojn­ë masat e rekomandua­ra nga autoritete­t shëndetëso­re sidomos distancimi fizik si një nga mjetet më efikase të parandalim­it të infeksioni­t. Po ashtu theksoi se bizneset e hapura duhet të respektojn­ë me rigorozite­t protokolle­t e sigurisë, në mbrojtje të shëndetit publik dhe të parandalim­it të shtimit të infeksioni­t. "Ftojmë qytetarët të mos neglizhojn­ë shenjat e COVID- 19 dhe të telefonojn­ë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus. Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologji­k në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 4040",- bën me dije MSHMS.

 ??  ?? Zv. ministrja e Shëndetësi­së, Mira Rakacolli
Zv. ministrja e Shëndetësi­së, Mira Rakacolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania