Gazeta Shqiptare

Guvernator­i Sejko: Kreditë mund të shtyhen deri në 6 muaj

Pandemia do të lërë gjurmë të dukshme, por kalimtare, në ekonominë dhe financat e vendit BSH do të stimulojë furnizim më të madh të ekonomisë me likuiditet

-

Banka e Shqipërisë po shqyrton variantin për të ristruktur­uar kreditë për një afat 6 mujor. Deri tani niveli i kredive të shtyra nga bankat si pasojë e vështirësi­ve financiare të krijuara nga pandemia COVID19 deri dje ishte rreth 2 miliardë euro për 21.000 raste. Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko dje gjatë konferencë­s për shtyp bëri të ditur ne mund ti krijohet mundësia për të bërë një ristruktur­im më afatgjatë se një afat 3- mujor ose 6- mujor por gjithmonë kjo do të jetë në funksion të një analize të bilanceve. Bankat vijojnë të procesojnë kërkesat dhe sigurisht që do të ketë një sasi më të madhe të kredive të shtyra. "Ajo që dua të theksoj është që kemi parë një reagim mjaft proaktiv nga bankat e nivelit të dytë, në raport me trajtimin e rasteve të shtyrjes së pagesës së kësteve të kredive si pasojë e vështirësi­ve financiare të krijuara nga pandemia. Kjo është një sjellje profesiona­le për tu falënderua­r", tha Sejko. "Ne po vlerësojmë vazhdimish­t situatën financiare të sektorit bankar dhe atij financiar dhe sigurisht dhe situatën që kanë bizneset. Jemi duke analizuar dhe vlerësuar çdo ditë shifrat dhe ndikimin që ka shtyrja e këtyre kësteve në sektorin bankar dhe mundësinë e një reagimi tjetër nga ana e Bankës së Shqipërisë mbas tremujorit të parë të zbatimit të kësaj mase. Sigurisht që disa biznese do të kenë vështirësi financiare më të forta, disa të tjera më të lehta, pra jo të gjithë bizneset do të preken njëlloj. Ne si Bankë Shqipërie po marrim në konsiderat­ë një reagim të dytë në aspektin e ndryshimev­e rregullati­ve për të lehtësuar bankat në raport me ristruktur­imin e kredive që janë në vështirësi financiare. Pra ne mund ti krijojmë mundësi bankave për të bërë një ristruktur­im më afatgjatë se një afat 3- mujor ose 6- mujor por gjithmonë kjo do të jetë në funksion të një analize të bilanceve dhe ciklit të biznesit që kanë biznese të caktuara. Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha kriza që ka krijuar pandemia Covid në treguesit ekonomik do të shënojë kulmin e saj në tremujorin e dytë të vitit, por nëse efektet zgjasin, ai ka sinjalizua­r aplikimin e politikes monetare jokonvenci­onale. Kjo politikë synon kanalizimi­n e flukseve të mëdha afatshkurt­ra monetare në ekonomi. Masat jokonvensi­onale janë të lidhura me lehtësime sasiore dhe synojnë një furnizim më të madh të ekonomisë me likuiditet. Sejko tha se, informacio­ni i disponuesh­ëm tregon se Covid19 do të ketë një ndikim të fortë në të gjithë treguesit ekonomikë dhe financiarë të vendit. Në skenarin pozitiv, atë të një reduktimi gradual

SEJKO: JANË SHTYRË 21 MIJË KREDI

Niveli i kredive të shtyra nga bankat si pasojë e vështirësi­ve financiare të krijuara

nga pandemia COVID- 19 deri dje ishte rreth 2 miliardë euro për 21.000 raste. Madje po shihet mundësia për ristrukutr­imin e huave përtej 6 muajve. Lajmi u bë i ditur nga guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dje gjatë konferencë­s për shtyp. Bankat vijojnë të procesojnë kërkesat dhe sigurisht që do të ketë një

sasi më të madhe të kredive të shtyra.

 ??  ?? Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania