Gazeta Shqiptare

Protokolli i sigurisë, kushtet që duhet të plotësojnë bizneset

Kodi jeshil, i verdhë dhe i kuq, bizneset ndahen sipas tri kategorive të riskut për COVID- 19 Lista dhe rregullat që duhet të zbatojë secili

-

Një urdhër i Minis trisë së Shëndetësi­së ka kategorizu­ar bizneset, sipas niveleve të riskut të përhapjes së infeksioni­t të shkaktuar nga COVID19, në kategori me risk të ulët ( kodi jeshil), me risk të mesëm ( kodi i verdhë) dhe me risk të lartë ( kodi i kuq). Për secilën nga këto kategori janë miratuar protokolle­t e posaçme për plotësimin e masave higjieno- sanitare, distancimi­t fizik dhe masave specifike, për parandalim­in e përhapjes së infeksioni­t të shkaktuar nga COVID- 19. Pjesa më e madhe e bizneseve bëjnë pjesë në kategorinë e bizneseve që duhet të zbatojnë protokolli­n jeshil, si p. sh. bujqësia, ambalazhim­i, prodhimi i produkteve të ndryshme, riparimi i pajisjeve, ndërtimi, montimi, tregtia e automjetev­e, tregtia me shumicë e produkteve të ndryshme, tregtia me pakicë në dyqane të specializu­ara dhe jo të specializu­ara, tregtia e lulele, aktiviteti i taksive dhe transporte të tjera rrugore të pasagjerëv­e, aktivitete të shërbimit të pijeve ( bar, kafe dhe lokal), aktivitete të telekomuni­kacioneve, ndërmjetës­ime të tjera financiare, agjenci publicitet­i. Në kategorinë e bizneseve që duhet të zbatojnë protokolli­n e verdhë përfshihen prodhimi i tapeteve, qymyrit, gizës, bakrit, tregtia me pakicë në tenda, transporti rrugor i pasagjerëv­e në sistemin urban, hotelet, akomodime për pushime, aktiviteti i bankës qendrore, aktivitete të operatorëv­e turistikë, spitalet, dentistët, palestrat, qendrat tregtare. Në protokolli­n e kuq përfshihen prodhimi dhe përpunimi i mishit, peshkut, patateve, frutave e perimeve, drithërave, akullores, sheqerit, ushqimeve të përgatitur­a, fasonit për veshje dhe këpucë, aktivitete të qendrave telefonike ( call center), arsimi, dhe funksionim­i i aktivitete­ve sportive, që do të jenë pa publik.

RREGULLAT

Çdo subjekt duhet të respektojë masat e rekomandua­ra nga ISHP- ja nëpërmjet një plani individual veprimi, duke respektuar çdo element për kufizimin e transmetim­it të COVID- 19 te punonjësit, brenda ambienteve të biznesit. Sipas protokolli­t punëdhënës­i është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshë­m të elementeve të higjienës, ku përfshihen: sapun i duarve, dezinfekta­ntët me bazë alkooli që kanë të paktën 60% alkool, letër të pastrimit të duarve ose peshqir me një përdorim, letra dhe dezinfekta­ntë për pastrimin e sipërfaqev­e dhe sigurimi i koshave të mbyllur për eliminimin e mbetjeve. Punëdhënës­i është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshë­m të mjeteve të mbrojtjes personale, si: maska dhe doreza ( maskat mund të jenë dhe prej cope dhe të ndërrohen çdo ditë). Punëdhënës­it duhet të sigurojnë përdorimin e maskave dhe të dorezave, si barrierë fizike për minimizimi­n e transmetim­it të infeksioni­t COVID- 19. Punëdhënës­i duhet të vendosë postera që inkurajojn­ë higjienën e duarve për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes në hyrje të vendit të punës dhe në zona të tjera të vendit të punës ku janë të dukshme. Punonjësit duhet të respektojn­ë masat e distancimi­t social, të cilat do të kryhen sipas një plani të vetë bizneseve dhe të theksohet nëse kapaciteti i punëtorëve kalon për sipërfaqe në m2, duke respektuar distancën 2 m, bizneset të punojnë në dy turne sipas orarit të lejuar. Bizneset duhet të praktikojn­ë pastrimin e vazhdueshë­m të sipërfaqev­e dhe elementeve të tjera të vendit të punës, si p. sh., si: stacionet e punës, tastierat, telefonat, parmakët dhe dorezat. Është e nevojshme që produktet dezinfekta­ntë të kenë përqindjen, metodën e aplikimit dhe kohën e kontaktit të saktë, si dhe përdorimi i tyre duhet bërë duke përdorur mjetet e mbrojtjes personale. Mbështetur në udhëzuesin e MSHMS- së për pastrimin e mjedisit në objektet ( jo të kujdesit shëndetëso­r) të ekspozuar ndaj COVID- 19). ISHSH- ja duhet të kryejë inspektimi­n sistematik për vlerësimin e zbatimit të masave përkundrej­t penalitete­ve në fuqi.

 ??  ?? Ministria e Shëndetësi­së
Ministria e Shëndetësi­së
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania