Gazeta Shqiptare

“Koka” e tij kushtonte 40 mijë euro, kush është biznesmeni i ‘ GULF’, që do të vritej nga terroristi Zukhurov

52- vjeçari i akuzuar për dy vepra penale nuk ka qëndruar asnjë ditë në qeli 2 vite më parë, Albano Aliko iu “ropi” shqiptarëv­e 1.5 mln euro

-

Ditën e djeshme, Dosja. al ka zbardhur ekskluzivi­sht emrin e biznesmeni­t që ishte në shënjestër të terroristi­t Komron Zukhurov nga Taxhakista­ni, i cili u vu në pranga më datë 30 prill në Tiranë. Mësohet se personi i vendosur në rreth të kuq për t’u eliminuar ka qenë 52vjeçari Albano Aliko. Për kokën e të cilit do të paguheshin 40 mijë dollarë. Aliko është një emër shumë i njohur në Shqipëri, sidomos pas skandalit me kompaninë “Gulf ”.

KUSH ËSHTË ALBANO ALIKO?

52- vjeçari Aliko është ishadminis­tratori i kompanisë Gulf, i cili u shpall në kërkim nga drejtësia shqiptare në muajin prill të vitit 2018, pasi akuzohej si personi që mashtroi qindra qytetarë duke iu shitur mijëra litra tolona karburanti të pavlefshme nga kompania “Gulf ”, me vlerën e 5 milionë eurove. “Gulf ” e nisi aktiviteti­n e vet në Shqipëri në shator të vitit 2013 me krijimin e shoqërisë “Sun Petroleum”. 6 muaj më vonë, në shkurt të vitit 2014, shoqëria u ble nga kompania “offshore” “Universal Energy Group”, duke krijuar kështu një skemë zinxhir kompanish guaskë, përmes së cilës nuk mund të arrihet tek pronarët e vërtetë.

DËMI I SKEMËS

Ndërsa në vitin 2018, menaxheri i shitjeve Albano Aliko, shiste tek qytetarët dhe biznese të ndryshme tollona nafte, me çmim që vari

MASHTRIMI

Me këtë miniskemë piramidale, kompania u shkaktoi klientëve një dëm prej 1.5 milionë euro duke i lënë me tollona të pavlerë. Mashtrimi i qindra bizneseve dhe qytetarëve të ndryshëm me shitjen e tollonave, ka ndodhur brenda një periudhë katërditor­e. Nga verifikime­t e bëra asokohe nga prokuroria e Tiranës ka konstatuar shitja kishte nisur që prej datës 15 prill 2018. onin nga 125 deri në 130 lekë për litër, ofertë kjo shumë e çmuar për këto, pasi çmimi real i naftës në tregun vendas është 170 deri në 175 lekë litri. Me këtë mini- skemë piramidale, kompania u shkaktoi klientëve një dëm prej 1.5 milionë euro duke i lënë me tollona të pavlerë.

Superofert­a mashtruese ndodhi në katër ditë.

Mashtrimi i qindra bizneseve dhe qytetarëve të ndryshëm me shitjen e tollonave, ka ndodhur brenda një periudhë katër ditore. Nga verifikime­t e bëra asokohe nga prokuroria e Tiranës ka konstatuar shitja kishte nisur që prej datës 15 prill 2018.

HISTORIA ME DREJTËSINË

Aliko i akuzuar për dy vepra penale që parashikon­in një dënim maksimal deri në 20 vite burg, nuk ka qëndruar asnjë ditë në qeli. Pas dy muajsh i shpallur në kërkim, 52- vjeçari vendosi që të vetëdorëzo­hej në policinë e Tiranës. Por Gjykata e kurseu duke e lënë në “arrest shtëpie” edhe pse akuzohej për “mashtrim më shumë se një herë” dhe “fshehje të falimentit”. Por mesa duket Aliko edhe pasi u shpëtoi telasheve nga drejtësia shqiptare, mesa duket nuk u ka shpëtuar “konfliktev­e” me persona të tjerë, deri në Azerbajxha­n. Nuk dihet nëse hasmëria ka nisur me historinë e naftës, apo ka të bëjë me ndonjë konflikt tjetër personal. Tani është në dorën e hetuesisë që të mësojë se përse koka e Alikos ‘ kushtonte’ 40 mijë euro.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania