Gazeta Shqiptare

30- vjeçari tregon dramën e jetës: Bashkëshor­tja iku shtatzënë te prindërit, nuk u kthye më kurrë

“Me time shoqe u njohëm në rrjetet sociale, dua që fëmijët të rriten me nënë dhe baba” Babai i dy fëmijëve të mitur nga Mamurrasi: Nuk e kam keqtrajtua­r gruan, 2 djemtë e mi mbetën të ndarë

-

Në një rrëfim si rrallë herë më parë, në stu dion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24, babai i dy fëmijëve nga Mamurrasi 5 dhe 2 vjeç, tregoi problemin e tij dhe atë çfarë e mundon më shumë. Sot dy fëmijët e tij jetojnë të ndarë dhe me mall për njëri- tjetrin. Po cila është pengesa dhe pse ata të dy nuk e përqafojnë dot njëri tjetrin? Çfarë ka ndodhur me prindërit e dy vëllezërve, ku janë sot ata? Gjithçka ka ndodhur në historinë e martesës i rrëfeu sot live 30- vjeçari, i cili jeton në shtetin e Italisë.

I riu nuk di të thotë arsyen pse bashkëshor­tja e tij vendosi të ikë nga shtëpia. Ai thotë se kanë pasur problem si çdo çift. “Atëherë, unë jam A. J. nga Mamurrasi, jam martuar në muajin gusht të vitit 2013, me N. K., e cila është me orgjinë nga Burreli, por lindur dhe lidhje, edhe pas një viti ne kemi bërë fejesën, pas një viti të fejesës bëmë martesën. Me dëshirën e të dy prindërve si të asaj dhe të mitë. Në momentin që u njohëm ajo ishte kthyer në Shqipëri për pushime, pasi ajo jetonte me prindërit që 6 vjeçe në Itali në Napoli, ndërsa edhe unë isha kthyer me pushime, por jetoja në Bergamo. Pas martesës unë kisha shtëpinë time në Bergamo dhe shkuam të jetojmë të dy së bashku. Në një vit e gjysmë të martesës erdhi fëmija i parë në jetë, i cili sot është 5 vjeç. Mbasi lindi fëmija i parë rreth një viti ngeli përsëri shtatzënë, në muajin e 4- të shtatzënis­ë shkoi te babai i vet për qejf, dhe që nga ai moment ajo ndenji 8 muaj atje dhe në momentin që lindi atje djali i dytë, unë u nisa për të parë fëmijën. Por ajo gjatë këtyre 8 muajve unë kërkoja të komunikoja, por herë ma hapte celularin herë jo, por nuk më thoshte kurrë që çfarë arsye kishte. E kishte edhe djalin e madh me vete, sepse shkoi për qejf. Por pas 8 muajsh u kthye në shtëpi, bëri letrat e djalit të vogël si dhe mori shpërblimi­n nga komuna, edhe pasi i mori iku përsëri me të dy fëmijët te babai i vet në Napoli. Pas dy muajsh pasi iku për herë të dytë me të dy fëmijët unë e dija se ishte te prindërit, ndërkohë një i afërm i imi më pohon që pashë gruan tënde në traget me dy fëmijët, ishte duke u kthyer në Shqipëri për pushime me gjithë familjen e vetë”,- tregon i riu. Më pas ai rrëfen se kur ka marrë vesh që gruaja po largohej me dy fëmijët e saj ka bërë një denoncim. “Unë shkova të bëj një denoncim në 11 e 30 të darkës në kuesture te Bergamos, qe bashkëshor­tja ime po ikte me fëmijët pa lejen time. Në atë moment mareshali merr në telefon drejtuesin e anijes dhe vërtetojnë se ajo është me fëmijët aty, por trageti kishte kaluar kufirin. Mbas 3 javësh unë shkova në Shqipëri takova të dy fëmijët, takova edhe bashkëshor­ten dhe e pyete nëse do të kthehesh në shtëpi dhe më pohoi që jo. Kur i thashë që pse i more fëmijët me vete pa lejen time edhe ajo me pohonte se ti nuk je askushi. Pas një muaji kthehet përsëri në Itali tek prindërit e saj, ndërsa unë ndenja vetëm dy javë. Pastaj për vitin e ri unë kërkova të takoj djalin e madh dhe të vogël, aty qëndrova tek të afërmit e mi 4 ditë. Në takim djali i madh më thoshte që o babi do më marrësh të lutem. Atëherë kërkova ta marr djalin një muaj në shtëpi, ajo nuk ma lejoi dhe shkuam te karabinier­i, dhe aty ai më tha që nuk lejohet, por unë sa dola jashtë e mora, sepse ajo më tha që ta merrja, por më vonë ndërroi mendje. Unë i thashë se e kam fëmijë, se është djali im, e kemi të dy njëlloj”. Ai tregon po ashtu se ka pasur edhe një moment bashkimi mes tyre. Po ashtu ai thotë se gruaja sërish e ka denoncuar për dhunë, duke pretenduar që një gjë e tillë nuk kishte ndodhur. “Në muajin janar vjen kjo me gjithë djalin e vogël në shtëpi, nga janari deri në qershor ndenjëm bashkë, pa asnjë problem. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe unë e pyesja që pse e bëre këtë dhe thoshte që e kam bërë gabim dhe jam bërë pishman. Një ditë kjo mori në telefon karabinier­in që të vinin në shtëpi sikur unë i kisha ushtruar dhunë, erdhën ata dhe e verifikuan, por kjo ka shkruar vetëm se më ka ushtruar dhunë psikologji­ke. Kjo është vërtetuar edhe nga karabinier­i që nuk kishte dhunë. Po atë natë në orën 11 e 30 të natës, karabinier­ët erdhën e morën bashkëshor­ten së bashku me djalin e vogël, sepse djalin e madh e pyetën dhe ai nuk deshi të shkonte madje qau dhe mu hodh në qafë. Ata e lanë aty djalin e madh, pas tre ditësh më ka marrë një asistente në telefon, asistentja e zonës time dhe më thotë se duhet të paguash hotelin që ka qëndruar gruaja juaj. Mirëpo unë asgjë nuk dija nga këto, dhe nuk veprova për asgjë, shkova te hoteli dhe pyeta se një person me këtë emër ka qenë këtu dhe me pohuan që po. Edhe unë nuk i pagova ato sepse nuk isha i detyruar. Atëherë, më merr një asistente në telefon, e cila më pohon se duhet të bëjmë një takim për çështjen e gruas tënde. Kur bëra takimin e parë asaj i kam kërkuar që të shikoja djalin por nuk e pashë kurrë, as nuk e di se ku është se çfarë bën ku është

DIVORCI

30- vjecari nga Mamurrasi rrëfeu të tjera detaje nga historia me bashkëshor­ten, me të cilën është tashmë në proces divorci në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në “News 24”. Ai thotë se nuk e ka dhunuar kurrë, por ka pasur raste kur ka ngritur zërin në familje. “Nuk e kuptova në një moment që kur unë nxehem në shtëpi, gruaja merr policinë në telefon dhe iu thotë se kam ushtruar dhunë. Si ka mundësi karabinier­i vjen aty dhe ma merr mua gruan ma çon në hotel. Më morën nga hoteli mua pas disa ditësh dhe më thanë duhet të bësh pagesën se ka fjetur gruaja 4 ditë dhe ka ngrënë bashkë me fëmijën”,tregoi ai një prej episodeve të historisë së tij.

KËRKESA

Kërkoj ndihmë nga ju, ju lutem sepse fëmijët e mi janë të ndarë, unë kam humbur të drejtën prindërore. Për këtë periudhë ka ardhur mami im të më ndihmojë, sepse Diego djali im është një fëmijë që nuk i mungon asgjë. Por Diego kërkon vëllain e vogël në kamera, por ajo nuk del në kamera. Ky është krim dhe e them me plot gojën që ky është krim. Çfarëdo të kem unë dhe bashkëshor­tja, fëmijët nuk duhen ndarë kurrë në jetë.

fëmija im, kam nevojë të di nëse fëmija a është mirë apo jo. U kam kërkuar prindërve informacio­n, por ata më thonë që ajo te ty nuk kthehet kurrë. Por për herë të parë unë e kam parë djalin më 3 shkurt të vitit 2020 vetëm pak, te zyrat e asistentes. Nga një vit e gjysmë që djali i madh është me mua vetëm një herë është interesuar një psikologe, as e ëma nuk është interesuar kurrë. Ne kohën e virusit ma kërkoi asistentja djalin, por nuk mund ta çoja të rrezikoja. Por kjo asistente ka mbushur letrat me rrena, e cila nuk di shqip, por asistentja ka qenë te shtëpia dhe asgjë s’ka parë nga ato që ka shkruar. Madje është treguar raciste për fëmijën, fëmija ishte vetëm 4 vjeç dhe ajo thosh

te pse nuk flet italisht por flet shqip. Çdo vendim i saj është totalisht i kundërt me atë çfarë është folur. Unë gjithmonë kam dashur të bashkëpuno­j me asistenten, por ajo asnjëherë nuk ka pasur dëshirë. Unë kam biseduar me bashkëshor­ten para 3 muajsh, por tani asnjëherë nuk kam biseduar më asnjëherë. Këtë periudhë 3 mujore aty ku ishte në qendër ajo ka nis divorcin me motivin se unë kam ushtruar dhunë psikologji­ke. Por kjo gjë nuk është vërtetuar kurrë. Celebrimin e kemi bërë në Shqipëri, por nuk e di pse duhet ta bëj zgjidhjen e martesës në Itali. Asgjë nuk po kuptoj çfarë po ndodh, por unë dua të kem të drejtat e fëmijëve si baba”,- rrëfeu ai. Sipas të riut, që tregoi më tej se gruaja ka nisur procesin e divorcit, ai nuk e di pse bashkëshor­tja ka ikur prej tij. “Unë nuk kam asnjë problem që ajo të rikthehet, mua shteti Italian më ka dëmtuar fëmijët. Ata po jetojnë të ndarë, djali i madh nuk ka psikolog, kërkesa për divorc është bërë në mënyrë falsivitet­i, sepse unë kurrë s’kam bërë asgjë nga këto as dhunë, asgjë, sepse ndryshe do më kishte arrestuar shteti italian. Fëmijët janë të dy me dokumente, në momentin që nusja ka ikur më ka marrë dokumentet e djalit të madh dhe nuk mund ta çoj as në mjekësi, djalin se çoj dot askund. Unë nuk po kuptoj çfarë po ndodhe me fëmijët e mi, as te lodrat nuk e çoj dot pa dokumente. Avokatja ime ka një vit që po punon për këto gjëra dhe këtë çështje por ende nuk ka asnjë përgjigje. Avokatja ime është shqiptare por jeton në Itali. Kërkoj ndihmë nga ju, ju lutem, sepse fëmijët e mi janë të ndarë, unë kam humbur të drejtën prindërore. Për këtë periudhe ka ardhur mami im, të më ndihmojë, sepse Diego djali im është një fëmijë që nuk i mungon asgjë. Por Diego kërkon vëllain e vogël në kamerë, edhe të jemi ne kamerë po ajo nuk del në kamerë. Ky është krim, dhe e them me plot gojën që ky është krim. Çfarëdo të kem unë dhe bashkëshor­tja, fëmijët nuk duhen ndarë kurrë në jetë. Unë kam qenë gjithmonë i pranishëm në takime nga shteti, nuk jam i dhunshëm, asnjë lloj marrëveshj­e. Me sa di unë bashkëshor­tja nuk ka një jetë të re”,- rrëfeu ai ndër të tjera.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania