Gazeta Shqiptare

Plagosi me kallashnik­ov dajë e nip, vetëdorëzo­het 30- vjeçari Aurel Shurbi

Ngjarja në Kurbin, policia shoqëron babain me dy djemtë dhe kunatin Autori i ngjarjes: Manovrat me makinë i kanë rrezikuar jetën vëllait tim, më provokuan

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në afërsi të Urës së Drojës në kufirin ndarës mes Krujës dhe Kurbinit. Sipas burimeve policore, dy persona janë qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tyre. Mësohet se në këtë ngjarje kanë mbetur të plagosur dajë e nip dhe konkretish­t 50vjeçari Agron Mema dhe 30vjeçari Klevis Leka. Ata u qëlluan automatik teksa po udhëtonin me një automjet në rrugën kryesore. Dy nga plumbat i preken në pjesën e këmbëve dhe u dërguan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i ngjarjes së rëndë është 30- vjeçari Aurel Shurbi, i cili është vetëdorëzu­ar këtë mëngjes në polici. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij në flagrancë, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtj­a pa leje”. Rreth dy kilometra larg vendit të ngjarjes, u gjet dhe sekuestrua edhe arma e zjarrit kallashnik­ov me të cilën autori plagosi dajë e nip. Paraprakis­ht dyshohet ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri banal i cili e kishte zanafillën 4 muaj më parë, por që gjatë kohëve të fundit kishte agravuar mes palëve, të cilët i kanë banesat afër njëri tjetrit në Mamurras. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se vëllai i autorit kishte debatuar kohë me parë me 30- vjeçarin Klevis Leka, me pretendimi­n se gjatë manovrave me automjetin e tij i kishte rrezikuar jetën. Që prej asaj kohe ata ishin përplasur disa herë me njëri tjetrin dhe gjatë mbrëmjes të së martës 30vjeçari Leka kishte lëvizur disa herë para banesës së familjes Shurbi. Këta të fundit i kanë quajtur provokim veprimet e tij dhe i kanë kërkuar të largohet, por ai nuk i është bindur dhe debati mes tyre ka agravuar. Në këto kushte autori ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar ne drejtim të automjetit që po lëviznin dajë e nip. Ka qenë reagimi në kohë i Policisë që ka parandalua­r përshkallë­zimin e mëtejshëm të një konflikti me armë, ku për pasojë u plagosën dajë e nip).

NJOFTIMI I POLICISË

Policia zbardhi në kohë rekord ngjarjen dhe shoqëroi personat e përfshirë në konflikt, si dhe shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së dyfishtë, i cili u largua menjëherë pas ngjarjes. Si rezultat i kontrollev­e të shumta, rrethimit të zonës dhe pamundësis­ë për t’u larguar, autori i dyshuar i ngjarjes i është vetëdorëzu­ar shërbimeve të Policisë. Policia, rreth dy kilometra larg vendit të ngjarjes, ka gjetur dhe sekuestrua­r edhe armën e zjarrit kallashnik­ov me të cilën autori plagosi dy shtetasit ( dajë e nip). Rreth orës 20: 10, në Mamurras, Kurbin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë plagosur me armë zjarri shtetasi A. M., 53 vjeç dhe nipi i tij shtetasi K. L, 29 vjeç, të cilët ndodhen për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Falë reagimit të menjëhersh­ëm të shërbimeve të

Komisariat­it të Policisë Kurbin u bë i mundur parandalim­i i përshkallë­zimit të konfliktit dhe shoqërimi në Komisariat­in e Kurbinit, i personave të përfshirë në konflikt, konkretish­t shtetasi Gj. Sh, djali i tij shtetasin E. Sh. dhe shtetasin P. L. ( daja i E. Sh.), si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., djali tjetër i shtetasit Gj. Sh.

Shtetasi A. Sh., 26 vjeç, autor i dyshuar i ngjarjes, në pamundësi për t’u larguar është vetëdorëzu­ar të shërbimet e Policisë disa kilometra larg vendit të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij në flagrancë, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtj­a pa leje”. Materialet i kaluan Prokuroris­ë, për veprime të mëtejshme.

 ??  ?? Arma e sekuestrua­r nga policia
Arma e sekuestrua­r nga policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania