Gazeta Shqiptare

Fitorja është një e tashme që ikën

Shkrimtari në një rrëfim për “Extra time”: Një përpjekje për t’u larguar nga ndjesia e rrjedhës, e rreshtit, e radhës

- Fatmira Nikolli

Përpjekja për të restauruar kujtesën, për të riprodhuar atë që të ka ikur, një kthim me ngulm e me pezm, i mbarsur me misionin për ta risjellë atë që ke humbur, është një formë patologjie, është të sëmuresh nga përmallimi, nga zija pambarim për gjithçka ikën, e cila bëhet shumë më e fortë kur flitet për njerëzit më të dashur, si në këtë libër”. Shkrimtari e përkthyesi Durim Taçi, vjen në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” për librin e tij “Extra time”. Ai ka një qasje për kohën, për dhimbjen, për kujtesën, për gabimet, për reflektimi­n si një mënyrë për t’i ikur rrjedhës dhe për të rigjetur veten e humbur a ata që kemi humbur. Libri i tij ka disa muaj që është në shqip, duke fituar lexues të herëpasher­shëm që gjejnë një bibliotera­pi të vetes dhe mendimit në kohën tonë. “Kufijtë vihen për të parë, ndalesat janë për të reflektuar. Edhe liria me sa duket e ka shenjtërin­ë e vet në perceptimi­n e caqeve, kufijve”, thotë Taçi për situatën pandemike.

- Te “Extra time” ju jepni një lloj biografie të vetes. Për ç’arsye kërkoni kohë tjetër, extra, për të ribërë ndryshe gabimet, për të rijetuar më mirë, apo për të dashur më shumë?

‘ Extra Time, është, në fakt, vetë koha jonë, koha njerëzore në përgjithës­i: një përpjekje për t’u larguar nga ndjesia e rrjedhës, e rreshtit, e radhës, nga e njëpasnjës­hmja, rrekje për t’u bërë i vetëdijshë­m mbi vendndodhj­en tonë në hapësirë, e cila është gjithmonë përbri, para e pas, diçkaje të njohur.

Është moment reflektimi, forca për të vepruar shpejt duke ngadalësua­r, një dihatje për të krijuar e mbajtur distancë me gjithçka të gjallë a inerte përreth, një ngadalësim që ngjan me një ngjitjeje lart, një e ndenjur pezull në lëvizje, pikërisht pse nuk ndalet së pulsuari asgjë rrotull nesh, një vetëdije shpirtëror­e e përkatësis­ë me të tërën.

Unë nuk e di sa zgjat hareja e një fitoreje, por di pak a shumë kur fillon. Shumë më përpara se ajo të ndodhë dhe fitorja është vetëm një moment, një e tashme që më ikën, nuk më lë mundësi ta gëzoj gjatë.

Mirëpo, për fat, është një e tashme që prodhon gjurmë, lë vragë, më fton dhe unë e di që ia vlen ta ndjek pafundësis­ht. Nuk ka rëndësi fakti që do më takojë të jetoj në kohë më gjatë me gabimin, si një formë e humbjes. Pasi, kjo është rruga, të jetojmë me gabimin, me humbjen, si mënyra e vetme për të zbuluar çfarë mbetet tjetër. Dhe, pak a shumë, e nuhas, se çfarë mbetet: ajo etja dhe kureshtja për ecur më tej. Dhe nuk është pak.

Pra, në një farë kuptimi, duke e cilësuar kohën si diçka ekstra, shtesë, bëj një përpjekje për t’i vënë kohës kufi, cak, për ta përjetuar e njohur me një vetëdije të re: kjo është koha për mua, nuk ka tjetër. Nuk është thirrje për të ndrequr, por më shumë për të hapur sytë, për të qenë i vetëdijshë­m në këtë rrugëtim vetjak.

- Si është të jesh vetja dhe vetja jote e dytë?

Të përpiqesh të shikosh veten tënde përbri teje, të jetosh në hapësirën e kësaj distance, të mund ta ndjekësh, ti rrish pranë vetes tënde. Vetja e dytë është projektim i një gjykimi të munguar, por që pritet të vijë. Është vetëdije e humbjes dhe e gabimit, është vragë ku mund të derdhësh emocionet nga një pranëvënie e pashmangsh­me me veten tënde të parë, po i themi, është perceptimi i distancës, është ai vend pushimi midis këtyre vetjeve.

Extra Time, unë mund të cilësoj pikërisht atë mundësi tjetër që na jepet për të mos ndenjur në pritje të gjykimit që duhet ta vijë nga diku, por ta bëjmë vetë. Në tekst, kjo mundësi, si perceptim realizohet përmes rrëfimit në vetën e dytë. Një vetë e dytë me një funksion shtesë: një dialog i vazhdueshë­m jo me tjetrin, por me vetveten. Rrëfim, i cili, nga forca

FITORJA

Unë nuk e di sa zgjat hareja e një fitoreje, por di pak a shumë kur fillon. Shumë më përpara se ajo të ndodhë dhe fitorja është vetëm një moment, një e tashme që më ikën, nuk më lë mundësi ta gëzoj gjatë. Mirëpo, për fat, është një e tashme që prodhon gjurmë, lë vragë, më fton dhe unë e di që ia vlen ta ndjek pafundësis­ht

e përsëritje­s hap një portë edhe për tjetrin, individin që ka marrë librin tënd në dorë, lexuesin.

Bëj kështu një përpjekje për ta pasur lexuesin aty në tekst, pranë vetes. I drejtohem sa atij e sa vetes time, duke bërë lidhjen e duke banuar distancën, fushën e emocionit dhe të gjykimit që i vë në marrëdhëni­e këto dy veta.

- Ju sillni në vëmendje emra si Stefan Çapaliku, Anisa Markarian. Cili ka qenë raporti juaj me ta, e ruani?

Është një raport që ka dy elementë përbërës, dy kahje. Njëri vetiak: i njeh këta si njerëz, jeta t’i ka sjellë në qerthullin e përvojës tënde, e, nga ana tjetër, shikon se si shndërrohe­n në simbole kulturore, bëhen pjesë e një konteksti identitar që mbetet në kohë.

Ka qëlluar si me vetën e dytë të romanit ‘ Extra Time’. Ata janë për mua individë që i kam njohur dikur, si miq, por pastaj më është dashur t’i bëj llogaritë me një vlerë shtesë: të kuptoj se kam të bëj edhe me gurë të shndritshë­m të mozaikut kulturor, të një konteksti përtej meje, i cili më bashkon me këdo që nuk i ka njohur dhe kështu vij e jetoj marrëdhëni­en me ta, dy herë, si miq e si simbole kulturore.

Në fakt, më ndodhi t’i njihja realisht për herë të dytë, në një ballafaqim­in midis shkrimtarë­ve të sotëm shqiptarë që jetojnë brenda e jashtë Shqipërisë, organizuar disa muaj më parë nga Qendra e Botimeve të Diasporës dhe Ministria e Kulturës. U gjendem bashkë në një panel diskutimi për tema jashtë miqësisë sonë.

- Libri, është një rrëfim edhe mbi dhembjen, mbi dhembjen e brendshme dhe dhembjen që del prej vetes, e që duket tashmë edhe për të tjerët. E kishit të nevojshme, donit ta ndanit?

Kam pasur nevojë të tregoj sigurisht, mbase, jo dhimbjen, jo detyrimish­t atë. Ajo vjen e projektohe­t në libër, ashtu siç e kam synuar. Emocionin, jam përpjekur vërtet ta projektoj si reagim tek lexuesi. Kështu edhe dhimbjen, se ishte e pamundur të shkruaja nën atmosferën e saj.

Veprimi i të shkruarit, për mua, ka kohë që përjetohet si një luftë e brendshme vetëdijesi­mi në lidhje me disa barriera e pengesa që dalin rrugës, që nga nisja prej asaj mase të pa formë që është kujtesa, deri tek realiteti i shkruar, forma që ajo merr nën petkun e ligjërimit.

Por nuk mbaron këtu. E gjitha kjo do lexohet. Vraga, gjurma e lënë nga ai që shkruan në formë frazash të ‘ plota’ që orientojnë, ndërtohet përmes shkëputjes­h, hapësirash bosh, që i shpëton pastaj një mënyrë induktive e ndërtimit të kuptimit.

Elementët janë aty, veç e veç, syri që lexon rindërton gjithçka nga e para, ngjashëm me lëvizjen e gjilpërës së një diagrame që shkon e gërvisht, para por edhe kthehet, herë pas here, se nuk po orientohet dot, derisa zbret paksa poshtë, tek rreshti tjetër, i shtyrë nga motori i brendshëm në kërkim të kuptimit.

Mund të ndodhë që syri që lexon të rikthehet lart, në faqen pararendës­e, apo ta nisë leximin nga e para për të ecur më tutje. Nëse je me fat, se lexuesi edhe mund ta hedhë librin fare.

Por, e shkruara biografike duket si një letër që ti ia dërgon vetes e pikërisht në çastin kur e shkruan dhe, ca më shumë, kur shikon rezultatin, e ke kuptuar që e ke bërë për të tjerët, apo bashkë me të tjerët.

Ky libër është një e shkruar e vetëdijshm­e mitobiogra­fike, që merr në konsiderat­ë faktin se biografia jote rri në një pranëvënie e marrëdhëni­e të hershme, parake, bashkë me një kontekst mitik e kulturor e kështu ti zbulon veten si pjesë e një historie që vazhdon të modifikohe­t e prapë nuk shqetësohe­sh.

Dhimbjen tënde në këtë libër e përçon tek lexuesi, si një projektim, ia heq vetes, se është e pamundur ta mbash, duke e rrëfyer.

- A mund ta restaurojm­ë kujtesën, ta rifitojmë veten, apo përmes kujtesës mund të ruajmë me forcë, ata që kemi humbur?

Përpjekja për të restauruar kujtesën, për të riprodhuar atë që të ka ikur, një kthim me ngulm e me pezm, i mbarsur me misionin për ta risjellë atë që ke humbur, është një formë patologjie, është të sëmuresh nga përmallimi, nga zija pambarim për gjithçka ikën, e cila bëhet shumë më e fortë kur flitet për njerëzit më të dashur, si në këtë libër.

Nuk është kjo rruga. Duhet dhe, kështu ndodh, për fat, që të jesh i orientuar drejt një kujtese që mendon, jo riprodhim i asaj që ikën, por reflektim dhe dialog me

 ??  ?? Shkrimtari Durim Taçi
Shkrimtari Durim Taçi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania