Gazeta Shqiptare

Autoriteti i Dosjeve raporton në Kuvend, në vëmendje të zhdukur me forcë

-

Autoriteti

për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit raportoi “online” për punën e tij gjatë vitit 2019 në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administra­tën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetarja e AIDSSH- së, Gentiana Sula bëri një paraqitje të veprimtari­së së institucio­nit vitin e tretë të funksionim­it. Ajo foli në shifra për 70 mbledhje dhe 843 vendime, 9 marrëveshj­e bashkëpuni­mi, 135 kërkesa institucio­nale, 286 kandidatë apo zyrtarë të verifikuar, 506 aplikime individual­e, 29 kërkesa për zbardhjen e bashkëpunë­torëve, 5 kërkesa për qëllime rehabiliti­mi dhe dëmshpërbl­imi, 158 kërkesa për pajisjen me vërtetim për periudhën e internimit apo burgimit, 72 kërkesa për qartësimin e fatit të të zhdukurve, 105 kërkesa studimore e mediatike me 1500 dosje të trajtuara, 92 777 dokumente të deklasifik­uara, 170 150 faqe të vëna në dispozicio­n në 2019. Institucio­ni ka zhvilluar funksionet e veta në përgjigje të kërkesave të qytetarëve, institucio­neve, grupeve të interesit, kërkuesve shkencorë dhe mediave kombëtare e të huaja. Seanca “online” u drejtua nga kryetari i Komisionit të Ligjve, Ulsi Manja, i cili në zbatim të rezolutës së Kuvendit 2019, e vuri theksin te çështja e të zhdukurve në diktaturë, duke kërkuar zbardhje të së vërtetës dhe ofruar mbështetje institucio­nale. Sipas kryetares Sula, “rezoluta e Kuvendit është zbatuar në pikat e saj sa u takon çështjeve të arkivit, informimit, publikimev­e, të zhdukurve dhe ndërveprim­it me institucio­net e shoqërinë, kryesisht të rinjtë, nëpërmjet veprimtari­ve të zhvilluara nga AIDSSH. Çështjet e tjera mbeten për t’u zbatuar në vijim. Ndërkohë, përmirësim­et ligjore dhe bashkërend­imi i punës së institucio­neve për avancimin e identifiki­mit dhe gjetjes së të zhdukurve janë ndër sugjerimet për të ardhmen”. Bashkërela­tori Andi Përmeti bëri një paraqitje të punës së AIDSSH, sa i takon administri­mit të dokumentev­e të ish- Sigurimit të Shtetit, informimit të shoqërisë, kërkimit shkencor dhe edukimit qytetar. Në vijim, znj. Vasilika Hysi u thellua në përshkallë­zimin e veprimeve të Autoriteti­t me pushtetin lokal, sa u takon të zhdukurve dhe përgjegjës­ive të ndërsjella për identifiki­min dhe mostjetërs­imin e vendvarrim­eve. Korab Lita dhe Ulsi Manja ishin pjesë e diskutimit që u përmbyll nga bashkërela­torja Klotilda Bushka, me prezantimi­n e projektrez­olutës 2020 për AIDSSH. Në 30- vjetorin e ndryshimev­e demokratik­e në vend që çuan në rënien e komunizmit dhe në 100vjetori­n e Tiranës kryeqytet, AIDSSH e zhvillon veprimtari­në e vet “me vetëdije për historinë dhe përgjegjës­i për të ardhmen”, sipas Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, në respekt të vlerave europiane e properëndi­more, ku njohja dhe rritja e vetëdijes për trashëgimi­në e përbashkët evropiane të krimeve të kryera nga diktaturat komuniste, naziste e të tjera, kanë rëndësi jetike për unitetin e Europës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania