Gazeta Shqiptare

Dy të vërteta alternativ­e për viktimat e pandemisë

- Nga Andi Bushati

... realitetit sa njëra edhe tjetra. Në njërin version, ashtu si të gjithë autokratët e rruzullit, Edi Rama ka nisur fushatën për të propogandu­ar se numri i ulët i viktimave nga COVID - 19 është si pasojë e përballjes që kabineti i tij bëri me sëmundjen. Ai nuk do të njohë as mungesat dhe mashtrimet me maskat, as numrin rekord minimal të testimeve, që janë të domosdoshm­e sidomos për fazën e hapjes dhe as frikën e fillimit, se mos mbeteshim pa shtretër në reanimacio­n dhe pa respirator­ë për të prekurit rëndë. Deviza e Ramës është sa populiste aq dhe e thjeshtëzu­ar: “po të mos ishin ndjekur masat që vura unë, do kishim pasur atë shifrën e llahtarshm­e të 18 mijë të vdekurve që ishte parashikua­r”.

Nga ana tjetër, e shqetësuar se mos vala e butë e sëmundjes në vend i atribuohet si meritë armikut të saj më të madh, e kompleksua­r nga propaganda sa e pandalshme dhe e pacipë e kryeminist­rit, opozita po i bie borive të një tjetër ‘ të vërtete alternativ­e”. Sipas asaj që tha Monika Kryemadhi të hënën në mbrëmje në “Open”, apo sipas asaj tek e cila këmbëngul prej kohësh Berisha, raporti i 31 të vdekurve dhe 570 të shëruarve është i trukuar, pasi tek viktimat nuk përfshihen ata që kanë ndërruar jetë gjatë muajve janar edhe shkurt, apo nga sëmundje të tjera që nuk janë shënuar si COVID- 19.

Ndonëse në ndonjë rast episodik ky pretendim mund të lërë vend për dyshime, kjo nuk e ndryshon aspak faktin se nga faza e parë e kësaj flame vendi doli me shumë pak dëme në jetë njerëzore.

Pra, konkluzion­i është se përballja me këtë fatkeqësi shëndetëso­re, nuk mund të quhet as fitore dhe as dështim i qeverisë. Çdo përpjekje për të predikuar qoftë njërën dhe qoftë tjetrën është thjeshtë një mashtrim.

E vërteta është krejt e ndryshme dhe ajo konsiston në faktin se, tani për tani, për fatin tonë, ne u renditëm mes atyre vendeve ku zjarri dhe furia e këtij ‘ armiku’ nuk goditën me forcën e tyre më të madhe.

Se përse ndodhi kështu dhe a do të kemi këtë fat edhe kur flama të rikthehet, a do të jemi po kaq të mbrojtur deri sa të mbërrijmë tek imuniteti i masës apo deri sa të shpiket vaksina, këto janë pyetje për të cilat përgjigjet nuk mund të kërkohen as në selinë e PS as në atë të PD- së.

Ai është një domen i kërkuesve, shkencëtar­ëve dhe epidemiolo­gëve. Vetëm ata do të jenë në gjendje të na thonë, ndoshta një ditë, se përse vendet ish- komuniste u goditën më pak nga kryeqendra­t e zhvilluara të perëndimit, se përse Siçilia e prapambetu­r pati më tepër fat se Lombardia, se përse Gjermania Lindore nuk u prek aq fort sa Bavaria, apo Portugalia aq rëndë sa Spanja.

Vetëm ata do të mund të na tregojnë, nëse kjo ka të bëjë me sjelljen e ndryshme sociale, me genet dhe konstrukti­n e gjithkujt, apo ndoshta më politikat e vaksinimit. Brenda kësaj enigme, ende të pa zbërthyer botërisht, gjentet edhe misteri i dëmeve të vogla në jetë njerëzore që pati Shqipëria. Prandaj, të duash të luash duke e interpretu­ar atë, qoftë siç bën njëra palë dhe qoftë siç bën tjetra, është në rastin më të mirë qesharake. Është të bësh politikë për shtresën më injorante që pret të bindet nga ajo që i thotë partia, pa dëgjuar më parë se në ç’përfundime ka arritur shkenca.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania