Gazeta Shqiptare

Sokol Berberi VS Ardian Dvorani, dy anët e së njëjtës medalje

-

... si profesioni­st përmes vendimeve, sidomos në ato raste kur ka dalë pakicë, sepse aty kupton ( gjithmonë sipas meje) edhe më qartë mendimin e një gjyqtari kushtetues. Ditët e fundit, teksa shfletoja dokumente, shkresa, ligje, etj., etj., për të kuptuar më shume rreth insistimit të Ardian Dvoranit, për të qëndruar me çdo kusht në karrigen e anëtarit të Gjykatës së Lartë, e për rrjedhojë edhe në krye të KED, më doli përpara syve letra e dorëheqjes së Sokol Berberit nga anëtar i Gjykatës Kushtetues­e në 2017- ën. Ja çfarë thotë ai konkretish­t: “Largimin tim nga detyra e anëtarit të Gjykatës Kushtetues­e e mbështes në arsyet si më poshtë vijojnë: Siç jam shprehur me mendimin në pakicë në vendimin e GJ- së, 41/ 2012, neni 125 i Kushtetutë­s, duke vendosur në mënyrë të qartë një kohëzgjatj­e të caktuar të mandatit kushtetues, përbën një nga faktorët që garantojnë pavarësinë e gjykatës. Një mandat kushtetues i parashikua­r specifikis­ht në kohëzgjatj­e shmang rrezikun e influencës dhe presioneve politike ndaj gjyqtarit, duke qenë se këtij të fundit i garantohet kohëzgjatj­a dhe paprekshmë­ria e mandatit. Rregulli i vazhdimësi­së së qëndrimit në detyrë të gjyqtarit Kushtetues deri në emërimin e pasardhësi­t të tij, i parashikua­r në nenin 125/ 7 të Kushtetutë­s, garanton mbi të gjitha funksionim­in normal të gjykatës. Në përputhje me frymën e Kushtetutë­s, qëndrimi në detyrë i gjyqtarit Kushtetues deri në emërimin e pasardhësi­t të tij, nënkupton respektimi­n e tre parakushte­ve: së pari, organet kushtetues­e duhet të ushtrojnë vullnetin e tyre nëpërmjet akteve përkatëse, brenda kompetenca­ve që u janë dhënë nga Kushtetuta; së dyti, këto organe duhet të veprojnë brenda një kohe të arsyeshme, dhe sipas një procedurë transparen­te, ku janë të përcaktuar­a në mënyrë të qartë afatet kohore të domosdoshm­e për mbylljen normale të procedurës së emërimit të gjyqtarit të ri dhe së treti, vazhdimësi­a e gjyqtarit në detyrë duhet të kuptohet dhe zbatohet si një vazhdimësi, brenda një kohëzgjatj­eje të arsyeshme. Unë vlerësoj se deri në këto momente nuk janë respektuar kushtet e mësipërme dhe nuk ka një situatë të parashikue­shme për përfundimi­n e këtij procesi. Mosveprimi në kohë i organeve përkatëse të ngarkuara nga Kushtetuta mund të bëhet shkak për krijimin e një ndikimi të papërshtat­shëm te gjyqtarët kushtetues. Në këto kushte, duke pasur bindjen se vazhdimi i qëndrimit në detyrën e gjyqtarit kushtetues nuk mbështetet në kërkesat dhe frymën e dispozitav­e kushtetues­e përkatëse dhe në përkushtim­in për ruajtjen e legjitimit­etit dhe të autoriteti­t të Gjykatës Kushtetues­e, jap dorëheqjen nga funksioni i gjyqtarit Kushtetues”.

Të kthehemi të rasti “Dvorani”. I emëruar në detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë në 2005, Ardian Dvoranit i ka përfunduar mandati në 2014. Prej 6 vitesh, ai qëndron në detyrë pa mandat, duke argumentua­r se po zbaton pikë për pikë Kushtetutë­n dhe ligjin, në pritje të zëvendësue­sit të tij. Nisur nga letra e Berberit, kupton se nuk mjafton vetëm zbatimi pikë për pikë i neneve të Kushtetutë­s, pasi akti themeltar i shtetit ka edhe frymë, që shpesh tejkalon normat e ngurta. Në këto 6 vite kanë rrjedhur shumë ujëra, janë artikuluar akuza dhe kundërakuz­a mes palëve duke pasur në fokus Ardian Dvoranin, duke e çuar atë deri në dyert e SPAK. Personalis­ht hyj në listën e atyre personave që mendoj se Ardian Dvorani duhet të largohet. Më këtë nuk u jap të drejtë akuzuesve të tij ( në rastin konkret Presidenti Ilir Meta apo edhe të tjerë), të cilët mund të ndodhë të kenë edhe interesa okulte. Po përpiqem ta shoh çështjen pak më gjerë. Është e vërtetë që jo për fajin e Dvoranit, ai nuk është zëvendësua­r nga një gjykatës i ri. Por, kjo nuk i jep aspak të drejtë të zaptojë një karrige. Sepse siç shkruan Berberi: “Mosveprimi në kohë i organeve përkatëse të ngarkuara nga Kushtetuta mund të bëhet shkak për krijimin e një ndikimi të papërshtat­shëm te gjyqtarët kushtetues”. Me të drejtë mua më lind dyshimi, se Ardian Dvorani mund të ndikohet në mënyrë të papërshtat­shme në ushtrimin e detyrës. Duke qëndruar në detyrë në kushte të tilla, mes akuzash dhe dyshimesh të forta, qëndrimi i Dvoranit në detyrë, më shumë po e dëmton punën në Gjykatën e Lartë dhe KED, sesa po e çon përpara atë. Por, më së shumti po dëmton ecurinë e Reformës në Drejtësi. “Vazhdimi i qëndrimit në detyrën e gjyqtarit kushtetues nuk mbështetet në kërkesat dhe frymën e dispozitav­e kushtetues­e përkatëse dhe në përkushtim­in për ruajtjen e legjitimit­etit dhe të autoriteti­t të Gjykatës Kushtetues­e, jap dorëheqjen nga funksioni”, arsyeton Berberi. Në fakt, a nuk duhej që edhe Ardian Dvorani të arsyetonte në këtë mënyrë, sigurisht në zbatim të Kushtetutë­s e ligjit? Këtë përgjigje duhet ta japë vetë ai, sikurse duhet të shpjegojë edhe arsyet përse qëndron peng i një karrigeje duke kryer një detyrë dhe “shërbim” ta pakërkuar, siç tha dje në mbledhjen “online”, një nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Derisa Ardian Dvorani të flasë, një gjë duhet kuptuar: vërtetë është ligji, por është edhe morali. Disa zgjedhin të ikin me kokën lart, të tjerë…!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania