Gazeta Shqiptare

Zemër bardheblu, por Gjoka pranon: Nuk do t'i thosha "jo" Partizanit

Kryeqyteta­si po drejton për herë të parë jashtë Superligës, teksa është në krye të Shkëndijës së Tetovës Tekniku rrëfen: Gjici donte të dinte formacioni­n një ditë para

-

Ernest Gjoka ka lënë Superligën shqiptare dhe këtë sezon ka marrë drejtimin e Shkëndijës së Tetovës, ku nuk po kalojnë një periudhë shumë të mirë. Në një prononcim të dhënë së fundmi për "Supersport", Gjoka është shprehur se Kupa e Shqipërisë që fitoi me Flamurtari­n është trofeu më i veçantë në karrierën tij, duke thënë se ishte i veçantë për faktin se ishte i pari. Gjithashtu, ai u shpreh se Safet Gjici dëshiron të jetë gjithmonë i pari, duke shtuar se gjithmonë donte të dinte kush do ishte në formacion, por nuk ndërhynte atje, teksa pranon se nuk do t'i thoshte "jo" stolit të Partizanit, ndonëse dihet që Ernest Gjoka ka zemër bardheblu.

Si po kaloni këto ditë pandemie?

Kjo pandemi na ka vënë disi në vështirësi, por për fat të mirë po përshtatem­i.

Si ju është dukur kampionati maqedonas?

Këtu nuk është një kampionat i thjeshtë, përkundraz­i është shumë i vështirë. Shkëndija nuk është si në sezonet e kaluara dhe kemi pasur shumë probleme. Në po përpiqemi të rikthejmë Shkëndijën fitimtare, por këtë sezon e shikojmë shumë të vështirë.

Ku është kampionati më i fortë, në Shqipëri apo në Maqedoninë e Veriut?

Për hir të së vërtetës, janë të ndryshme. Në Shqipëri kampionati ka infrastruk­turë më të mirë dhe më shumë bukuri, ndërsa në Maqedoni ka më shumë lojtarë të mirë individual­isht.

Cili trofe të ka shijuar më shumë?

Trofetë shijojnë të gjithë njësoj, sidomos kur vijnë pas një mundi dhe pune të madhe, por unë do të veçoja Kupën e fituar me Flamurtari­n, që ishte trofeu im i parë si trajner.

Do të donit të stërvitnit Partizanin?

Partizani është një ekip elitar dhe nëse do të vinte një ofertë, pse jo?! Në punën tonë ndodh gjithçka dhe nëse rrugët tona bashkohen, pse jo?!

Thuhet se jeni trajneri që keni fituar më së shumti vitet e fundit?

Nuk e di se sa kanë fituar të tjerët, ndaj nuk të konfirmoj dot këtë, por mund të them që unë kam pranuar çdo lloj projekti, edhe në klube jo elitare, në aspektin ekonomik të paktën.

Keni pasur ndërhyrje nga presidentë­t në punën tuaj?

Ndërhyrje jo, por ndonjë sugjerim edhe kam pasur. Gjici për shembull donte të dinte formacioni­n gjithmonë një ditë para, ndërsa Gjika bënte sugjerime për Sefën, që e kishte shumë qejf.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania