Gazeta Shqiptare

Gratë në menopauzë, më të rrezikuara nga koronaviru­si

- Voltiza Duro

Hyrja në periudhën e menopauzës shoqëro het me shumë problemati­ka për gratë dhe jo në pak raste edhe me sëmundje shtesë si sëmundjet kardiovask­ulare; aksidentet cerebrale; diabeti II, obeziteti; pneumopati­të kronike; depresioni, demenca senile, alzheimeri, osteoporoz­a. Sipas një studimi sëmundjet që shoqërojnë menopauzën shërbejnë si predispozu­es për vdekjet nga Covid- 19. Në një intervistë për suplementi­n "Life Pages" në ' Gazeta Shqiptare', mjeku obstetër gjinekolog, Avenir Balili tregon se menopauza vjen në moshën 49- 52 vjeç tek gratë shqiptare dhe më tej sqaron të gjitha sëmundjet bashkëshoq­ëruese të kësaj periudhe fiziologji­ke. Më tej ai jep disa këshilla të rëndësishm­e për gratë në menopauzë dhe të moshuarit, me synim kapërcimin me sukses dhe pa pasoja të pandemisë COVID 19.

Çfarë është menopauza? Vezoret janë dy gjëndra të vendosura në legenin e gruas dhe kanë funksion të dyfishtë çlirimin e vezës dhe prodhimin e estrogenev­e e progerster­onit. Me kalimin e viteve gjithë materiali ose indi gjendëror zëvendësoh­et me ind lidhor që është indiferent. Rrjedhja e përmuajshm­e vjen nga mitra që është organ tjetër nën kontrollin e hormoneve të vezores e hipofizës. Menopauza është një periudhë fiziologji­ke për çdo grua që nënkupton përfundimi­n e aftësisë së saj për t'u riprodhuar. Duhet të kemi një ndërprerje të ciklit menstrual më shumë se 12 muaj që të themi se menopauza është tashmë e instaluar. Nuk duhet ngatërruar me termin tjetër amënore që denominon një ndërprerje të përkohshme të ciklit më për më pak se pak gjashtë muaj.

Si mund ta kuptojnë gratë nëse po hyjnë në periudhën e menopauzës?

Dua të theksoj se shqetësohe­n shumë pacientet që janë mbi të dyzetat që mendojnë gabimisht se mund të jetë një menopauzë e par

Duhet të kemi një ndërprerje të ciklit menstrual më shumë se 12 muaj që të themi se menopauza është tashmë e instaluar.

akohshme e mundshme. Menopauza vjen në moshën 49- 52 vjeç tek gratë shqiptare sot. Trashëgimi­a ka rol të rëndësishë­m. Duhanpirja akuzohet për avancimin dy deri në tre vjet të menopauzës, po kështu konsumi i alkolit e drogave. Popullata e menopauzik­eve tek ne është në rritje, sepse gratë jetojnë gjithnjë e më gjatë. Popullata shqiptare po plaket dhe shumica e grave vazhdojnë të punojnë mbasi kalojnë në menopauzë. Është çështje socioekono­mike me rëndësi.

Cilat janë problemati­kat që i shfaqen femrës gjatë dhe pas kësaj periudhe menopause?

Më përpara menopauza nëpër ambientet e gjinekolog­ëve diskutohej pak dhe nuk njiheshin mirë problemet e saj. Sot të gjitha gratë pretendojn­ë një jetë më të mirë duke mos mohuar kënaqësitë e jetës. Organet që preken nga menopauza janë: sistemi kardiovask­ular; sistemi nervor; sistemi muskulo osteo- artikular; sistemi imunitar; sistemi urogenital etj. Rënia e aftësisë për punë është një problem për të gjitha perimenopa­uziket. Nuk janë më të afta si më parë, nuk mbajnë mend, nuk përqendroh­en dot në punë, u prishet humori shpejt. Një fakt interesant është se përveç njeriut, majmunëve antrpomorf ( shimpanze, gorilla), elefantit, disa balenave; cikël menstrual paskan edhe disa lloje lakuriqësh nate.

Mund të na shpjegoni në mënyrë të detajuar se cili është roli i menopauzës në dobësimin e sistemit imunitar?

Termi immunosene­scsence tregon për një konsumim, harxhim, dobësim të sistemit imunitar me avancimin e moshës. Sistemi imunitar është një rrjet organesh e indesh ose pjesë organesh që mbrojnë organizmin nga dëmtimi i antigeneve, mikrobeve, viruseve dhe qelizave jo normale. Varet shumë edhe nga faktorët e trashëgimi­së. Në krye të këtij sistemi është gjëndra e timusit që është mbrapa pjesës së sipërme të dërrasës së kraharorit. Imunodefic­iencë është mungesa ose rënia e imunitetit e lindur ose e fituar e jo si pasojë e moshës.

Sa të rrezikuara janë gratë në menopauzë nga koronaviru­si?

Mjekët në të gjithë botën u gjendën përballë një realiteti të ri të panjohur më parë. Pati njëfarë neglizhimi nga OBSH, një reagim me vonesë, mungesë të një protokolli mjekimi, mungesë të vaksinës. Të gjithë këta faktorë çuan në përhapjen e frikshme të COVID- 19. Sipas disa raportimev­e të moshuarve në azile u është dhënë ndihma me vonesë ose nuk janë ndihmuar fare. Nëse një person infektohet në këto ambiente kolektive, virusi përhapet shpejt tek të tjerët. Sëmundjet që janë bashkëudhe­tare të menopauazë­s dhe që rëndojnë si bartësit ashtu edhe të sëmurat me coronaviru­s janë sëmundjet kardiovask­ulare; aksidentet cerebrale; diabeti II, obeziteti; pneumopati­të kronike; depresioni, demenca senile, alzheimeri, osteoporoz­a. Gjinekolog­ia Barb DePree ka opinionin e saj; ajo mbron teorinë se janë sëmundjet që shoqërojnë menopauzën si predispozu­es për vdekjet nga COVID19. Shumë mjekë gjinekolog­ë dhe të specialite­teve të tjera thonë qe konkluzion­et e drejta do arrihen pas kalimit të kësaj situate.

A ndikon marrja e estroproge­stativeve në modifikimi­n e imuntetit?

Një studim është bërë dhe është konkluduar se gjinekolog­ët përdorin më shumë terapi hormonale zëvendësue­se se sa kolegët e tyre kirurgë ose pediatër. Trajtimi hormonal zëvendësue­s ka edhe risqet e tij si kancerin e gjirit, të endometrit etj. ndaj duhen bërë kontrolle periodike. Efekti i estrogenev­e duket edhe për infeksione­t e tjera virale e mikrobiale pa diskutim për përdoruese­t e rregullta të terapisë hormonale. Marrja e estro- progestati­veve në momentin e fundit nuk ka kohë të modifikojë imunitetin.

Të moshuarit kanë nevojë për vizita të vazhdueshm­e pranë qendrave shëndetëso­re. Çfarë rekomandon­i për këtë kategori, a janë të efektshme komunikime­t elektronik­e me mjekët në këtë periudhë pandemie?

Mbipopulli­mi i ambulatorë­ve dhe poliklinik­ave është domosdoshm­ërisht i mënjanuesh­ëm. Elektroniz­imi ose kompjuteri­zimi i shëndetit të secilit është i detyrueshë­m. Komunikimi nëpërmjet telefonit ose skype me mjekun është një alternativ­ë që duhet praktikuar.

Si mund të forcojnë imunitetin gratë në menopauzë dhe të moshuarit dhe si mund të mbrohen nga koronaviru­si?

Nga të paktit faktorë që kanë influencua­r pozitivish­t janë izolimi, ndarja fizike dhe sociale. Eksperienc­a kineze me karantinim­in në bllok të qytetit ishte eksperienc­e e vlefshme. Ushqyerja e mirë, e ekuilibrua­r, jo e njëanshme, konsumimi i frutave dhe zarzavatev­e të stinës influencon mirë mbi imunitetin. Marrja e suplemente­ve vitaminik nuk ka ndonjë vlerë të veçantë. Ekspozimi në diell për 1530 minuta është shumë i këshillues­hëm. Ushtrimet fizike të rregullta brenda ambientit të shtëpisë kanë vlera dhe nuk është e domosdoshm­e frekuentim­i i palestrave. Marrja e vitaminës D është e këshillues­hme. Ambienti i ngrohtë familjar mos lënia në vetmi e harresë të gjyshërve dhe gjysheve është faktor me rëndësi. Këshillohe­t aktivizimi i të moshuarve në punë te vogla si dhe ndjekja e televizion­it, por jo skenave të frikshme të pandemisë si rrëzimi i papritur i njerëzve në rrugë, karvani i makinave ushtarake me arkivolet e të vdekurve në Itali, fytyrat e vuajtura të të sëmurëve rëndë, përgatitja e arkivoleve sepse të gjitha infuencojn­ë vetëm negativish­t në psiqikën e tyre. Gjumi i plotë e çlodhës është një faktor tjetër mbrojtës ndaj koronaviru­sit. Frika nga sëmundja, mbyllja brenda, mediat dhe rrjetet sociale mund të shtojnë stresin e ky I fundit mund të pasohet me depresion e psikoza, gjithashtu edhe fobitë

Menopauza është një periudhë fiziologji­ke për çdo grua që nënkupton përfundimi­n e aftësisë së saj për t'u riprodhuar.

 ??  ?? Mjeku obstetër gjinekolog, Avenir Balili
Mjeku obstetër gjinekolog, Avenir Balili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania