Gazeta Shqiptare

“Zgjedhorja” brenda majit, PS: Jo listë dëshirash. PD: Zgjidhje për tri kërkesa

Dakordësit­ë për mandatin dhe ku ndahen palët në komision

- Valentina Madani

Mbyllja e Reformës Zgjedhore brenda 31 majit duket se është pranuar nga të gjitha palët politike në tryezën e djeshme online të Këshillit Politik. PD kërkoi që reforma zgjedhore të përfundojë brenda 31 majit, ndërsa paralajmër­oi mazhorancë­n se nëse tenton ta miratojë pa konsensusi­n e opozitës së bashkuar do të përballet me pasoja të rënda. E ndërsa kjo mori miratimin e mazhorancë­s, palët ndahen tek çështjet që do të diskutohen. Përfaqësue­sit e opozitës në mbledhjen e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi i PD- së dhe Petrit Vasili i LSI kërkuan mbylljen sa më shpejt të reformës zgjedhore, duke e rinisur atë me propozimet e opozitës të lëna pa përgjigje nga qeveria. 3 janë kërkesat e opozitës: 1. Reforma të mos vonohet më tej, por të mbarojë deri në 31 maj; 2. Në këtë funksion, takimet mes palëve duhet të rikthehen në formatin e tryezës ballë për ballë, jo përmes komunikimi­t online; 3. Puna e Këshillit Politik të rinisë me çështjet e propozuara nga opozita, në mënyrë që pala tjetër të mbajë një qëndrim për të gjitha propozimet e lëna pa përgjigje deri tani.

DEBATI

Këshilli politik online ka shkaktuar debate mes palëve, pasi sipas PS, demokratët kanë kërkuar të rinisë loja nga fillimi. Opozita jashtë parlamenta­re i ka kërkuar Këshillit Politik që së bashku me ekspertët të ketë një produkt final deri në fund të këtij muaji. Pas debateve online, socialisti Damian Gjiknuri, i pakënaqur nga qëndrimi i PD pas rikthimit në Këshill, u shpreh se demokratët kërkuan që të ketë një ridiskutim të të gjitha çështjeve. Gjiknuri bëri të ditur se për çështjet që opozita dhe mazhoranca nuk kanë konsensus do të merret rekomandim­i i OSBE/ ODIHR, ashtu siç është rënë dakord. Ndërkohë nga selia e PD, Oerd Bylykbashi këtë deklaratë të Gjiknurit, e quajti si mungesë të vullnetit politik të mazhorancë­s për të çuar para reformën. “Këshilli Politik duhet ta mbyllë brenda datës 31 maj. Është objektivi i

opozitës që pa humbur kohë kjo reformë të shkojë drejt përmbyllje­s me konsensus. Ajo që ne ngulëm këmbë është që para se të ecim më tutje, duhet të jetë e qartë se cili është vullneti politik i mazhorancë­s në lidhje me propozimet e rëndësishm­e që ka bërë opozita e bashkuar në lidhje me çështjet madhore për të cilat ka drafte dhe propozime konkrete dhe jemi ndeshur vetëm me refuzim nga mazhoranca për propozimet tona. Ne do qëndrojmë fort për të gjetur zgjidhje konsensual­e me asistencën e OSBE/ ODIHR që brenda 31 majit reforma të jetë mbyllur dhe më pas ti drejtohemi betejave të tjera politike për konfirmimi­n e

 ??  ?? Oerd Bylykbashi
Oerd Bylykbashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania