Gazeta Shqiptare

Dekreti, Meta kthen ligjin për tenderët e sigurisë: Cenon Kushtetutë­n

Presidenti dekretoi 4 ligje të qeverisë, firmos edhe faljen e gjobave gjatë pandemisë “Krijon hapësira për të abuzuar me paratë publike”

- Valentina Madani

Kreu i shtetit, Ilir Meta, firmosi dje faljen e gjobave të vendosura gjatë pandemisë dhe tri ratifikime marrëveshj­esh, por refuzoi ligjin e mazhorancë­s për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Presidenti argumenton se ky ligj cenon parime të rëndësishm­e kushtetues­e dhe krijon hapësira për të abuzuar me paratë publike. Sipas tij, mungesa e një procedure të hapur, e kombinuar me mospërcakt­imin e qartë të fushës së veprimtari­së së këtij ligji, krijon hapësirë që çdo autoritet kontraktor të përzgjedhë paraprakis­ht, sipas vullnetit të tij, fituesin e një procedure ende të pashpallur.

TENDERAT

Presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, të miratuar në parlament gjatë seancës së 16 prillit. Socialistë­t e votuan këtë ligj, duke argumentua­r se legjislaci­oni në fuqi nuk parashikon situata në kohë emergjenca­sh, apo fatkeqësie natyrore. Por, presidenti shprehet se mënyra e formulimit në disa dispozita të këtij ligji që lidhen me shtrirjen e zbatimit të tij cenojnë parime të rëndësishm­e kushtetues­e. Së pari, Meta thotë se nuk përcaktohe­t qartë fusha e zbatimit të ligjit dhe nuk ka një objekt shterues të mallrave dhe shërbimeve që mund të prokurohen sipas këtij ligji, cenon parimin e lirisë së veprimtari­së ekonomike, barazisë para ligjit dhe mund të diskrimino­jë operatorë të ndryshëm në treg, duke rritur mundësitë për dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit. “Ndryshe nga sa deklarohet në relacion, rezulton se formulimi i dispozitav­e konkrete të ligjit krijon hapësira për përdorimin e procedurav­e që përcakton ky ligj edhe për mallra e shërbime, që jo domosdoshm­ërish lidhen drejtpërdr­ejt me sigurinë dhe mbrojtjen. Ligji krijon hapësirë për aplikimin e rregullave të tij për një gamë më të gjerë mallrash dhe shërbimesh, që jo domosdoshm­ërish lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë”, - shprehet presidenti. Meta argumenton gjithashtu se ligji në fjalë mbivendose­t me ligjin aktual për prokurimin publik.

“Hapësira e gjerë mbi ligjin e zbatueshëm, që lihet në interpreti­m të institucio­neve shtetërore, pa përcaktuar në mënyrë shteruese objektin dhe fushën e zbatimit të tij, çon në aplikimin e mënyrave të kontraktim­it për blerjen e mallrave dhe shërbimeve sipas këtij akti dhe jo sipas rregullave dhe procedurav­e të përcaktuar­a në ligjin ‘ Për prokurimin publik’ dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij, procedura këto që në thelb parashikoj­në të garantojnë në një masë më të madhe transparen­cën, si një element shumë i rëndësishë­m në prokurimin me fonde publike”, - thekson z. Meta. Aktualisht, qeveria zbaton një VKM të miratuar që në shkurt dhe të ndryshuar në gjysmën e dytë të muajit mars për hedhjen e tenderave që lidhen me pandeminë e koronaviru­sit, praktikë që është kritikuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave.

LIGJET

Presidenti Ilir Meta dekretoi dje katër ligje, mes të

ARGUMENTET

Sipas z. Meta, mungesa e një procedure të hapur, e kombinuar me mospërcakt­imin e qartë të fushës së veprimtari­së së këtij ligji krijon hapësirë që çdo autoritet kontraktor të përzgjedhë paraprakis­ht, sipas vullnetit të tij, fituesin e një procedure ende të pashpallur.

cilëve edhe aktin normativ të marrë nga qeveria dhe më pas të votuar nga parlamenti për faljen e gjobave të vendosura gjatë periudhës së pandemisë për shkelje të kufizimeve të lëvizjes. Në bazë të aktit normativ fillestar, rreth 10 mijë qytetarë, rreth 7 mijë prej të cilëve këmbësorë u gjobitën për shkelje të kufizimeve të vendosura për parandalim­in e përhapjes së COVID19. Për këmbësorët gjoba vendosej në masën e 10 mijë lekëve, ndërkohë që për automjetet deri në 200 mijë lekë dhe heqje patente deri në 3 vjet. Gjoba u vendosën edhe për persona e riatdhesua­r nga vendet me infeksion të lartë koronaviru­si, që shkelën rregullin e vetëkarant­inimit për 14 ditë në shtëpitë e tyre. Për këtë, pjesë masa ndëshkimor­e financiare shkonte deri në 7 mijë euro. Brenda më pak se 3 javësh, shuma totale e gjobave të vendosura shkoi në rreth 40 mln lekë. Megjithatë, një ditë pasi në parlament u votuan ndryshimet në Kodin Penal, duke përfshirë parashikim­et me gjobë dhe burg për shkelje të karantinës dhe masave kufizuese të vendosura për mospërhapj­en e infeksione­ve, kryeminist­ri Edi Rama njoftoi ndërhyrjen tek akti normativ dhe faljen e gjobave të vendosura. Ndërkohë, tri dekretimet e tjera të Presidenti­t Ilir Meta lidhen me marrëveshj­e të nënshkruar­a mes Qeverisë shqiptare dhe institucio­neve ndërkombët­are, përfshirë atë për blerjen e materialev­e mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore anti- COVID- 19 nga vendet e Bashkimit Europian.

 ??  ?? Presidenti Meta
Presidenti Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania