Gazeta Shqiptare

Policia, me flotë të re automjetes­h. Rama: Kontribut i BE- së dhe qeverisë

“Disa vite më parë ishte e paimagjinu­eshme”

-

Kryeminist­rit

Edi Rama ishte dje me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn; drejtorin e përgjithsh­ëm të Policisë, Ardi Veliun si dhe ambasadori­n e BE- së, Soreca për të inauguruar në sheshin “Nënë Tereza” flotën e re të automjetev­e të policisë. Me kontributi­n e qeverisë dhe BE- së, policia është pajisur me 196 automjete të tjera, nga të cilat 49 xhipa si dhe 96 mikrobuzë me fletë çeliku për t’u mbrojtur nga gurët apo përplasjet. Rama tha në fjalën e shkurtër të mbajtur se disa vite më parë, kjo gjë ishte e paimagjinu­eshme, por sot policia është e pajisur me fuqi motorike për operacione speciale dhe të rrezikshme. Nuk u ndal me kaq kryeminist­ri, por premtoi se policia do të ketë edhe kapacitete teknologji­ke e dixhitale si dhe dronë të fjalës së fundit. Soreca nga ana tjetër tha se BE- ja gjatë këtij viti do të japë 19 milionë euro për Policinë shqiptare dhe një pjesë e tyre janë pikërisht për këto automjete. “Shumë faleminder­it për bashkëpuni­min! Ky është kontribut i përbashkët, ku pa diskutim kontributi i BE- së është i konsiderue­shëm, veç kontributi­t të qeverisë. Ne po e transformo­jmë rrënjësish­t policinë dhe vendin. Disa vite më parë ishte e paimagjinu­eshme. Policia e Shtetit ishte në gjendje të mjerë. Flota motorike e policisë ishte qesharake. Sot ne ju japim të gjithë punonjësve fuqi motorike. Një flotë të tërë mjetesh, që do të mundësojnë kushte optimale për operacione speciale dhe të rrezikshme. Nuk mbaron këtu. Ne duam të shkojmë më tutje. Duam të rrisim kapacitete­t teknologji­ke e dixhitale. Mjete më të sofistikua­ra, dronë të fjalës së fundit”, - tha z. Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama me ministrin Lleshaj
Kryeminist­ri Rama me ministrin Lleshaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania