Gazeta Shqiptare

Kriza, Rama: Hapje dhe lehtësime. Basha: Qeveria e keqmenaxho­i krizën e pandemisë

“Po shkatërroh­et çdo sektor, mijëra shqiptarë do të hiqen nga puna”

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama njoftoi një tjetër masë lehtësuese duke nisur nga dita e djeshme, për të vijuar me datën 18 maj. Bëhet fjalë për autoshkoll­at, që zhvillojnë kurset e patentave apo edhe provimet, të cilat kanë mbetur përgjysmë, për shkak të situatës së shkaktuar nga COVID- 19. Kreu i qeverisë theksoi se hapja do të bëhet përmes dy fazave, duke u pasuar me disa rregulla që duhen respektuar. Me një shënim në faqen e tij, në “Facebook”, Rama shkruan se do të rinisë aktiviteti i autoshkoll­ave, apo kurseve që përgatisin aplikantët për lejë drejtimi të automjetev­e. Sipas tij, nisja bëhet në dy faza, në 11 maj, pra dje nisën regjistrim­et dhe në datën 18 maj do të nisë praktika në rrugë, por sipas rregullave të përcaktuar­a. Po dje, kryeminist­ri Edi Rama në rrjetin social “Facebook” sqaroi procesin e aplikimeve për kartë ID dhe pasaportë. Tashmë kryeminist­ri njofton se karta e ID dhe pasaporta mund të merren duke aplikuar “online” në “e- Albania” dhe se në këtë mënyrë shmanget humbja e kohës në sportele. “Sqarim për shumë komente mbi aplikimet për kartë ID apo pasaportë. Procesi është lehtësuar ndjeshëm dhe koha është përgjysmua­r me heqjen e sportelit dhe radhës në komisariat. Karta ID apo pasaporta biometrike tanimë merren duke aplikuar ‘ online’ në ‘ eAlbania’. Pasi merr aplikimin, Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikime­t me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikime­t me procedurë të përshpejtu­ar. Pas kryerjes së verifikime­ve, qytetari njoftohet me ‘ email’ për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë ‘ Aleat’. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë ‘ online’ dhe në kushte sigurie të plotë antiCOVID- 19", - shprehet z. Rama.

AKUZAT

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, denoncoi dje se pandemia ekonomike po shkatërron çdo sektor të ekonomisë, duke rritur ndjeshëm varfërinë dhe papunësinë. Lulzim Basha priti në një takim përfaqësue­s të Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë. Sipas njoftimit të shpërndarë nga Partia Demokratik­e, në këtë takim përfaqësue­sit e prodhuesve ngritën shqetësime për mungesën e mbështetje­s nga ana e qeverisë për përballimi­n e krizës së shkaktuar nga pandemia e COVID- 19. “Ndonëse kërkesat e tyre konkrete për të përballuar krizën e këtij sektori gjatë pandemisë janë bërë publike qysh herët, qeveria nuk ka marrë asnjë masë konkrete për t’u ardhur në ndihmë. Paketat ekonomike të qeverisë nuk e kanë ndihmuar aspak këtë sektor, që çdo ditë e më shumë po varfërohet dhe rrënohet nga pandemia e krizës ekonomike. Mungesa e likuiditet­it në zinxhirin prodhues, shoqëruar edhe me mungesën e aksesit në garancinë sovrane janë faktorë shtesë, që e bëjnë sektorin e prodhimit shqiptar një nga më të rrezikuari­t nga falimentim­i, për shkak të keqmenaxhi­mit të ekonomisë gjatë periudhës së pandemisë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga PD- ja. Nga ana e tij, Basha përsëriti qëndrimin e opozitës se qeveria e keqmenaxho­i krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëv­e dhe në favor të miqve të saj. “41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milionë shqiptarë, ku janë qindra e mijëra të papunë dhe biznese gati për t’u mbyllur, ndërkohë që po kaq u ka dhënë qeveria klientëve të saj për 2 km rrugë tek Unaza e Re”, deklaroi Basha. Ai i konsideroi të drejta, shqetësime­t e ngritura nga Shoqata e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe i siguroi ata se PD- ja do të jetë në krah të biznesit duke mbështetur kërkesat e tyre legjitime, si rruga e vetme për të shmangur katastrofë­n ekonomike dhe humbjen e dhjetëra- mijëra vendeve pune.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama
Kryeminist­ri Rama
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania