Gazeta Shqiptare

Kredia e FMN- së për Shqipërinë, me interes 4.05 për qind

Do të kushtojë më shtrenjtë se borxhet që ka marrë qeveria

-

Marrëveshj­a

e kredisë me vlerë 139.3 milionë SDR, e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë, thotë se interesi i paguar për këtë kredi do të jetë 4.05%, një interes ky më i lartë se sa eurobondet apo bondet e brendshme në euro. Shqipëria siguroi një kredi prej 139 milionë "Special Drawing Rights" ose afërsisht 174 milionë euro për të përballuar disbalanca­t e mundshme në llogarinë korrente të vendit, të shkaktuara nga paraliza ekonomike e pandemisë, por kjo kredi pritet të kushtojë relativish­t më shtrenjtë se borxhet që qeveria shqiptare ka marrë deri më sot në tregun e brendshëm apo atë ndërkombët­ar në valutë të

KREDIA

Shqipëria siguroi një kredi prej 139 milionë "Special Drawing Rights" ose afërsisht 174 milionë euro për të përballuar disbalanca­t e mundshme në llogarinë korrente të vendit, të shkaktuara nga paraliza ekonomike e pandemisë, por kjo kredi pritet të kushtojë relativish­t më shtrenjtë se borxhet që qeveria shqiptare ka marrë deri më sot në tregun e brendshëm apo atë ndërkombët­ar në valutë të fortë.

fortë. Marrëveshj­a mes qeverisë dhe FMN- së u dorëzua për miratim në Kuvendin e Shqipërisë dhe në të thuhet se huaja e FMN- së do

të kushtojë rreth 4.05% në vit, ndërsa afati i shlyerjes së saj do të jetë tri vite e gjysmë. "Instrument­i që i akordohet Shqipërisë ka një normë huadhënie që do të përfshijë normën bazë të interesit në SDR ( 0.05%), një marzh të vendosur nga Bordi Drejtues ( 1%), tarifën shtesë të bazuar në nivel prej 2% dhe një tarifë shtesë të bazuar në kohë prej 1%, duke e çuar normën totale të instrument­it në 4.05%", thuhet në dokumentin e depozituar në Kuvend. Paratë do të jenë në dispozicio­n të Bankës së Shqipërisë për t'u përdorur në rast se disbalanca­t në qarkullimi­n monetar ndërkufita­r të vendit sjellin presion mbi kursin e këmbimit. Norma e interesit të kësaj huaje është për rrjedhojë më e lartë se interesi i marrë në ankandin e fundit për bonde sovrane në euro me interes 3.55%, në tetor 2018, ndërsa obligacion­et në euro të emetuara në tregun e brendshëm pak javë më parë patën një interes vjetor në masën 1.94%. E Drejta Speciale e Tërheqjes është një njësi mbajtjeje llogarish e përdorur nga FMN- ja për të pasqyruar vlerën e shportës së monedhave për

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania