Gazeta Shqiptare

KSHH: Strasburgu nuk e ka gjykuar në themel ligjin e pronave

Avokatja Mëneri: Katër hapat që duhet të ndiqni për të marrë të drejtën tuaj “Pronarët duhet të kërkojnë vlerësimin brenda afateve”

-

Gjykata Europiane për të Drejtat e Nje riut nuk ka gjykuar në themel pajtueshmë­rinë e Ligjit 133/ 2015 me Konventën. Ligji ka probleme thelbësore, por që ato të dalin plotësisht në pah, ju duhet të bëheni aktivë duke shteruar gjykatat vendëse, të paktën ato të faktit. Ky është konkluzion­i i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Avokatja e KSHH- së, Suela Mëneri, e cila pohon se vendimi i GJEDNJ për çështjen n. 29026/ 06 "Agim Beshiri etj., k. Shqipërisë" dhe 11 aplikime të tjera i shpallur më datë 7 maj 2020 kërkon pronarët që të ankimohen në gjykatat vendëse për vlerësimet e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. "Pronarët duhet të kërkojnë gjyqësisht vlerësimin e së drejtës suaj të kompensimi­t për rastet kur kjo e drejtë nuk është vlerësuar nga ATP- ja brenda afateve dhe njohjen si pronar dhe kompensimi­n e pronës së pretenduar prej jush për rastet e patrajtuar­a nga ATP brenda afateve", - thotë Mëneri. Sipas avokates, pronarët mund të ankohen drejtpërsë­drejti pranë Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, vetëm nëse prona vlerësohet më pak se 10% e vlerës që ajo ka sot ( sipas zërit kadastral aktual). "Ndërkohë që pengoheni për të fituar pronat tuaja nëse vlera e tyre në treg rritet. Merrini, sepse askush s'ka ndërmend t'ua japë". Ky është sugjerimi i Komitetit Shqiptar të Helsikit, për 25 mijë pronarë që presin prej 30 vitesh të marrin pronën e tyre. Avokatja e KSHH- së, Suela Mëneri, ka shpjeguar për pronarët, pasojat juridike që krijon vendimi i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, për ish- pronarët dhe shtetin shqiptar. Mëneri bën të ditur të ankimoni para gjykatave vendëse vlerësimet e bëra nga ATP për të drejtën tuaj të kompensimi­t, para se t'i drejtoheni asaj gjykate. Sipas saj, pronarët duhet të kërkojnë gjyqësisht vlerësimin e së drejtës së kompensimi­t për rastet kur kjo e drejtë nuk është vlerësuar nga ATP- ja brenda afateve dhe gjyqësisht njohjen tuaj pronar dhe kompensimi­n e pronës së pretenduar prej jush për rastet e patrajtuar­a nga ATP- ja brenda afateve. Sipas Mënerit, pronarët mund të ankoheni drejtpërsë­drejti në GJEDNJ, vetëm nëse prona vlerësohet më pak se 10% e vlerës që ajo ka sot ( sipas zërit kadastral aktual). Ndërkohë, gjykata e Strasburgu­t rivendos në afat, u jep një shans tjetër të gjithë pronarëve që nuk kanë një vendim vlerësimi për pronën e tyre nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Janë rreth 7 mijë dosje pronash, për të cilat ATP- ja nuk dha një vendim brenda afatit 3- vjeçar që i jepte ligji. Ndërkohë, i është hapur rruga çdo pronari shqiptar, prona e të cilit është vlerësuar më pak se 10% e

1.

2.

3.

4.

TË DREJTAT E PRONARËVE

Të ankimoni para gjykatave vendëse vlerësimet e bëra nga ATP- ja për të drejtën tuaj të kompensimi­t, para se t'i drejtoheni asaj gjykate.

Të kërkoni gjyqësisht vlerësimin e së drejtës suaj të kompensimi­t për rastet kur kjo e drejtë nuk është vlerësuar nga ATP- ja brenda afateve.

Të kërkoni gjyqësisht njohjen tuaj pronar dhe kompensimi­n e pronës së pretenduar prej jush për rastet e patrajtuar­a nga ATP- ja brenda afateve.

Pronarët mund të ankoheni drejtpërsë­drejti në GJEDNJ, vetëm nëse prona juaj vlerësohet me pak se 10% e vlerës që ajo ka sot ( sipas zërit kadastral aktual).

vlerës që ajo ka sipas zërit kadastral aktual, të bëjë ankim në Gjykatën Europiane për Drejtat e Njeriut, pa shteruar mjetet e brendshme

juridike Tiranë. Për këto arsye, shoqata "Pronësi me Drejtësi" u bën thirrje të gjithë pronarëve t'i drejtohen Strasburgu­t për të përfituar të drejtën e tyre. Shoqata "Pronësi me Drejtësi" ka analizuar vendimin që mori Strasburgu pak ditë më parë në lidhje me ligjin 133 të vitit 2015 për pronat dhe pohon se në vendim janë parashikua­r katër situata ligjore në favor të pronarëve. Shoqata pohon se, "vendimi i GJEDNJ kërkon nga çdo pronar shqiptar që nuk është dakord me vlerën dhe formën e kompensimi­t ta kundërshto­jë atë si fillim para gjykatave kompetente shqiptare dhe çdo pronar shqiptar, prona e të cilit është vlerësuar më pak se 10% e vlerës që ajo pronë ka sipas zërit kadastral aktual, ka të drejtë të bëjë ankim në GJEDNJ, pa shteruar mjetet e brendshme juridike", - thuhet në njoftimin e shoqatës.

 ??  ?? Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania