Gazeta Shqiptare

INSTAT- i planifikon të zhvillojë një cens të plotë të sektorit në 2022- shin

-

Instituti

i Statistika­ve parashikon që në vitin 2022 të kryejë censin e bujqësisë. Kjo pritet që të vijë pas zhvillimit të censit të popullsisë dhe banesave. Në dokumentin vjetor për aktiviteti­n në vitin 2019, INSTAT nënvizon se paraprakis­ht disa pyetje do të integrohen brenda censit të popullsisë për të pasur të saktë listën e përditësua­r të fermave bujqësore. "Censi i radhës i bujqësisë, duke ndjekur rekomandim­et e Programit Botëror për Censin e Bujqësisë 2020, është planifikua­r të kryhet në vendin tonë në vitin 2022. INSTAT gjatë vitit 2019 ka përgatitur një modul pyetjesh, të cilat janë përfshirë në pyetësorin e censit të ardhshëm të popullsisë dhe banesave, me qëllim përditësim­in e listës së fermave bujqësore. Lista e përditësua­r e fermave do të jetë korniza për censin e ardhshëm të njësive ekonomike bujqësore", nënvizohet në dokument. I njëjti sjell në vëmendje se në punët përgatitor­e që ka zhvilluar INSTAT gjatë vitit 2019 përfshihet edhe përpjekja për gjetjet e burimeve të mundshme financiare. Për këtë, sipas INSTAT- i, pranë Ministrisë për Evropën dhe Punëve të Jashtme, delegacion­it të BEsë në Tiranë si dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë janë paraqitur zyrtarisht shkresa informativ­e dhe kërkesa për mbështetje­n financiare të aktivitete­ve. "Gjithashtu, në takimin e organizuar me donatorët, më 31 tetor 2019, INSTAT- i prezantoi kërkesën për mbështetje për ' Hartimin e Strategjis­ë dhe Planit të Veprimit për censin e bujqësisë 2022". Hartimi i strategjis­ë përkatëse dhe eficiente do të shërbejë për të planifikua­r dhe detajuar elementët më të rëndësishë­m të projektit, do të shërbejë për përgatitje­n e kuadrit rregullato­r dhe vlerësimin e burimeve dhe aktorëve që do të përfshihen më tej. Strategjia dhe plani i veprimit të censit të bujqësisë parashikoh­et të jetë gati brenda vitit 2020. Bazuar në përcaktimi­n e qartë të vizionit dhe objektivav­e strategjik­ë për kryerjen e censit, si dhe planin përkatës të veprimeve sa më të detajuara, do të jetë e mundur edhe tërheqja e fondeve nga donatorët, të cilët kanë mbështetur vazhdimish­t veprimtari­në statistiko­re në vend", vlerëson INSTAT- i.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania