Gazeta Shqiptare

Ahmetaj: 25.863 familje janë klasifikua­r për rikonstruk­sion

Procesi i rindërtimi­t, Rama dhe Ahemtaj konferencë me donatorët mbi zhvillimin e punimeve "Masat e përfitimit do të vlerësohen nga këshillat bashkiakë"

-

Ministri i Rindërtim it, Arben Ahmetaj, në konferencë­n e zhvilluar "online" me donatorët u shpreh se në 11 bashkitë e vendit kanë aplikuar 48.708 qytetarë. Nga këto 25.863 janë klasifikua­r DS1, DS2, DS3 për rikonstruk­sionin nëpërmjet granteve, ndërsa 22.845 janë klasifikua­r DS4, DS5 dhe do të përfshihen në programet e rindërtimi­t. Faza e aplikimeve në platformën elektronik­e zgjati 1 muaj nga 28 janari deri në 28 shkurt. Në konferencë ishte i pranishëm edhe kryeminist­ri Rama, i cili në fjalën e tij ka tërhequr vëmendje që procesi të vazhdojë në përparësit­ë e vendosura nga qeveria, si strehimin, shkollat dhe infrastruk­turën publike.

BONUSI I QERASË

Bonus qiraje do të përfitojnë 12,951 familje sipas shifrave të Ministrisë të Rindërtimi­t, ndërsa 2,043 familjeve do t'u ndërtohen shtëpitë dhe 2,708 të tjera janë akomoduar në tenda. Nga familjet e vendosura në tenda, mbi 750 familje ndodhen në Tiranë; 751 familje në Krujë, 422 në Durrës dhe 322 në Kurbin. Nga lejet e dhëna për ndërtimin e 2,403 shtëpive me procedurë të përshpejtu­ar, 1150 janë në Tiranë, 632 në Durrës, 93 në Kamëz dhe 106 në Kurbin. Ahmetaj tha se vlerësimi i thelluar ka përfunduar për 357 apartament­e kolektive, 3,529 shtëpi individual­e, 99 institucio­ne publike, 108 objekte arsimore dhe 15 qendra shëndetëso­re. "Më shumë se 1 muaj më parë, vlerësimi i thelluar ishte në proces e sipër, ndërkohë që tani si ligjërisht, edhe teknikisht ka përfunduar". Ministri i Rindërtimi­t u tha donatorëve se nesër do t'u dorëzohet i gjithë dokumentac­ioni i miratuar nga komisionin e rindërtimi­t. "Dosjet i kemi përkthyer, nëse doni t'i monitoroni. Në Durrës po punojmë, Shijaku është në fazë të përparuar, ' Laç 1' dhe ' Laç 2' është miratuar po ashtu etj.. Ju mund të merrni të gjitha dosjet dhe mund t'i studioni. Do të presim edhe nisjen e fluturimev­e normale nga Turqia që ekipi të vijë dhe të nisë projektin. Me qeverinë turke jemi në një fazë të përparuar, më pas me qeverinë gjermane jemi praktikish­t në hapjen e fundit procesit. Me BE- në jemi në një proces të përparuar, kur bëhet fjalë për 15 mln eurot për 22 objektet arsimore. Me Katarin flas shpesh, kanë premtuar 4.6 mln euro për objekte arsimore. Gjatë 2- 3 ditëve do të merrni të gjitha dosjet me të gjitha detajet. Të gjitha huat, kon

RINDËRTIMI

Faza e aplikimeve në platformën elektronik­e zgjati 1 muaj nga 28 janari deri në 28 shkurt. Në konferencë ishte i pranishëm edhe kryeminist­ri Rama, i cili në fjalën e tij ka tërhequr vëmendje që procesi të vazhdojë në përparësit­ë e vendosura nga qeveria, si strehimin, shkollat dhe infrastruk­turën publike.

tributet dhe fondet do të negociohen, është një program që shikon përtej 2025- ës. Kjo është ajo çka është bërë deri tani", u shpreh Ahmetaj.

APLIKIMI

"Fillon me një vlerësim të thelluar. Ky është një vlerësim që shkon në themel të dëmeve. Më pas kemi aplikimet në platformën elektronik­e e më pas, procesin e vlerësimit të dosjeve të secilit qytetar. Hapi tjetër janë planet e detyrueshm­e urbane lokale, të cilat janë të hollësishm­e tashmë. Hapi tjetër është procesi i shembjes, që këtu ngjan sikur është i lehtë, por nuk është kështu, pasi duhet bashkërend­uar dhe duhet të ketë financime të konsiderue­shme. Hapi tjetër janë shpronësim­et, më pas procedurat e prokurimit, pra agjencitë që janë ngarkuar të kryejnë këtë proces e më pas, emëruesi i përbashkët, që është bashkërend­imi i donatorëve në këtë proces", - theksoi ministri Ahmetaj.

 ??  ?? Ministri i Rindërtimi­t, Arben Ahmetaj
Ministri i Rindërtimi­t, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania