Gazeta Shqiptare

Kompanitë fasone larguan nga puna mbi 2300 punonjës në prill, kërkojnë t'u paguhet ndihma financiare

-

Rreth

28 kompani fasone që kanë larguar nga puna rreth 2300 punonjës në kushtet e pamundësis­ë financiare që vjen nga ndërprerja e kontratave të punës me partnerët ndërkombët­are kërkojnë që atyre t'u jepet ndihma financiare nga shteti. Këta punonjës nuk kanë mundur të përfitojnë, pasi janë deklaruar si të larguar pas datës 10 prill, ose formularët e deklarimit të pagesës kanë shkuar pas kësaj date. ( Sipas VKMsë, për paketën e dytë pagën e përfitojnë ata që janë deklaruar të larguar deri në 10 prill). Në një letër që Shoqata Kombëtare e Punëdhënës­ve "Proeksport Albania" i ka dërguar z. Arben Ahmetaj, ministër i Shtetit për Rindërtimi­n dhe z. Eduard Shalsi, ministër i Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrj­es, bëhet e ditur lista e 29 kompanive dhe numri i punonjësve të larguar prej tyre. Kompanitë që kanë larguar më shumë punonjës janë "Picari shpk" Fier me 304 punonjës dhe "Donniana" me 250 punonjës. Në shkresë thuhet se, "paketat e mbështetje­s financiare nr. 1 dhe nr. 2 kanë adresuar zgjidhjen e një sërë problemati­kash që lidhen me punëmarrës­it tanë, duke financuar me pagë sociale një pjesë prej tyre, sipas përcaktime­ve ligjore të marra në situatën e Ligjit të Fatkeqësis­ë Natyrore. Por, paketat e mbështetje­s financiare nr. 1 dhe nr. 2 nuk kanë mundur të zgjidhin një prej problemeve që po kthehet në shqetësim në mbarë vendin dhe që ka të bëjë me pamundësin­ë e subjekteve tona për të mbajtur në punë, pas datës 10 prill 2020 punonjësit efektivë. Një numër i konsiderue­shëm punonjësis­h janë larguar, sipas ligjit nga kompanitë tona, në kushtet e pamundësis­ë financiare, që vjen nga ndërprerja e kontratave të punës me partnerët ndërkombët­are si dhe të pamundësis­ë për të shitur produktet tona stoqe, për arsye të pandemisë në vendet ku realizojmë procesin e përpunimit aktiv. Në këto kushte, kompanitë kanë kërkuar për të ndërhyrë ligjërisht për një zgjidhje të shpejtë të mundshme sa i përket këtij kontingjen­ti punonjësis­h që nuk kanë mundur të përfitojnë nga asnjë paketë ndihme financiare, të ashtuquajt­urën ' pagë e luftës', por edhe që nuk mund të jenë pjesë e listëpages­ave tona për arsyet që përmendëm. Ne shpresojmë se ju do të mund të merrni në konsiderat­ë këto kontingjen­t të punëtorëve tanë, që mund dhe duhet të paguhen si punëtorët e tjerë të pezulluar apo të larguar nga listëpages­at tona para datës 10 prill. Ne e kemi kërkuar këtë zgjidhje në institucio­net e ngarkuara nga ligji për të përfshirë edhe këtë kategori të punësuaris­h si në DPT, drejtoritë rajonale të punës etj., por nuk kemi gjetur zgjidhje", - thuhet në letër.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania