Gazeta Shqiptare

SITUATA EPIDEMIOLO­GJIKE

"4 raste të reja brenda 24 orësh. Shkon në 872 numri i të prekurve, 75% të shëruar"

- Voltiza Duro

Fuqia e koronaviru­sit në vendin tonë po bie dita- ditës dhe kurba po pëson rënie. Ditën e djeshme është regjistrua­r numri më i ulët i rasteve pozitive ditore të prekura nga virusi brenda këtyre 8 javëve të fundit me vetëm 4 persona të infektuar. Të dhënat u bënë publike mesditën e djeshme nga Eugena Tomini, shefe e Survejancë­s dhe Shërbimit të Inteligjen­cës Epidemike në ISHP. "Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID- 19 në Shqipëri. Situata epidemiolo­gjike në vend paraqitet e qëndrueshm­e mbështetur në identifiki­min e rasteve të deritanish­me dhe gjurmimin epidemiolo­gjik në mënyrë aktive. Bazuar në të dhënat e deritanish­me vlerësohet se numri efektiv i riprodhimi­t nga data 24 prill e në vazhdim ka zbritur nën kufirin kritik ( për R < 1). Sot ( dje) është numri më i ulët i rasteve ditore pozitive, e përllogari­tur në 8 javët e fundit. Në 24 orët të fundit janë testuar 121 qytetarë të dyshuar si të prekur me COVID- 19 dhe kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësis­ht 2 qytetarë në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër",- tha Tomini. Ndërkohë ajo shtoi se listës së pacientëve të shëruar i janë shtuar edhe 4 persona. Deri më 11 maj janë konfirmuar pozitivë me COVID- 19 në të gjithë vendin 872 qytetarë.

PACIENTË TË SHËRUAR DHE AKTIVË

Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se deri më tani, 75% e të prekurve nga COVID- 19 në Shqipëri, ( e thënë ndryshe 654 qytetarë) janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID- 19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshm­e prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Prej më shumë se 10 ditësh nuk ka asnjë humbje jete nga koronaviru­si në vendin tonë. Më pak se 15% e të prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet COVID, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. "Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11089 testime, nga të cilat, 10559 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjik­e",- bëri me dije shefja e Survejancë­s dhe Shërbimit të Inteligjen­cës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini.

RIHAPJA E BIZNESEVE

karantinë, stomatolog­ët, parukierët, dhe berberët i janë rikthyer punës sërish. Gjithashtu, janë rihapur edhe qendrat tregtare. Ashtu siç udhëzohet në protokolle­t e posaçme, personeli gjatë punës duhet të jetë i pajisur me masa mbrojtëse, ndërsa nuk lejohen më shumë se dy persona, të cilët kanë nevojë për shërbim.

Ndërkohë dentistët thonë se protokolli për masat parandalue­se të përhapjes së koronaviru­sit do të shoqërohet edhe me një rritje të lehtë të çmimeve për shërbimet tek dentisti. Në parukeri gratë dhe vajzat nuk janë lejuar të futen pa maskë, doreza dhe përparëse. Në sallonet e bukurisë duhet të rezervosh një orar për të marrë shërbim, në mënyre që të shmangësh praninë e disa personave në të njëjtin ambient pritës. Edhe burrat nuk kanë munguar të rezervonin tek berberi. Edhe pse këto biznese u lejuan të funksionoj­në nën rregulla strikte të sigurisë, ato mund të qëndrojnë hapur deri në 17: 30, pasi Tirana është një nga zonat e kuqe me të infektuar aktivë me COVID- 19.

THIRRJA E MINISTRISË

Pavarësish­t lehtësimit të masave, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i ka bërë thirrje qytetarëve të respektojn­ë rregullat, të

 ??  ?? Eugena Tomini, shefe e Survejancë­s dhe Shërbimit të Inteligjen­cës Epidemike në ISHP
Eugena Tomini, shefe e Survejancë­s dhe Shërbimit të Inteligjen­cës Epidemike në ISHP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania