Gazeta Shqiptare

Manastirli­u: Nga 18 maji fillojnë operacione­t e planifikua­ra

"Po diskutohet për rikthimin në normalitet të ‘ Shefqet Ndroqit’"

-

Nga

data 18 maj do të rifillojnë gradualish­t operacione­t e planifikua­ra, në spitalet rajonale dhe universita­re. Gjatë një inspektimi në spitalin e ri të kirurgjisë në QSUT, ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u deklaroi se pas vlerësimit të situatës nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, është vendosur rihapja graduale e sistemit shëndetëso­r. "Koeficient­i i riprodhimi­t paraqitet nën 1, çka ka bërë që sot Komiteti Teknik i Eksperteve të vlerësojë edhe rihapjen graduale të sistemit shëndetëso­r në spitalet rajonale dhe universita­re nga data 18 maj. Gjatë kësaj jave duhet që të gjithë strukturat të angazhohen maksimalis­ht për t'u bërë gati për rihapjen graduale të shërbimeve të kirurgjisë së planifikua­r",- tha Manastirli­u. Duke theksuar se gjatë të gjithë kohës së epidemisë, janë garantuar të gjithë shërbimet sa i përket urgjencave kirurgjika­le dhe patologjiv­e malinje, Manastirli­u u shpreh se ndërhyrjet e planifikua­ra do të nisin në mënyrë graduale në të gjithë vendin.

MBYLLJA E COVID 2

Ministrja e Shëndetësi­së tha, gjithashtu, se po vlerësohet rikthimi në normalitet edhe i spitalit COVID2. "Jemi duke vlerësuar me komitetin Teknik të Ekspertëve edhe rikthimin në normalitet të spitalit universita­r ' Shefqet Ndroqi', i cili i është dedikuar COVID2 dhe brenda kësaj jave do të kemi një vendim për të vlerësuar rikthimin në normalitet të këtij spitalit për të ofruar shërbimet e tij", nënvizoi Manastirli­u. Në takimin me ministren e Shëndetësi­së kirurgët u shprehën se janë gati që shërbimi t'i rikthehet në normalitet­it, si fillim me kapacitete të reduktuara dhe më pas të vijojë puna normalisht në shërbim të qytetarëve. "Do të doja që qytetarët të jenë të ndërgjegjs­hëm për distancim social dhe higjienën personale, ndërsa shërbimi i kirurgjisë është gati, si fillim do të fillojmë me kapacitet më të ulët, me ndërhyrje më urgjente, për ta shtrirë hap pas hapi",- tha prof. Arben Gjata.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania