Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet në UT, zbardhen listat e kandidatëv­e për autoritete­t drejtuese

Dekani i Drejtësisë, Artan Hoxha i vetmi kandidat për Rektor

-

Deri më tani, Artan Hoxha, dekani aktu al i Drejtësisë është kandidati i vetëm në garën për Rektor në Universite­tin e Tiranës. Ende nuk ka një rikandidim për kreun e UTsë nga rektori aktual Mynyr Koni. Ndërkohë procesi i aplikimeve për Rektor dhe anëtar të Senatit Akademik po vijon. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot listat e kandidatëv­e për drejtues të njësisë kryesore dhe për drejtues të njësisë bazë. E pyetur nga ' Gazeta Shqiptare', kryetarja e Komisionit Institucio­nal të Zgjedhjeve në UT, Majlinda Keta tregon se procesi i aplikimeve pranë KIZ po vijon sipas rregullore­s së përcaktuar. "Procesi i aplikimeve për "Rektor", "anëtar i Senatit Akademik" nga personeli akademik dhe studentët pranë KIZ po vijon me procedura që rregullorj­a i detyron. Edhe në KZF vijon procesi i aplikimeve për "Dekan" dhe "Përgjegjës i njësisë bazë", në diferenca ditësh për vendime pasi ka pasur fakultete që kanë plotësuar me procedura vendet vakante që ishin shpallur për plotësim. Pas listave të KIZ, apo KZF që kanë dalë, anëtarë të Senatit akademik, online, janë përfshirë në komunikime për të bërë më të mirën e procesit të aplikimeve lidhur kjo edhe Urdhrin 108 të ministres",- tha Keta për ' Gazeta Shqiptare'. Sakaq, ka KZF në fakultete që kanë bërë shpalljen e kandidatëv­e si Histori- Filologjia, apo Ekonomiku.

KANDIDATËT

Kryetarja e KIZ bën me dije më tej për ' GSH' se deri më tani në garë janë përfshirë personalit­ete akademikë në çdo fakultet. "Do të jetë data e shpallur nga ministrja, hapësirat që lejojnë rregullore­t e zgjedhjeve, kërkesat e personelit akademik apo studentëve për të aplikuar, vendimet e Senatit Akademik të UT nga i cili është mandatuar KIZ, ato që do të vendosin për mundësitë e rihapjes së aplikimeve. Sa më shumë të përfshirë në garë aq më i mirë universite­ti. Lista e parë është listë personalit­etesh akademike në çdo fakultet, por një pjesë e madhe dhe me zë publik për probleme të zhvillimit të vendit e më gjerë",- shtoi Keta. Më tej kjo e fundit nënvizoi se Rek

tori aktual Mynyr Koni po vijon presionin mbështetur nga vartësit e tij. "Nga ana tjetër vijon aktiviteti presionues, direkt dhe indirekt i rektorit Koni mbështetur nga punonjës që varen prej tij në rektorat mbi struktura dhe të angazhuar në procesin zgjedhor. UT ka fuqi strukturas­h që vënë ligjin mbi gjithçka, por ka dhe personalit­ete kurajoze në gjestet e veprimet e tyre ndaj demokracis­ë intelektua­le",- nënvizoi Keta për ' GSH'.

 ??  ?? Pedagogja Majlinda Keta
Pedagogja Majlinda Keta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania